Tahiri-opozitës: Parlamenti ndahet në shumicën që e do reformën në drejtësi dhe ju që e mbani peng

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berisha tahiri 1

Salla e parlamentit ka kaluar në momente tensioni dhe opozita tentoi të bllokonte seancën, gjatë kohës që fliste ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri deklaroi se ajo që ndodh në Kuvend, është shembulli i Shqipërisë së fjalëve, përballë asaj që ndodh jashtë sallës, që është Shqipëria e punës.

Kjo sallë ndahet në dysh, vetëm për shkak të drejtësisë, ata që duan ta mbajnë drejtësinë peng, dhe ata që duan të bëjnë Shqipërinë e drejtë. Kjo mazhorancë do të bëjë reformën në drejtësi, ju të tjetët suksese të jetë!

Jashtë kësaj salle ka shqiptarë që duan të dëgjojnë për hallet e tyre dhe zgjidhjen.

Çfarë parlamenti është ky që nuk flet për reformën në drejtësi?

Shkoni në Prokurori dhe tregoni se doni shtetin ligjor!”, reagoi ashpër Tahiri.

Por pikërisht në këtë moment ka hyrë në sallë Sali Berisha dhe kjo nuk i shpëtoi ministrit për të lëshuar edhe ndaj tij akuza, për shmangien nga përballja me drejtësinë.

“Mirëserdhe shembulli më egzemplar për shpifjet. Vetëm thuaji tët biri të japë llogari, se kësaj i thonë ‘bëm baba të të ngjaj’, iu drejtua Berishës, Tahiri.

Opozita është acaruar në këtë moment, sidomos Jozefina Topalli. Pas saj Muli dhe Paloka, e deputetë të tjerë u ccuan dhe shkuan drejt foltores, duke tentuar të bllokonin seancën.

Replika e ministrit të Brendshëm në fakt nisi me deputetin e PBDNJ. Vangjel Dule tha se në Dropull po vidhen shtëpitë e minoritarëve, por policia nuk bën asgjë.

“Referojuni shifrave zyrtare, je i mirëpritur për të marrë të dhënat, pastaj bëj deklarata politike”, ia ktheu Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *