Rama tregon çfarë i tha ambasadorit Donald Lu per “ditëziun” Klement Balili

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

klement-balili-22Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për “Tonight Ilva Tare”, ka folur edhe për Klement Balilin.

Ilva Tare: Të premten Presidenti pas kërkesës së Metës do thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për moskapjen nga policia të shumëkërkuarit Klement Balili. Do merrni pjesë në mbledhje?

Edi Rama: Jo. Nuk do marr pjesë se nuk e kam të mundur, do jem nesër në Kosovë dhe nuk do kem mundësi të jem në atë mbledhje.

Ilva Tare: E konsideroni normale thirrjen e këtij Këshilli?

Edi Rama: Nuk do bëj koment se është kërkuar nga kryetari i Kuvendit dhe bashkëkryetari i koalicionit, kështu që më mirë të mos bëj koment.

Ilva Tare: Ka qenë e konsultuar me ju kërkesa për thirrjen e Këshillit?

Edi Rama: Kjo nuk ka asnjë rëndësi. Kryetari i Kuvendit i ka shpjeguar motivet dhe për ato motive unë e mirëkuptoj plotësisht kërkesën.

Ilva Tare: Keni presion ju si qeveri nga SHBA të arrestohet ky individ? Zoti Meta tha se ka marrë mesazh gjatë vizitës së tij në Washington.

Edi Rama: Qeveria e Republikës së Shqipërisë as nuk ka dhe as nuk pranon presion nga asnjë shtet, por më lejoni të them atë që kam thënë publikisht dhe ja kam thënë dhe Ambasadorit miqësisht, që absolutisht në shqëtësimin për ta vendosur para drejtësisë këtë personazh kaq të përfolur dhe këtë eksponent të krimit është një shqetësim i përbashkët.

Ama çdo paragjykim dhe insinuatë që moskapjen e tij që e lidh me mungesë vullneti nga ana e qeverisë, mungesë vendosmërie nga policia e shtetit është krejtësisht pa vend.

Meqë këtij ditëziut, i kanë vënë dhe nofkën e Eskobarit, duke pas parasysh se kush ishte Eskobari – që ishte superfuqi e pakrahasueshme me cilëndo figurë lokale apo rajonale të trafikut të drogës – atëherë unë e kam kujtuar dhe rikujtoj, që fakti që, Eskobari e torolisi një shtet, supershtet dhe superfuqi edhe në luftën kundër drogës për vite e vite të tëra, fakti që e bëri Amerikën vendin ku gjeneronte 60 miliardë dollarë çdo vit, fakti që për vite të tëra Amerika me në krye Presidentin Regan e me rradhë të tjerët investoi para, burime njerëzore, kohë dhe nuk arritën ta kapin për vite me rradhë nuk, do të thotë se Eskobari kishte mbështetje nga Shtëpia e Bardhë apo kishte lidhje me Departamentin e Mbrojtjes apo kishte korruptuar FBI, DEA.

Fakti që në Italinë fqinje bosë të shumëkërkuar nuk kapen për vite të tëra dhe pse jetojnë nëpër ato fshatra dhe një ditë të bukur një nga më të kërkuarit kapet dhe del nga vrima i plakur pas 20 e kusur vitesh duhet të na mjaftojë që të mos hedhim baltë pa dashje mbi policinë e shtetit.

Ata që duan ta hedhin me dashje është histori tjetër. Eshtë politikë e ndërtuar në mënyrën më banale, e llojit më të ulët shpif shpif, baltos baltos, shaj shaj se diçka do mbetet.

Ilva Tare: Ka një dallim nga Eskobari,  Zotëria ka qenë zyrtar i shtetit shqiptar.

Edi Rama: Po pastaj?

Ilva Tare: Nuk mund të krahasohet me Eskobarin.

Edi Rama: Eskobari ishte deputet i parlamentit te Kolumbise.

Ilva Tare: Vetëm për një ditë se u deyrua të japë dorëheqjen.

Edi Rama: Nuk e di unë, ishte deputet.Nuk prita serialin për ta mësuar këtë gjë. Serialin ua kam sugjeruar atyre që nuk lexojnë libra.

Ilva Tare: Është ky një rast që e turpëron shtetin shqiptar?

Edi Rama: Shtetin nuk e turpëron asgjë tjetër veçse mungesa e vullnetit për të reaguar dhe kapacitetit moral apo kapacitetit logjistik për të reaguar.

Shteti apo cilado parti, organizatë apo familje nuk është përgjegjëse për faktin se në gjirin e vet shfaqen papritur e pakujtuar keqbërës apo shkelës të ligjit.Por është përgjegjëse për mënyrën si reagon.

Nëse nesër larg qoftë, ju dilni të jeni ajo që ne nuk e dimë. Përgjegjësia ime nuk është që kam respekt për ju sot, që ju vlerësoj  sot dhe ju falenderoj për miqësinë që më jepni sot, përgjegjësia është si do reagoj unë nesër kur ju të dilni ajo që ne nuk ju dinim.

Por të diskutojmë kush e solli, erdhi nga rruga e demokracisë, LSI, PS, hyri nga hoteli apo doli nga livadhi, këto janë muhabetet e një province ku politikanët gjejnë, pa bëjnë.

Ilva Tare: Keto jane elemente te nje shteti funksional ose jo funksional

Shteti funksional nuk është shteti ku nuk lindin ferra por që reagon ndaj ferrave, shteti funksional nuk është shteti ku nuk mbillet asnjë rrënjë kanabis apo ku nuk tregtohet asnjë gram drogë.

Këtë lloj shteti demokratik  nuk e ka as SHBA, as Europa. Kudo këto janë fenomene të njohura.Shteti funksional është që si në SHBA, Europë apo dhe Shqipërinë që po ndërtojmë, reagon.

Ilva Tare: Po reagon dhe e kap personi është në kërkim prej 17 majit.

Edi Rama: Personi këtu është në kërkim prej një kohe X, në Italinë mike dhe fqinje që është shumë më e sofistikuar dhe shumë më e përgatitur në luftën kundër mafias, ka sot e gjithë ditën bosë që janë në kërkim jo prej muajsh, por vitesh dhe dekadash.Ai Provencano që e pamë kur u kap, pamë dhe foton e fundit të policisë së shtetit italian që ishte djalë i ri. Kur doli ishte babagjysh.

Ilva Tare: Po i përdorni për alibi?Balili është Provencanio dhe Eskobari?

Edi Rama: Jo, meqë e quajnë Eskobari po u them që në  raste shumë më spektakolare kemi vonesa shumë më spektakolare, por nuk janë arsye që të paragjykojmë aq më tepër të baltosim institucione që janë në luftë me këto personazhe apo këtë lloj bote. Kjo botë në Shqipëri po luftohet si asnjëherë më parë ,doni apo nuk doni ju. Duan apo jo ata që flasin gjithë ditën dhe ndërkohë kur kishin qeverinë ndihmuan vetëm më lulëzimin e këtyre fenomeneve.Unë nuk jam nga ata që të them sot që ky zotëria ka qenë militant dhe mbështetës i PD për vite të tëra, ka marrë dhe përfitime nga PD.Çfarë rëndësie ka kjo?Nuk paragjykoj faktin se ka qenë militant i PD, ka qenë faktikisht. Problemi është si reagon. Doli, mban përgjegjësinë  e vet, ama përgjegjësia e familjes, qoftë familje e disa njerëzve, qoftë politike apo shtet, është si reagon.Nuk jemi bashkësi ëngjëjsh që po bëjmë si të çuditur që na doli njëri që u marrka me drogë.Shqipëria si çdo vend tjetër ka nga të gjitha dhe nga të gjithë.

Ilva Tare: Tahiri do jetë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Edi Rama: Kur ta takoni pyeteni.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Rama tregon çfarë i tha ambasadorit Donald Lu per “ditëziun” Klement Balili”

  1. intelektuali says:

    Kur ben krahasime dallkauke ne TV Edi Rama duhet te jete me i sakte dhe me i vemendshem me faktet qe hedh ne media pa dogane:
    sepse:

    ESKOBARI I VERTETE KISHTE KAPUR SHTETIN E TIJ TE KOLUMBISE NGA MAJAT ME TE LARTA TE PUSHTETIT DHE VRAU PRESIDENTIN E VENDIT KUR NUK PRANOI TE NENSHTROHEJ.

    prandaj:

    Krahasimi i Eskobarit te Kolumbise me Eskobarin e Shqypnise eshte krejt real per situaten tragjike qe po zhvillohet ne vendin tone me Drejtorin e Transportit te Edvinit ne Sarande, por edhe me Ministrin e Edvinit te Rendit qe mburret me ARRITJET ne Luften kunder droges dhe kanabisit, por qe nuk shikon qe Shqypnia eshte bere nga Rilindja enveriste me keq se Kolumbia e Eskobarit te vertete.

    prandaj:

    ME MIRE LE TE VIJE FBI-JA SE MBASE E GJEN ESKOBARIN TONE NE NDONJE BODRUM NE SURREL, NJASHTU SIC E GJETI POLICIA GJERMANE KOKAINEN E TAULANT BALLES NE XIBRAKE TE LIBRAZHDIT.

  2. anamaria says:

    Niveli gazetares le per te deshiruar…pa durim , cinike dhe e pasjellshme.

  3. Xhaja says:

    Shume mire qe ja u jep pergjigjet ketyre qeneve te PDse, por do te thoja qe te permendesh ne cdo fjale qe thua, se tere keta qe kane bere zullume, kane patur mbeshtetjen e plote te kryebanditit te PDse, sali berisha. Nje pyetje kishim, pse vure ate doktorin minister Drejtesie,a nuk kishe ndonje profesionist? Megjithate ti e di me mire.

  4. tomorri says:

    Thjeshte nje mendim personal dhe shume privat.
    Me vjen shume keq qe K.M.Shqiperise z.Edi Rama merret ne pyetje nga nje gazetare qe per mua eshte me shume se nje medioker e specializuare ne politikat shqiptare me primitive.
    Nuk e di por ne pyetjet qe ben dhe nxitimin e dukshem qe ka per te marre pergjigje me le te kuptoje se mundesite per te pyetur nje kryeminister si Edi Rama per ate jane shume te kufizuara.
    Me gjithate Xhentilenca e Edi Rames sundon gjithe kohen e intervistes,kjo eshte mjafte per mua.

  5. Tarasi says:

    Te krahasosh Eskobarin me kete Balilin eshte si te krahasosh diten me naten. Mos harrojme qe ne shqiptaret jemi nga ata qe bejme furtuna ne gota uji e mite si Muji dhe Halili. Pika i rente kesaj gazetareje ose shume gazetareve te tjere qe bejne nga keto krahasime idiote. Tipike shqiptare thenia (jam e virgjer po punoj ne bordello) ne shqiperi te gjithe e kane bythen e shitur diku se jemi popull pa shine kurrizore. Nje patriotizem i shtirur qe ne rastin me te pare e flakim si placke trupi. Moral bythegrisurish qe asnje nuk degjon po te gjithe japin mend.

  6. shqip says:

    Sikur ti bente keto krahasime edhe per berishen. Nje vrases qe ka çerek shekulli ne parlament, presidence, kryeministri. Edhe zeni po hetohet per afera korruptive. Pse moj Ilda nuk e çon gishtin ne plage? Apo keshtu do ta shtym edhe nja dy, tre dekada . Duke u marre me ” eskobare”, e duke harruar pinoçetet, lukashenkot, etj. E kam thene edhe me pare, faji qe jemi ne kete gjendje eshte i berish-biberaj-rajerson . Po keta nuk do arrinin ne keto maja pa ndihmen e nje media mediokre, krejtesisht e kamufluar ne sherbim te krimit shteteror.

  7. Djdkdkske says:

    “Kur ta takoni pyeteni”!!!! Sidhiii Pomeees ca pergjigje!!! jo po mire qe si the ik se na cave k…! Ty sikur te kane marre me dhune ne studio mer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *