Serveri i ILDKPKI që “përvëlon” prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, ‘molla e sherrit’ mes Llallës dhe Donald Lu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Llalla-GanajDita e enjte nisi me akuza të forta mes ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Lu e nisi duke thënë se Prokurori i Përgjithshëm ka qenë kundër reformës në drejtësi, kurse Llalla iu përgjigj duke thënë se Lu ka kohë që po e shantazhon prokurorinë dhe shtoi se do i përgjigjen këtij shantazhi.

Duket se në thelb të përplasjes së fortë mes tyre ishte çështja e serverit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), një institucion kyç në reformën në drejtësi.

Prokuroria urdhëroi nëntorin e kaluar bllokimin e arkivës së ILDKPKI pasi hapi hetime me nismë të vet kundër kreut të këtij institucioni Shkëlqim Ganaj, me argumentin se ka dyshime që ky i fundit ka shkelur ligjin pasi nuk ka hetuar në mënyrë administrative rastet e dyshuara të konfiktit të interesit të disa deputetëve që kanë kryer marrëdhënie biznesi me shtetin.

Ndërhyrja e pazakontë e Prokurorisë dhe kërkesa për të bllokuar të gjithë arkivën fizike dhe elektronike të ILDKPKI-së, u pa si një përpjekje për të bllokuar përdorimin e kësaj arkive në procesin e pritshëm të vetingut, shkruan Mapo.

Arkiva e ILDKPKI mbart mijëra deklarata vjetore të pasurive dhe të të ardhurave që gjykatësit dhe prokurorët kanë plotësuar çdo vit që nga viti 2004.

Kjo arkivë do të jetë një nga burimet kryesore të vendimmarrjes së komisionit të vetingut për të parë pastërtinë e figurës së gjykatësve dhe prokurorëve.

“Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kopjuterët e ILDKPI, të cilat janë thelbësore për vetingun”, deklaroi sot ambasadori Donald Lu.

Pas urdhërave të sekuestrove të prokurorisë, ILDKPKI iu drejtua gjykatave, të cilat e rrëzuan Prokurorinë, me argumentimin se në rast hetimi ndaj Ganajt, prokuroria mund të bllokojë dhe sekuestrojë vetëm deklaratat e zyrtarëve të rasteve të dyshuara për konflikt interesi por jo të gjithë arkivën.

Procesi i Vetingut pritet të nisë fillimisht me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Pastërtia e drejtuesve të rinj të drejtësisë është me rëndësi kyçe pasi pikërisht këta do të jenë përgjegjës për funksionimin e sistemit në gjeneratën e ardhshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Serveri i ILDKPKI që “përvëlon” prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, ‘molla e sherrit’ mes Llallës dhe Donald Lu”

  1. kozmo says:

    Gjyqtaret e rinj do te katandisen nga politikanet e korruptuar tashme te mesuar duke dhene urdhera gjyqtarve ,prokuroreve te bejne ashtu si duan ata . KY VEND NUK BEHET ,ME GJITHE PERPJEKJET QE BEJNE NDERKOMBETARET ,VECANERISHT AMBASADORI LU .

  2. Bushi says:

    Nuk dorezohen kollaje kaq leht kriminelete e te korruptuarit.Ata do bejne perpjekjet e tyre deri ne fund per t’i shpetuar denimit.Por organet e reja te drejtesise,duhet te jene te forta e te mos tremben para shantazhit te Sali Berishes e Adriatik LLalles.Kjo kundrevenje e Llalles ndaj ambasadorit amerijkan,eshte dora e zeze e Sali Berishes dhe banditeve te tij.

  3. Lani says:

    Shume mire na e bejne kur fleme gjume e nuk marrim mundimin te protestojme.

  4. Lovely says:

    Erdhi dhe fundi I bajgave qe te plehrojne kopshtin e Edi Rames. …

  5. joel shkodra says:

    Shkrimi mbyllet me frazen: “Pastertia e drejtuesve te rinj te drejtesise eshte me rendesi kyçe …” Po kush na siguron sa “te paster” do te jene drejtuesit e rinj? Kush jane ata qe do te “masin” pastertine?

  6. Sfiduesi says:

    ÇOHUNI DHE PROTESTONU KUNDER BANDITEVE TE ÇDO PARTIE JU DERRA QE JEPNI MEND DUKE POSTUAR KOMENTE ANONIME. JU DHE I GJITHE POPULLI I NDERSHEM.VETEM JESHTU NUK DO GJEJNE VEND TE FUTEN MATRAPAZET E POLITIKES DHE JO ME DENGLA NEPER RRJETET SOCIALE. NGREHUNI NE PROTESTA ANTIKORRUPSION;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *