UEFA jep 333 mijë euro për 4 klube shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shehi-hoxha-658x370UEFA shpërndan rreth 333 mijë euro për klubet shqiptare. Përfitimet janë pjesë e fondit të solidaritetit me vlerë 150 milionë euro që Konfederata Europiane i ka shpërndarë klubeve të 54 vendeve pjesëmarrëse në kualifikueset e Kampionatit Europian “Francë 2016” dhe në fazën finale të turneut.

Partizani është skuadra që arkëton më tepër, rreth 129 mijë euro. Të ardhurat janë përfituar nga grumbullimet e portierit Alban Hoxha me Kombëtaren. Skënderbeu pozicionohet e dyta përsa i takon të ardhurave me afro 120 mijë euro, të përfituara nga prezenca në skuadrën kuqezi e portierit Orges Shehi.

Shifra e përfituar nga Partizani dhe Skënderbeu përbën pjesën më të madhe të përfitimeve, sepse dy portierët përveçse kanë qenë pjesë e ekipit të De Biasit në kualifikuese ishin edhe të vetmit lojtarë të kampionatit shqiptar, që morrën pjesë edhe në finalet e Euro 2016.

Tirana përfitoi diçka më tepër se 46 mijë euro nga UEFA, prej grumbullimeve të ish-kapitenit Ervin Bulku, ish-mbrojtësit Debatik Curri, ish-portierit Stivi Frashëri dhe kapitenit aktual Erando Karabeci.

Skuadra e katërt shqiptare që siguroi fonde nga Kampionati Europian është Flamurtari. Vlonjatët përfituan rreth 38 mijë euro nga ish-sulmuesi Nikoloz Gelashvili, që gjatë aktivizimit me kuqezinjtë ishte i angazhuar me përfaqësuesen e Gjeorgjisë në kualifikuese.

Në total UEFA shpërndau 150 milionë euro, me shifrën që u rrit me 50 milionë euro në krahasim me Euro 2012. 100 milionë euro u përfituan nga klubet që kishin lojtarë në fazën finale të turneut, ndërsa 50 milionë euro mes skuadrave, lojtarët e të cilëve ishin grumbulluar gjatë kualifikueseve. Nga programi i pagesave të solidaritetit përfituan një numër rekord prej 641 klubesh europiane.

Klubet angleze janë ato që kanë përfituar më tepër, duke ndarë plot 38,3 milionë euro të ardhura nga UEFA. Në vendin e dytë pozicionohet Gjermania me rreth 18,5 milionë euro, e ndjekur nga Italia me afro 16 milionë. Vetëm në vendin e katërt Spanja me 10,4 milionë euro përfitime për klubet, që ndiqet nga Franca me 7,2 milionë euro./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “UEFA jep 333 mijë euro për 4 klube shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *