Akuzat e Donald Lu/ Analistët: Pas Llallës, fshihet një “peshk” më i madh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trimAmbasadori i SHBA-­ve, Donald Lu ngriti akuza tepër të forta kundër Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla nga shkelja e Kushtetutës tek pozicionimi kundër reformës në drejtësi. Madje u bë publik fakti se ambasada e SHBA prej më shumë se 1 muaji i ka ndaluar kryeprokurorit hyrjen në territorin amerikan. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i shefit të organit të akuzës që në replikën me Lu ka pretenduar se ambasadori i SHBA­ve e ka shantazhuar dhe se po e sulmon për arsye personale.

Të ftuar në studion e “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, analistët Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mero Baze dhe Artan Hoxha folën lidhur me këtë ngjarje.

Andi Bushati: Suprizat në këtë rast nuk janë deklaratat e Lu­së i cili ka qenë i ashpër me të gjithë për të thënë ato që mendonte. Supriza është prokurori dhe qëndrimet e tij. Ky është lajmi që bën çudi sot.

Ylli Rakipi: Prokurori është anatemuar si njeri i zgjedhur i qeverisë së kaluar, dhe që po u shërben atyre, cili është opinioni juaj?

Mero Baze: Nuk duhet të përdorim terma ekstreme. Llala u ka mbetur besnikë atyre që e kanë zgjedhur, që do të thotë se u ka ruajtur nderin. Po të shohim prokurorët nga viti 92’ e sot janë të përfshirë politikisht. Ky është i vetmi prokuror me rol “prifti” që ishte më i fokusuar tek mosndëshkueshmëria.

Armand Shkullaku: Më interesante është përplasja mes tyre. Gjeneza e kësaj përplasje, guxim do e quaja unë, që Prokuroria ka dalë hapur me akuza të rënda kundrejt ambasadorit amerikan. Nëse vërtetëohen akuzat e prokurorisë atëherë SHBA duhet të shpallë nongrata vetë ambasadorin, por nëse këto akuza janë si kundërpërgjigje e ambasadorit, atëherë duhet të shkarkohet prokurori, pasi këto fjalë janë akuza të forta. Problemi që ka ambasada me këtë qëndrim është që nuk mund të bësh edhe goditësin e sistemit të drejtësisë, dhe kujdestarin e qeverisë, ndërkohë që ka pasur padi kundra anëtarëve të saj për korrupsion.

Rakipi: Do ishte e çuditshme nëse në një vend të Europës të ndaloheshin vizat e zyrtarëve të prokurorisë. Besoj e ka lejen…

Baze: Bëhet për vizën diplomatike, jo për vizë të zakonshme.

Bushati: Ne bëjmë sikur bëjmë reforma, por në fakt listat i bëka Ambasada si në kohë të komunizmit.

Baze: Ambasada amerikane thjeshtë ka bërë detyrën e saj.

Bushati: Kjo nuk është thjeshtë cështje konsullore, sepse njëri është i dyshuar dy vite para dhe t’i ja heq vizën para vettingut kjo është çështje tjetër.

Baze: Nuk është kolektive, ka arsye për çdo person.

Rakipi: Deklaratat e Prokurorisë ishin të ashpra. Që ambasada kishte bërë disa shantazhe, për Bankers Petrolium apo dhe për disa dosje….

Artan Hoxha: Është prokurori më i vështirë për të gjetur lajm. Sot çuditi të gjithë dhe doli. Nuk më duket si e Llallës ajo deklaratë. Thuhej: “këto janë shantazhe tipike sorosiane….”. Do të jetë ndonjë peshk i madh aty brenda, nuk mendoj se e ka thënë Llala. Tjetra thuhet “arsyeja pse Lu e bëri këtë lidhet me përfitime personale”. Që ta bësh këtë deklaratë duhet të kesh prova. Kemi dhe një detaj tjetër, SHBA ka lejuar të qëndrojë ish­Shefin e shtabit të Shqipërisë të dënuar në Shqipëri.

Nëse kapet ai në vend tjetër, ekstradohet. Letra e sotme i drejtohet Presidentit të Shqipërisë dhe kryetarit të Kuvendit. Ambasada amerikane ka mbështetur disa herë, kur prokuroria arrestoi Shullazin, apo kur ndodhi ngjarja e përjashtimit të deputetëve dhe kryetarit të Bashkisë. Ambasada amerikane ka sjellë prokurorë që rrinë si asistentë të Prokurorisë në Tiranë. Lu tha Llalla ka 18 muaj që e ka penguar reformën.

Andi Bushati: Gjithë kundërshtarët e qeverisë sot thonë në Uashington fitoi Trump, Lu ishte i Sorosit, prandaj mbështeste Ramën. Duhet të shohim si fajtor Prokurorin.

Artan Hoxha: Ambasadori amerikan në Tiranë është sulmuar si përfaqësues i Sorosit. Kam komunikuar me disa gjyqtarë që ju është hequr viza, dhe janë kërkuar në zyrën e konsullatës. I kanë kanceluar pasaportën pa i dhënë shpjegime.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Akuzat e Donald Lu/ Analistët: Pas Llallës, fshihet një “peshk” më i madh”

  1. VK says:

    I kane kanceluar p**** e te teme. Se pari pasaporta eshte prone e shtetit shqiptar dhe nuk anullohet nga nje ambasade e huaj, se dyti behet fjale per vizen mor tyc dhe nuk e di si e ka ligjin Amerika, por shume vende ne Europe nuk jane te detyruar te japin shpjegime, por ke te drejte te ankohesh. Do u jepte shpjegim bythes se ktyre. Keta plehra nuk duhet te shikojne driten e diellit, e jo me Ameriken.

    1. Majmuni says:

      Po asht Saluki peshku ma i maadh, rod peshkaqeni…

    2. Majmuni says:

      Po asht Saluki peshku ma i maadh, rod peshkaqeni…

  2. Jorgaqis says:

    Po ju shkruaj per Tikun, qe banonte afer meje ne Selanik per nja 2 vjet. Tiku ishte jurist nga shkolla, por te ne ne Selanik punonte si bojaxhi. Ishte bojaxhi I shkelqyer, ishte artist ne pune, punonte si kale dhe hante si gomar. Nga Tiku kam kujtimin me te bukur, kam banjon e shtepise te lyer me aq shije, aq persosmeri, sa kushdo qe vjen e dhjet tek une, mbetet I shastisur. Pastaj iku Tiku, nuk di se ku shkoi, por me pas mora vesh qe u shfaq ne Shqiperi, me post te larte dhe me emrin plot, Adriatik. Kater vjet Tiku ne Greqi si bojaxhi, dhe kthehet e behhet kapo ne Shqiperi. Nuk di pse une rri ne kete vend dhe nuk kthehem? Edhe une jurist jam. Mbase me bejne edhe mua prokuror diku dhe ja hedh bithes, behem I pasur.

  3. Qytetar says:

    Ky Rakipi eshte me i ndyri nga te gjithe.

  4. mirela says:

    Fox:Bilal Shehu kishte bere nje donacion prej 80 mije dollaresh (te Rames) dhe ishte i ftuar nga Obama ne San Francisco me gruan!!Por Shehu paraqitet me Ramen i cili do te behej Kryeminister ne Shqiperi!!Kjo foto i dha Rames mbeshtetje te madhe ne ate kohe!!Shehu u denua me 5 vjet burg e 250 mije dollare gjobe..qe sigurisht do ja paguaje Rama.Cuditerisht Tema nuk e jep lajmin..ti kete shpetuar??

    1. loreta says:

      mirela mo te hengert mortja, fillove me thashe themet e Saliut? E po s’rrini dot ju se keshtu u mesuat me tja hedhur atyre njerzeve. Sa del dielli ju fillon e u ngrohen theriat, pastaj mendoni se ato do behen morra, pastaj ju do sundoni, por u eshte gjetur ilaçi me sa duket tani: njera eshte vetingu dhe tjetra qe theriat te vriten ne mos me pushke me thashetheme.. Te hengert mortja, mirela qe na e kujtove ate episod se e kishim harruar. Veshtro se mos te pritet llalla e behet hirre, pastaj s’vlen me , hidhua pulave ne ndonje govate si tenden.

  5. ZZzzzzz,.... says:

    O LLALLA O LU-JA……….??????????????????????!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *