Afera e CEZ, Romeo Karaj dërgon dosjen “Berisha” në disa shtete. Frikë nga eliminimi fizik

3 Shkurt 2017, 08:29Politika TEMA

Juristi i OSHEE, Romeo Karaj, njeriu që hodhi dritë mbi paraskenat e privatizimit të OSSH, i ka paraprirë një tentative të mundshme për të eliminuar nga njerëzit që ka ‘fundosur’ me dëshmitë e tij për skandalin më të rëndë në 25 vitet e fundit.

Romeo Karaj, shprehet se dosjen e skandalit ‘CEZ’, me dokumente dhe prova ish­qeveritarëve të atëhershëm, e ka ‘siguruar’, duke e dërguar në disa shtete të huaja, përfshirë edhe vendet partnere. Në këtë kuadër, Karaj thotë se eliminimi i tij nuk do t’i zgjidhte punë askujt. Po ashtu, Romeo Karaj, ka pohuar për ‘Shqiptarja.com” se është i gatshëm për të dëshmuar para organeve të drejtësisë për aferën e shitjes së OSSH nga qeveria ‘Berisha’ kompania çeke ‘CEZ’.

Juristi i OSHEE ka komentuar edhe lëvizjen e fundit të Shkëlzen Berishës, i cili shmangu dëshminë e tij para komisionit hetimor, duke mos pranuar të betohej se do të thoshte të vërtetën.

Shkëlzen Berisha, ashtu si ish­kryeministri Sali Berisha, refuzoi të bënte betimin para komisionit hetimor parlamentar se do të thoshte të vërtetën për çështjen CEZ. Pse dy personazhet në fjalë po tentojnë t’i shmangen dëshmisë para komisionit hetimor?

Së pari, Sali Berisha është ligjërisht personi kryesor përgjegjës në lidhje me problemet e hasura përgjatë procesit të privatizimit të OSSH si dhe për dështimin e këtij procesi. Procesi i privatizimit të OSSH është monitoruar direkt nga qeveria Berisha si dhe është administruar me anë të dy VKM të dala në vitin 2008 posaçërisht për këtë proces.

Pra, qeveria ka qenë aktori kryesor ligjor në këtë proces. Nga provat rezulton se drejtuesi i qeverisë, me anë të ndërmjetësve, paska qenë edhe aktori kryesor joligjor në këtë proces. Në një rast të tillë është e kuptueshme që ata nuk duan të prononcohen apo të prononcohen sa më pak që të jetë e mundur, pasi çdo fjalë e thënë mund të përdoret kundër tyre.

Kjo taktikë i shkon për shtat keqbërësve apo rolit të të pandehurit. Nëse berishët do ta ndjenin veten të pastër dhe të paimplikuar në proces ata patjetër që do të mbanin një qëndrim tjetër. Ky qëndrim dëmton akoma më tepër imazhin e tyre.

Shkëlzen Berisha vuri në dyshim vërtetësinë e provave që disponon komisioni për lidhjet me Nuel Kalaj. A është i manipuluar e­maili që ish­drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgonte nëndrejtorit të CEZ­it në Pragë, Tomas Pleskac, duke e informuar rreth takimit të planifikuar me ish­kryeministrin Berisha dhe të birin e tij?

Ai e­mail është i pacënuar dhe i pamanipuluar. Është një e­mail që na është ofruar së bashku me shumë e­maile të tjera nga pala çeke nëpërmjet Clifford Chance, të cilët na i kanë përcjellë ne me shkresë zyrtare shoqëruese. E­maili është i vërtetë, Nuel Kalaj është i vërtetë dhe paratë që ka tërhequr Nuel Kalaj janë të vërteta. Nuk jemi në ëndërr por në zhgjëndërr.

Sipas jush, çfarë masash duhet të marrë komisioni hetimor?

Pamë me zë dhe figurë se si Berisha i vogël në vazhdën e Berishës së madh, me refuzimin për të bërë betimin, përpara komisionit hetimor parlamentar, konsumoi veprën penale të “Refuzimit për të dëshmuar” të parashikuar nga nenet 307 dhe 310 të Kodit Penal si dhe në nenin 165 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Ligjërisht, komisioni hetimor parlamentar duhet t’ia referojë këto dy raste si dhe rastin e Nuel Kalaj, prokurorisë, e cila duhet të filloje procesin penal për shkeljen e mësipërme. Sipas përcaktimeve ligjore, në lidhje me konsumimin e kësaj vepre penale, parashikohen sipas rastit dënim me gjobë dhe deri në katër vjet burgim. Kot nuk thonë që njeriu plaket duke nxënë. Shpresojmë që edhe Berisha i madh të mësojë më në fund që të respektojë ligjin. Le të presim se si komisioni do ta administrojë këtë sfidë.

Ju keni folur për një dosje, të cilën do ta referoni në prokurori nëse komisioni hetimor nuk i shkon deri në fund kësaj çështje. Çfarë përmban kjo dosje dhe kë do të kallëzoni konkretisht, gjithnjë nëse komisioni hetimor s’do ta referojë dosjen në organin e akuzës?

Dosja së cilës unë i referohem dhe e cila i është dorëzuar komisionit hetimor parlamentar, përmban një opinion të saktë ligjor, i cili përshkruan të gjitha shkeljet ligjore dhe dëmin ekonomik në lidhje me procesin e privatizimit të OSSH. Ky opinion shoqërohet me provat dhe faktet përkatëse në lidhje me shkeljet e konstatuara. Padyshim që unë nuk kam as kohë dhe as ndërmend të tallem me veten, familjen dhe opinionin publik. Nëse komisioni parlamentar dështon unë kam të drejtat e mia kushtetuese për të iniciuar vetë një proces penal lidhur me procesin e privatizimit të OSSH. Shpresoj që komisioni të përfundojë me sukses punën e tij dhe të mos jetë i nevojshëm ky hap nga ana ime.

Besoj se jeni i vetëdijshëm se me dëshminë tuaj keni atakuar drejtpërdrejt familjen Berisha. A keni frikë për jetën tuaj dhe çfarë masash keni marrë?

Unë kam atakuar çdo person të përfshirë në shkeljet e vëna re në procesin e privatizimit të OSSH. Nuk është faji im se aty del i pari Berisha. Jam i vetëdijshëm për pozitën aktuale të tyre si dhe për veprimet që ata mund të ndërmarrin karshi meje. Megjithatë jam i lire prej çdo frike në aktivitetin tim dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem për asnjë arsye. Ju siguroj se dosja është e siguruar në disa vende dhe kështu që edhe një eliminim i imi nuk i zgjidh punë kurrkujt.

Kur thua që dosjen e ke ‘siguruar’ në disa vende, e ke fjalën edhe për vendet partnere, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Mundet.

Nëse organet e reja antikorrupsion që do të ngrihen, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, do ta hapin dosjen ‘CEZ’, a jeni gati të dëshmoni për llogari të hetimeve të tyre?

Pa dyshim që jam i gatshëm.

 

8 komente në “Afera e CEZ, Romeo Karaj dërgon dosjen “Berisha” në disa shtete. Frikë nga eliminimi fizik”

  1. Qytetar says:

    Ne burg do te kalben ata qe kane vrare dhe vjedhur shqiptaret.

    1. ari says:

      i pari esht rama qe po ju ushqen me lesh negjmije e kanabis sajmir habil tahiri.berisha nga kafsh ju beri njerz-tash rama nga njerz ne arangutan po ju kthen ose neandertaler qe hani lesh negjmije e kanabis pra bar.

  2. loreta says:

    Ja, me ne fund , ka dhe shqiptare qe e duan Shqiperine dhe vendin e tyre. Prandaj duhet te luftojme forte kunder mortajes se keqe qe u fut ne ate vend te gjithe ata shqiptare, intelektuale, gjykates e prokurore qe e ndiejn pergjegjesin ndaj popullit te tyre, shtetit te tyre dhe ligjit, ata te ndershmit qe buken e hane vetem me djersen e ballit te tyre dhe jo me krime kaq te poshtra qe jane bere. Degjoja mbreme tek emisioni i Sokol Balles nje fare Ilir Kulla qe del shpesh dhe ne emisionet e te premtes tek Klani e derdellise sikur ai i di te gjitha duke u shprehur qe pas vetingut mund te ndermerrte nje veprim te till! Pas vetingut, pse?! Ishte i “prekur” qe ambasadori amerikan i kishte privuar Adriatik Llalles vizen per ne Amerike. Nje poshtersi e plot, perse duhej te shkonin ne Amerike keta gjyqtare para vetingut? Por Mustafa Nano u pergjigj sakte, ashtu edhe i revoltuar kunder ketyre qendrimeve qe shpreheshin por brenda kishin hipokrizine kriminale. Nuk na qenkesh e drejte qe viza diplomatike ti nderpritej kryeprokurorit kur ai eshte jo vetem pjese e krimit ne shume çeshtje, por pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe shtetit shqiptar. Le te turbullohet qe te kullohet, ndryshe keto kerma antishqiptare do bien ere e vazhdojne te kuterbojne ambjenin e atij vendi.

  3. Shqiptaret says:

    Urime Romeo! Poshte mafia e familja Berisha!

  4. vjola says:

    O ari meso te shkruash njehere . Po pse te djeg more ari ?

  5. Nje pyetje kisha says:

    Ky eshte djali i virgjil karajt?

  6. mokja says:

    Ari te mungone nje K ne emrin tend dhe je i kompletuar suksese ne jete

  7. kozmo says:

    RESPEKT PER KETE GJYQTAR ,POR NUK BESOJ QE DO TE FUTEN NE BURG BERISHET , NUK KA BURG PER ASNJE POLITIKAN , AS PER GJYQTAR TE KORRUPTUAR . BURGU ESHTE VETEM PER TE VARFERIT NE KETE VEND SKANDALOZ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje