Projekti “1 miliardë euro” i Ramës, ja pesë akset e mëdha rrugore që do të ndërtohen

rruge 8Plani i qeverisë për të investuar nëinfrastrukturë rreth 1 miliardë euro nëpërmjet formës koncensionare me partneritet Publik-Privat, duket se do të përfshijë të paktën pesëprojekte të mëdha rrugore.

Sipas burimeve të Monitor nëpërmjet kësaj skeme do të financohet ndërtimi i rrugës së Arbrit, rruga Kardhiq-Delvinë, aksi Durrës-Plepa, dhe aksi Thumanë -Vorë-Rrogozhinë. Pjesë e kësaj paketë është edhe ndërtimi i unazës së madhe të Tiranës.

Katër nga pesë projektet kanë nisur të paktën 6 vite më parë, por punimet kanë ngelur në fillesa pasi qeveritë nuk kanë mundur të përballojnë me fonde buxhetore financimin e tyre. Nga ana tjetër borxhi i lartë publik mbi 70 për qind të PBB kufizon mundësitë e qeverisë për të ndërtuar këto vepra me kredia te huaja.

Vitin e kaluar kompania “GjokaConstruction” ka propozuar të përfundojë të gjithë pjesën e mbetur të rrugës së Arbrit, dhe jo vetëm 27 kilometra të saj, për një vlerë prej 190 milion dollarësh. Një komision i ngritur në Ministrinë e Transporteve është duke marrë në shqyrtim këtë ofertë, e cila me sa duket do të jetë fituesja e ndërtimit e rrugës së Arbrit.

Kompania Gjoka është duke ndërtuar tashmë dy lote të kësaj rruge nga ura e Vlashës deri në Bulqizë me një gjatësi prej 2 kilometrash dhe ka ndërtuar 4 më parë 4 kilometra të tjera të saj. Vetëm në vitet 2013-2015 qeveria aktuale ka investuar 6 miliard lekë, ndërkohë që kërkohen edhe mbi 200 milion euro për të përfunduar segmentin kryesor prej 26.7 km të kësaj rruge.

Ky projekt është iniciuar në vitin 2008, dhe parashikon një gjatësi prej 72 km, krahasuar me lidhjen e vjetër ekzistuese që është rreth 130 km, rreth 50 km më e shkurtër. Ka një gjerësi të planifikuar prej 10.5 m, një pjerrësi maksimale 6,99 %.

Projekti i dytë, sipas financave, është ai i rrugës Kardhiq-Delvinë, ndërtimi i të cilës është braktisur prej vitesh. Sipas burimeve nga financat ka oferta nga disa kompani për këtë segment, që janë në shqyrtim, dhe projekti nuk pritet të kushtojë më shumë se 150 milionë dollarë.  Kjo rrugë do ta shmangte Gjirokastrën dhe qafën e Muzinës, duke bërë distanca Tiranë-Sarandë të përshkohej normalisht për 3-3.5 orë, duke e shkurtuar atë me 50 km. Përpjekjet për ndërtimin e këtij aksi kanë nisur që në vitin 2003, në kohën e qeverisë Nano. Gjatësia e saj është 28 km, një pjesë e të cilës ëhstë e ndërtuar. Pjesa më e vështirë është ndërtimi i një tuneli 1 km të gjatë.

Skema e financimeve

Sipas skemës që ka zbardhur Ministri i Financave Arben Ahmetaj njoftohet se sipërmarrësit që do të bëhen pjesë e realizimit të këtyre investimeveduhet të financojnë 20 për qind të vlerës së projektit nga kapitalet e veta. Ministria ka shpjeguar se buxheti i shtetit do të nisë të shlyejë investitorët vetëm pasi të jetë bërë 50 për qind e investimit, por këto hollësi do të jenë të sqaruara në kontratat individuale që do të lidhen për secilin nga projektet.

Nga ana tjetër qeveria synon të shlyejë kompanitë gjatë një periudhë 10-15 vjeçare. Ndërtuesit e kontaktuar nga Monitor e kanë mirëpritur nismën e qeverisë. Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve, pohon se nëpërmjet kësaj forme qeveria do të plotësojë nevojat infrastruktore të vendit, ndërsa kompanitë e ndërtimit do të mund të aktivizojnë fondet e të lira në këto projekte.

Bankat gjithashtu do të kenë një front të ri kreditimi më të sigurte duke qenë se garant në këto projekte është qeveria. Mirëpo sipas ndërtueseve që skema të mos jetë me rrezik duhet që qeveria të lëshojë garanci sovrane për  kompanitë që do të ndërtojnë objekte me kredi bankare.

Pesë akset rrugore që do të ndërtohen me PPP

-Rruga e Arbrit

-Kardhiq -Delvinë

-Unaza e Madhe

-Durrës-Plepa

-Thumanë-Vorë-Rrogozhinë

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Projekti “1 miliardë euro” i Ramës, ja pesë akset e mëdha rrugore që do të ndërtohen”

  1. Kaonia says:

    Po per bay passin e Gjirokastres nuk nxoret ndonje lek mo.

    1. Adri says:

      pune te mbare ne rrugen drejt ndertimit te vendit dhe qente le te lehin e karvani te shkoj perpara

    2. korab says:

      hapa konkrete si keto i duhen i vendit dhe jo llafe boshe sic eshte bere nga qeverite e meparshme, mendoj se po behen perpjekeje shume te mira ne kuader te nje ekonomie te shendoshe

    3. turi says:

      Respekte per punen e shkelqyer qe po beni, te pakten tani nuk po rrihet me duar ne xhepa por po nxiten enyrat si mund tfinancohen projektet e medha.

  2. Mirush says:

    1 miliarde euro vetem per kaq??? Ore jeni ne terezi ju?

    1. Lugati says:

      o mirush….po ka dhe lugati ktyeminister komisionin e vet ….se i duhen paret me cu zahon ne shkolle te mire jashte shtetit

  3. rrumpalla says:

    dhe s’do t’i marre asnje lek publikut shqiptar se punet do shlyhen nga buxheti i shtetit (keshtu tha Rama). Shpjegojani ketij toçi se buxheti i shtetit jane paret e publikut shiptar. Pastaj per dhjete-trembedhjete vjet buxheti i shtetit do merret me shlyerjen e gropes qe do lere Rama. Pra do na e lere lakun jashte, e kuptoni kete apo jo !!!
    Se nuk po ben asnje investim qe do prodhoje, po do bej 150 shkolla, dhe rruge. Ku i gjeti keto tru ky palle, kujton se populli ka mendjen e tij dhe do mashtrohet nga keto gomarrlleqe !!!

  4. alisa says:

    Nje projekt tejet produktiv, i cili gjen mbeshtetje te madhe pasi eshte ne sherbim te plote te rimekembjes se vendit dhe permiresimit te metejshem te nivelit ekonomiko- social.

  5. Festim says:

    nje ide fantastike per shqiperin e cila sherben si nje shtyse e madhe per ta cuar vendin drejt rruges se normalitetit dhe zhvillimit

  6. Adri says:

    Nje nisme per tu vleresuar tejet konkrete se si mund te cohet perpara financimi dhe realizimi i veprave te medha duke perfshire nje sere aktoresh per te dhene kontributin e tyre. Shume suksese

  7. Ilo says:

    Le te shtohet borxhi publik per keto arterie qe do ta shlyejne veten shpejt me zhvillimin qe do gjenerojne

  8. Ilo says:

    Korce Kolonje Leskovik Permet Tepelene mezi po e presim te perfundoje zoti Rama!

  9. Αrjani says:

    Po per aksin Korce Gjirokaster c do beni jane 8 qytete qe perfitojne KORCA ERSEKA LESKOVIKU PERMETI KELCYRA TEPELENA GJIROKASTRA SARANDA njerez jane dhe keta te ketyre zonave

  10. Duro says:

    Pasi mbaruan se shituri te tashmen, tani duan te shesin edhe te ardhmen e ketij vendi.

  11. undefined says:

    Po rugen permet ersek korc kur kini ndermend ta beni zoti kryeminister me respekt

  12. Edi Rame fytyre muti says:

    4 vjet i hargjoj vetem me 1 miljon Euro palma qe iken per lesh dhe as 1 kilometer rruge te re nuk ndertoj. Sa do ta urreni berishen te pakten i beri disa rruge. Ky drogagji ordiner ushqeu rracistej gjakinfektuar socialiste bolshevik me propagande nga me te ulta kinezerie macedunist dhe vetem mjerim solli. Tju rroje ndyresira e propagandes bolshevike.

  13. ari says:

    lesh falas do te merrni si shendetsi falas.por qelbesira rama alias bastardi e kokpalari i metes do ju servir kete her leshin ne brek gjelili te lyer me kokain balili e kanabis tahiri.rrug rrug rrug ishte tek berisha.lesh,lesh lesh e keni tek rama.4 vite asnji rrug ama kanabis mbuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *