A është kjo arsyeja, përse Lefter Koka shpërtheu ndaj policisë?

3 Shkurt 2017, 11:37Politika TEMA

Pak ditë më parë, ministri Lefter Koka shpërtheu ndaj Policisë së Shtetit, duke thënë se ajo po përgatitet të vjedhë zgjedhjet.

Deklarata e tij shkaktoi shumë polemika, por duket se Koka ka një pakënaqësi personale ndaj policisë.

Kjo, pasi sipas gazetarit Artan Hoxha, policia ka ndaluar një muaj më parë makinën e tij, ku ndodhej bashkëshortja e ministrit Koka.

Kam një rast që nuk është publikuar në media, por që ka qenë një incident që edhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave është përmendur.

Unë nuk e di nëse ka qenë skuadra e operacioneve speciale apo kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por kanë shoqëruar truprojën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Në makinë ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ndërkohë që shoferi është punonjës i Gardës, ka pasur dokumentacion, ka pasur leje arme dhe leje qarkullimi.

Ka qenë edhe një përfaqësues juridik i biznesit që ka zoti Koka.

Kjo histori ka përfunduar me shoqërim në polici. Fakti që u shoqëruar në polici dhe është ndërhyrë me maska…i kanë thënë për një verifikim dhe më pas e kanë lënë të lirë.

Kjo histori ka krijuar problem dhe prandaj është përmendur Këshilli i Ministrave dhe zoti Koka është ankuar “pse duhet të ma bëni këtë gjë?”

Zoti Tahiri ka thënë se “është një keqkuptim dhe unë mesa kam komunikuar me drejtorin e Policisë më ka thënë që kjo është një keqkuptim”.

Kjo nuk është kapërdirë kaq lehtë.

Me sa di unë në atë mbledhje ka folur edhe ish ministri Manjani i cili ka thënë që këto janë metoda për të na krijuar probleme sepse policia nuk mund të ndërhyjë te makinat dhe gratë tona.

Po ta lidhësh pastaj me porosinë që ka dhënë Petrit Vasili që “kini kujdes se policia mund të na vendosë nëpër makina lëndë narkotike…”.

Policia ka pasur informacion që një makinë deputeti është përdorur për të tilla gjëra”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

15 komente në “A është kjo arsyeja, përse Lefter Koka shpërtheu ndaj policisë?”

  1. landi says:

    Pse beni te habiturin ju te Temes? Deri sot nuk e sulmonit LSI, tani…
    Paska qene i vertete paralajmerimi i Petrit Vasilit kur tha se PS me policine do ju fuse droge ne makina deputeteve dhe ministrave te LSI. Policia, me maska (pse me maska!!), ndaloka makinen e ministrit te koalicionit. Po kjo polici ndaloi makinen ku Arben Frroku kishte strehuar kapon e droges. Por sa pa Frrokun, iku me bisht nder shale.
    Te shohim cfare do ndodhe…Bilalin e Amerikes e denuan dje per ceshtjen e 80 mije dollareve.
    Te shohim, se LU shpertheu sapo mori vesh se cfare po ndodh ne Maqedoni me ambasadorin amerikan atje, se ai per Sorrosin punon, njelloj si Doanald Lu.
    Nuk dihet cfare do beje Meta, por, tani, ka ne dore ta coje Ramen ne pension, kjo eshte gje qe dihet. Nese sulmet e Rames e trembin, kjo pastaj eshte tjeter gje…

  2. Agron says:

    Si mund te jete minister nje mashtrues , kontrabandist etj + me nje vella qe perdor gjuhe gangsterash me ministrin e jashtem gje cila demton jo vetem imazhin e ministrit por dhe te shtetit tone ne bote ! keta tipa duhej te ndodheshin ne burg dhe jo ne krye te shtetit !

  3. I drejti says:

    E perse te mos kontrollohet mjeti nga policia. Mbi te gjitha mjet shteteror. Nese je ne rregull nga se ke frike more i uruar. Akoma nuk e ke kuptuar qe pislleqet me te medha behen me mjete te njerezve ne pushtet. Problemi nuk jane njerezit e thjeshte por ato me pushtet.

  4. artan says:

    Interesant, ky investigativi Artan Hoxha i kudondodhur.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Perplasja ka filluar me deklaraten e V.Hysit,per mungese trasparence per zgjedhjen e 3 gjyqtarve,ne ambjentet e parlamentit,ku A.Llalla,kishte propozuar 3 emra,per 3 vende.
    Te nesermen anetaret e skuadres se “pushkatimit te LSI-s” dolen nje pas nje me deklarata ne media,kunder lendeve narkotike,Balilit etj.
    Mbas 7 vjetesh ne pushtet,LSI eshte e “shqetsuar” per votat,per koruptimin e punonjesve te parcelave nga pronaret e tyre,per llaogari te pushtetit.
    Kanabisi ka ekzistuar edhe ne kohen e PD+LSI,nuk ndikoi ne zgjedhjet e pergjithshme,perkundrazi pati efekt negativ

  6. Zgalem says:

    Perpara policies te gjithe jane te barabarte . C’rendesi ka se kontrollon policia . Jane mesuar , qe policine ta ken e ndihmese ne kontrabanden e kudondodhur . Ky Minister matet me hijen e mengjesit , ja ben vetes m sy . Zgalem

  7. delete says:

    Pse ju djeg qe iu kontrollon policia. Nese jeni te paster atehere leni policine te beje detyren qe i takon. Edhe i dhjere edhe krenar sikur nuk shkon.

    LSI, PS, PD, PDH…..ore ju te gjithe nje hale injorantesh e te korruptuarish jeni nga i pari deri tek i fundit Te gjithe pa perjashtim vetem cepave te juaj u beni hizmet ne kurriz te shqiptareve. Po qe se keta morra nuk fshihen te gjithe nga politika e te denohen verberisht nga ligji kushdo qoftshin per krimet e vjedhjet e ketyre 27 viteteve te fundit, atehere ai vend as eshte bere e as per tu ber ska noihere. Jo Lu-ja te thote por edhe ai qe eshte siper.

  8. Al says:

    E kujt i plasi [email protected] se nuk e ka kaperdire lehte ky kokeloqja??

    Eshte polici or trap. Jane sherbetore te rendit publik dhe kane pergjegjesi ta ruajne ate me cdo kusht. Edhe duke kontrolluar makinen tende te paprekshme. Ke te drejte te ankohesh po jo te ngresh zerin ne saje te postit. Fryhuni me rradhe jo te gjithe menjehere se nuk ju nxe.

  9. xhemi says:

    Po Lefterit nuk ka nevoje t’ia fusi drogen ne makine policia, se Lefteri i kthehet vete zanatit te vjeter, si kontrabandist droge.
    Bobobbo ku jetojme me cfare individesh per ministra, mjere populli!!!!

  10. sali says:

    Te gjithe keta te LSI jane o nene o nene. Po i votoi me populli keta LSISTAT hakut le tju vijne

  11. Qytetar says:

    E trasportojnë vet këta të LSI drogën me makina nuk jua fut policia jo.

  12. damian says:

    Shqiperia eshte nje shtet qe qendron pezull dhe nuk merr fryme. Si mund te perparoje shqiperia me ministra kondrabandiste si ky kokloqja ketu. Dhe flet ky drogaxhi per drogen. Ky eshte kulmi. Shqiptaret dhe shqiperia jane perdhosur dhe katandisur ne dite tye hallit nga tipa hajdute si ky morri qe na ben edhe moral. Shqiperia nuk ka per te patur zhvillime politike normale po nuk u zhduk kjo banda e hajduteve te LSI.

  13. damian says:

    Shqiperia eshte nje shtet qe qendron pezull dhe nuk merr fryme. Si mund te perparoje shqiperia me ministra kondrabandiste si ky kokloqja ketu. Dhe flet ky drogaxhi per drogen. Ky eshte kulmi. Shqiptaret dhe shqiperia jane perdhosur dhe katandisur ne dite tye hallit nga tipa hajdute si ky morri qe na ben edhe moral. Shqiperia nuk ka per te patur zhvillime politike normale po nuk u zhduk kjo banda e hajduteve te LSI.
    Ilir Meta duhet te deshmoje per vjedhjen e thesarit ndryshe ky vend nuk ka qetesi por vetem fukarallek. Sali Berisha te dali perpara drejtesise per krimet makabre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje