Pas Llallës, edhe Rovena Gashi i dërgon Letër Nishanit dhe Metës kundër Donald Lu-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rovena gashiRovena Gashi, prokurore në Prokurorinë e Përghjithshme i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, ku i ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me refuzimin e vizës nga ana e Ambasadës amerikane.

Në letrën e saj, Gashi u shkruan krereve më të lartë të vendit se vendimi i Ambasadës amerikane për refuzimin e vizës ka të bëjë me qëndrimin që ajo ka mbajtur ndaj Reformës në Drejtësi.

Letra e plotë

Të nderuar Zotërinj,

Unë që po Ju drejtohem quhem Rovena Gashi dhe jam Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Prej muajit Qershor 2013 jam në pozicionin e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Prej muajit Tetor 2016 drejtoj njëkohësisht edhe strukturën e “Dekriminalizimit” në institucionin ku ushtroj funksionet si prokuror.  Gjithashtu, në datën 27.01.2017, jam përzgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në bazë të procedurës së zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë.

Po Ju drejtohem, në përmbushje të detyrimit tim ligjor dhe moral, për shkak të një situate që në vlerësimin tim është absurde dhe në kundërshtim të hapur me normat ligjore vendase dhe ndërkombëtare.

Në datë 26.01.2017, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, konkretisht zyra konsullore, më ka revokuar vizën amerikane të shërbimit, e tipit R B1/B2.  Punonjësit konsullorë nuk e shoqëruan me asnjë lloj komunikimi zyrtar ose jozyrtar këtë vendimmarrje të tyre.

Ky akt i ndërmarrë ndaj personit tim nga Ambasada Amerikane në Tiranë ishte tërësisht i papritur, pavarësisht se, për shkak të pozicionit si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, kisha marrë sinjale për veprime konkrete ndaj personit tim.

Në vlerësimin tim, revokimi i vizës së shërbimit ka lidhje më së pari me qëndrimet që kam prezantuar lidhur me draftin e Reformës në Drejtësi.  Në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, unë kam qenë pjesëmarrëse në disa aktivitete dhe tryeza diskutimi lidhur me paketën kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Në çdo rast, unë kam shprehur qëndrimin tim parimor dhe profesional, duke vlerësuar nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.  Në prezantimet e mia publike, në disa raste në prania edhe të Ambasadorit amerikan në Tiranë, z. Donald Lu, kam kundërshtuar disa aspekte të drafteve ligjore, të cilat, në pikëpamjen time binin ndesh me parimet e përgjithshme të së drejtës, si edhe me forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut.  Këto qëndrime të miat parimore binin ndesh me projektin e hartuar nga disa ekspertë vendas dhe të huaj, i cili mbrohej publikisht nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Në kontakte formale dhe informale me zyrtarë të ndryshëm të Ambasadës Amerikane më është përcjellë mesazhi që, nëse do të vijoja të prezantoja qëndrime kundër projektit të mbrojtur nga ambasadori Lu, ndaj meje mund të kishte pasoja negative. Këto sugjerime nuk janë marrë parasysh prej meje, duke mbrojtur në çdo aktivitet bindjen time, bazuar në përvojë dhe profesionalizëm. Rezultoi se, një pjesë e konsiderueshme e argumentave të prezantuara nga ana ime, u konsideruan të tilla edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, i cili u investua nga palët politike në Shqipëri. Pra, rezultoi që, pavarësisht presioneve ndaj meje, por edhe prokurorëve të tjerë, që të mbështesnin pa asnjë kundërshti draftin e mbrojtur nga ambasadori Lu, profesionalizmi i dëshmuar nga unë, nga prokurorët e tjerë, si edhe njohës të ligjit, të ishte në përputhje me parimet ndërkombëtare të së drejtës.

Gjithashtu, në cilësinë e drejtuesit të sektorit shumë të rëndësishëm të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, deri më tani kemi siguruar rezultate të kënaqshme në drejtim të largimit nga Kuvendi dy deputetë, si edhe një numër të konsiderueshëm zyrtarësh nga administrata publike. Gjithashtu, kemi në proces verifikimi edhe disa deputetë, të cilët, me shumë mundësi, mund të penalizohen nga ligji “Për Dekriminalizimin”.

Ajo që konstatoj është se, disa prej deputetëve që penalizohen nga ky ligj, janë persona të shantazhuar publikisht me mesazhe nga Ambasada Amerikane, të cilat janë bërë publike edhe në media, që këta të fundit të siguronin balancat parlamentare, si edhe votat e nevojshme për të miratuar projektin e ambasadorit Lu në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu, unë jam përzgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Unë isha kandidaturë e vetme e Prokurorisë së Përgjithshme për një vend anëtar në KED. Përzgjedhja ime në KED u formalizua në procedurën e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë, më datë 27.01.2017.

Por, vetëm një ditë më parë, konkretisht më dt. 26.01.2017, kur emri im tashmë ishte publikuar si kandidaturë pa konkurencë për anëtare e KED, thirrem me urgjencë në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Unë gjendesha në Gjermani, në një aktivitet të Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit. Nga komunikimi telefonik me zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë më është kërkuar që të paraqitesha me urgjencë, për të zhvilluar një takim me konsullin. Duke qenë se unë ushtroj detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, vlerësova se urgjenca e kërkesës mund të lidhej me çështje të ngutshme të hetimit ndërkombëtar ose terrorizmit.

Për shkak të përgjegjësisë që kam ndaj detyrës, rikthehem në Tiranë dhe paraqitem menjëherë para Ambasadës Amerikane. Por, aty nuk pritem nga konsulli, por nga një punonjës, i cili, pasi më kërkoi pasaportën, më njofton se më ishte revokuar viza e shërbimit. Pas këtij veprimi, nuk më komunikuan asnjë arsye për këtë veprim dhe këtu përfundoi takimi.

Të nderuar zotërinj,

Sa më lart Ju prezantova angazhimin tim profesional në sektorë të rëndësishëm të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe qëndrimet e mia ndaj draftit të Reformës në Drejtësi, të mbrojtur publikisht nga Ambasadori Amerikane në Tiranë, z. Donald Lu.

Në vlerësimin tim, pikërisht qëndrimet e mia parimore përsa i përket Reformës në Drejtësi, të cilat, siç e përmenda më lart, gjetën mbështetje edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, mund të kenë shërbyer si shkak për revokimin e vizës amerikane të shërbimit, me të cilën isha pajisur për shkak të detyrës.

Gjithashtu, vlerësoj se ky akt tërësisht jo-diplomatik, mund të jetë edhe një formë presioni që struktura e “Dekriminalizimit” që unë drejtoj, të mos penalizojë deputetë, të cilët njihen publikisht si persona që zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin Lu.

Personalisht nuk evidentoj asnjë justifikim që Ambasada Amerikane në Tiranë të më thërriste me urgjencë për revokimin e vizës së shërbimit, pikërisht, një ditë para se të zhvillohej procedura për përzgjedhjen e anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në të cilin unë u zgjodha anëtare.

Për më tepër, në momëntin që unë sapo kam dalë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku më ishte komunikuar revokimi i vizës së shërbimit, në median shqiptare ka dalë njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për heqjen e vizave disa prokuroëve dhe gjyqtarëve. Në këtë deklaratë, citoj “…Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin…”.

Pra, personalisht e vlerësoj se veprimi jo-diplomatik i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë një manovër për të goditur personin tim për shkak të detyrës, angazhimeve të mia në drejtim të “Dekriminalizimit”, si edhe për të mos legjitimuar pjesëmarrjen time në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Të nderuar zotërinj,

Pavarësisht sjelljes jo-korrekte të Ambasadës së SHBA në Tiranë, unë Ju garantoj se do të vijoj të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore. Do të vijoj që të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit për krimin e organizuar, transnacional dhe terrorizmin.

Gjithashtu, Ju garantoj se struktura e “Dekriminalizimit” do të vijojë të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimin e saj ligjor për të siguruar pastërtinë e Parlamentit dhe të administratës publike shqiptare, pavarësisht presioneve dhe shantazheve nga segmente të caktuara të politikës apo diplomatë të huaj.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj,

PROKURORI

ROVENA GASHI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Pas Llallës, edhe Rovena Gashi i dërgon Letër Nishanit dhe Metës kundër Donald Lu-së”

  1. Miri says:

    Gamor ti e gamor kush t’vuni…sot a neser valo druni.

  2. REZI says:

    Ore po pse duhet të shkoni në Amerikë? Kaq e rëndësishme është të shkoni?

  3. Besoj says:

    Ceshte kjo provinciale ne mendime dhe veprime. I ka mesuar keq Saliu te gjithe keta te koruptuar te sistemit te drejtesise. Te gjithe nje mbrojtje mjerane kane. Kjo tregon se ne cfare duar ka rene drejtesia. Ne kete forme nuk I flitet nje lypsari e jo perfaqesuesit te shtetit me te fuqishem ne bote. Nje aresye me e forte per Reformen ne Drejtesi. Jashte plehrat e drejtesise dhe te “inteligjences”. Respekt te pakufi per perfaqesuesin e USA

  4. Tarrasi . says:

    Filluan pleahrat te shfaqesohen … cfare do te japi ty Jari me Ilir ish-kokelopen vize per ne USA.

    Shko ke Likja per vizite se ka ca ngjala shume te shijshme … nga jari mos prit gje

  5. Fredi says:

    Nuk arrije ta kuptoje si ke arritur te diplomohesh per drejtesi por qe ne krye te artikullit ti gabon pasi kete ankimim duhet tia dergosh ambasades amerikane ose me mire meqe Luli e ka mik Donald……Trumpin hahaha Ju jeni per estrad te gjithe.

    1. klodi durres says:

      Fatkeqsisht rama dhe miqt e sorosit duan te kapin drejtesine, po vet ramen pse se hetojne,tshirin,veliajn,spiropalin,paskan qen kancer kta bllokmenet, kjo pune do perfundoj ne kaos shkarkimi i sorosianit lu nga trump dhe dit te mira shpresojme,ishalla jaer Zoti shpittrat faqezinjve e keshtu mer jete miresia.

  6. Baca-Bajram says:

    O Roven e Gashit, me fjal shume parimor jeni e me pun naming keni bo, por as gjo s’keni nxjerr ne drite. N.q.s. po luftoke krimin ku jane ata deputetet qe I paskan dhen udhzime Donald Lu-it, qe te hiqte vizen, pse s’u nxjerr emrat… Nga te shkruarit dukesh shume p-dhie, por e humbet divan me llogjiken dhe arsyetimet qe perdore per heqien e vizes, qe eshte me te vertet qesharake. Vall mendon se nje ambassador I nje shteti si USA do ndikohet nga disa deputet qe ti po I shqyrtoke nen masken e dekriminalizimit. Jo moj cupke, se vellai t’i di se sa pare ke ven ne bank, jo vetem ne Shqiperi por dhe jasht saj. Dil e tregoj llogarit dhe pastaj flasim… Pse s’merr shembullin e shefit, kerko strehim politik ne Gjermani si e perndjekur nga ambasadori amerikan… HAHAHAHAHA

  7. angjelini says:

    Hajdute. Pupulli eshte me Lu dhe Amerkien por kundra juve dhe sojit tend. Jeni te peshtire. Ne burg e keni vendin. I keni rene ne qafe ketij populli.

  8. Genti35 says:

    Ku ti gjej keto letrat e ketyre mor aman, se me jane mbaruar letrat ne banjo e po pertoj te blej.

  9. Vani jobregu says:

    pse te djeg ty me xhan? c’ju duhet viza Amerikane yve, e? Shefit tend nuk i duhej, se keshtu tha, po ty c’te duhet, e? C’kujtuar ju se plasne vizat edhe ketej, e? Po shume budallenj ju te kombesise sone!! I mbani vizat per Amerike qe te shpetoni nga katrahurat qe qendisni ketej. Ketu te ngordhni, pa viza! Ju prish terezija juve!

  10. Lirka says:

    Turp per nje grua, nene,femer qe rreshtohet kunder popullit te saj ,krah per krah me hajdutet e kriminelet e ketij vendi
    Ku ishe ti zonje kur Ardian Fullani vodhi banken
    Kur vrane Santkn
    Kur e kur e kur e kur….
    Laviret jane ku e ku me te ndershme se ti

  11. ABC says:

    Po kjo punoka shume prandaj nuk ja kane dhene vizen. Beke punen e dy prokuroreve. Nuk te del koha per vara-vingo zonje……

  12. kombi says:

    Ju te prokurorise ,nuk jeni gje tjeter vetem se marioneta te Berishes . Merrni urdhera prej tij ,per ti derguar hankesa nje presidenti ,qe eshte ne prag te largimit te tij . Nuk do te keni shume fat me keto manovra te fundit qe beni . Amerika eshte shtet i fuqishem ,te besuarin e tij e ka lenene ne fuqi akoma ,doni apo nuk doni ju . Natyrisht qe ju nuk doni te nderhyjne nderkombetaret, ne mbulimet e korrupsionit galopant qe behet ne kete vend . Ju ishit shume mire me pisllekun qe ndertoi Berisha , por ketij sistemi te ndyre ,po i vjen fundi , prandaj mos u qurravitni shume ,tek presidenti kukull ,sepse dhe ai eshte drejt fundit si ju dhe jo AMBASADORI .

  13. popull says:

    Njerez te pa fytyre.Po pse more populli ha bare.Cfare kujton kjo se na hell hi syve.Pse moj femer vetem ti ishe e pa konkurushme ne gjithe prokurorine.Te rroje USA!. jo te heqe vizen po duhet te njoftohen edhe shtete e tjera qe tu shpallin “non grata” qe te mos keni mundesi te largoheni nga ketu.Sa leke te ka bere ora apo canta.Aman na trego.

  14. xha temja says:

    Mos i hengershin ato qe kane fituar me fare e me fis. Moj k…ve, po ju ikin te mirat dhe akoma vazhdoni.
    Jua ka bere aaaaaq mire ambasadori LU, po aq mire sa ju befte dita 1000000000 per kete popull, se te ish per ju nuk ndieni te ngopur.
    Z.LU ke urimet e nje populli,VAZHDO.

  15. ela says:

    pse do ndodh ndryshe?kjo ben ate qe thot llallla/ Tani i dheka rendesi vetes, se di kjo nikoqire qe javes tjeter fillon karvani i halleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *