Përmeti dhe Himara, qendra madhore të turizmit. Ja plani!

himaraPërmeti dhe Himara janë dy prej qyteteve që kanë pësuar ndryshimin më të madh gjatë viteve të fundit. Në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, Përmeti ka tashmë një shëtitore të re qëndrore, ndërsa e gjithë vija bregdetare e Himarës është transformuar dhe rikonceptuar, duke rritur ndjeshëm potencialin turistik të qytetit.

Megjithatë, në kuadër të projekteve të paketës së “One Billion”, paketës më të madhe të investimeve të parashikuara ndonjëherë nga shteti shqiptar, gjatë tre viteve të ardhshme pritet që të dy këto qytete të transformohen sërish, duke u shndërruar në atraksione kyçe turistike në Shqipërinë e Jugut.

Pas shpalljes së Përmetit një qendër e mbrojtur historike, përmes një VKM-je në 21 janar 2017, pritet një rehabilitim i plotë i qendrës historike dhe zonave të mbrojtura të qytetit, përfshirë Kishën e Shën e Premtes, e ndërtuar në vitin 1776, dhe e shpallur monument kulture e kategorisë së parë; Kishën e Shën Kollit e shekullit 19-të apo gjurmët e rrugës e rrugicat e ngushta me kalldrëme, të fillimit të shekullit 19-të.

Gjithashtu, në tre vitet e ardhshme pritet që projekti të përqendrohet edhe në rehabilitimin e plotë të zonës së ujrave termale në Bënjë, si dhe të zonës historike të Rehovës. Një tjetër ndërhyrje do të realizohet në brendësi të qytetit, duke rehabilituar Parkun Qëndror të qytetit.

Përmeti do të përfitojë tërthorazi edhe nga një projekt shtesë, për rehabilitimin e plotë të 20 kështjellave dhe kalave, të ndodhura në Qarkun e Gjirokastrës.

Në Himarë, do të ndërhyhet në rrugët me potencial të lartë turistik, si Rruga e Manastirit, Rruga Stefanel, si dhe do të ndërhyhet në rehabilitimin e Kalasë, rrugicave të saj dhe rrugëve të brendshme të qytetit.

Do të restaurohet kalaja e Porto Palermos, Kisha e Vasiliqisë, si dhe pritet të ndërtohet një muze i Nëndetësve në Porto Palermo. Gjithashtu do të asfaltohet rruga Qendër Borsh-Haliq-Plasë Plazh.

Paralelisht, si Përmeti dhe Himara, ashtu si dhe shumë qytete të tjera turistike të vendit, do të përfitojnë nga projekti që ka nisur të zbatohet për manaxhimin e integruar urban dhe turistik, një projekt i sponsorizuar nga Banka Botërore, i fokusuar eksluzivisht në rritjen e potencialit turistik të këtyre rajoneve.

Falë këtyre projekteve, synohet që deri në vitin 2021, numri i turistëve të huaj dhe atyre vendas që vizitojnë Përmetin dhe Himarën të dyfishohen.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Përmeti dhe Himara, qendra madhore të turizmit. Ja plani!”

  1. Muzapopullore says:

    Pseudo-arkitekti i avashte Alban Eftibiu sebashku me Niko-Triko Pe leshi kane ” projektuar” nje elevator nentokesor pneumatik per kembesore, turiste apo vendalinj, nga kerthiza rilindase e Permetit direkt ne stomakun rilindas te Himares. Mjafton nje buton dhe zhvendosesh bythazi per 5 min nga njera ane tek tjetra. Ndersa bagazhet vijne me email. Per mjetet e transportit e kane zgjidhur me teleferik ajri me fibra leshi. Jetojme big times
    Rrofte Niko Triko Pe leshi arkitekt me i mire se Rama

    Censura e Temes ne pune ju lutem

  2. . says:

    Larg duart nga Himarra o Arnauta Himarra eshte djepi i Hellenizmit.

    1. . says:

      Shko mbushur more vrromojevgjit bithecpuar Himara eshte Albanian keputni qafen andej nga erdhet ju qenefet e Kishes Lindore qe keni zaptuar tokat e himarjoteve te vertete arberesh te Italise dhe na beni “helenin”

    2. demokrati says:

      Nuk je fare kreativê, edhe per nick ke nje pike dhe nuk ka mallkim me te madh se kur thone plakat e jugut “te rente nje pike”. Edhe serbet djepin e tyre e kerkuan ne Kosove!!!!!Helenizimit nuk ka çi duhet nje djep ne mes te “barbareve”, por sylesha si ti dhe ata qe te kane punesuar po i heqin Helenizmit çdo lloj alibie per tu bere te pakten i pranueshem ne ditet e sotme si nje ideologji e disa njererzve qe besojne se jane pasardhes te Plato.

  3. aqif tahipi says:

    Or hajdarmallute e muz popullores. Si njethundrak shqupi ,ndoshta ti vazhdon te besosh se ne jemi te dytet pas gjermonise qe ne kohen e marshallit te shqupit .

  4. berti says:

    Pffff.. shkrim i paguar. Pikerisht dy qutete ku Edi Rama ka sulmuar ashper me metoda komuniste ortodokset e Shqiperise.

  5. Una says:

    Pas “VKM-se”… per qendrat historike vjem vendimi i bahkisise(si ai i korces),qe ne qendrat historike mund te ndertohen 8katsha.

    MEQENSE RA MUHABETI….PER VENDIMIN E BASHKISE SE KORCES,AS EDHE NJE “GERME-ARTIKULL” NGA TemA.

    Keto “vkm-te” jane si te thuacee”leter me vlere per te fshire bithen”.

  6. lindi says:

    pershendetje urojme qe jo vetem keto dy qytete por cdo centimetri katror i shqiperise ti vije radha per te ndryshuar sado pak
    ne te mire te qbanoreve te saj mjafton te kthehen ne vepra premtimet dhe te mos jene premtime fushatashzgjedhjesh faleminderit

  7. Zo says:

    Po bejeni dhe ate hale Himare qe eshte bere si pocaqi nga banoret e saj, dinjotoze per te qene “qytet”. Ata se meritojne kurre, por te behet ai vend, se dhe ata fshatar te shkrete me delire madheshtie, kane te drejtat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *