“Balili” , Bujar Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mungon Rama

keshilli-sigurisePresidenti i Republikës, Bujar Nishani do mbledhë sot në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare për rastin e Kelmend Balilit.

Këshilli i Sigurisë do të mblidhet pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili kërkoi një analizë mes institucioneve për veprimet dhe mos veprimet që kanë sjellë mos arrestimin e të shumëkërkuarit deri tani.

Por debat nuk ka vetëm për faktin se përse do të mblidhet Këshilli, por edhe sepse nuk do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama. Ai ndodhet në një vizitë në Kosovë dhe njoftoi se nuk do të merrte pjesë, ndërsa kërkoi që në vendin e tij të ishte Niko Peleshi.

Dje Presidenca refuzoi të pranojë autorizimin e zv/kryeministrit Peleshi për të marrë pjesë në mbledhje. Presidenca në letrën e dërguar Kryeministrisë arsyetonte se Rama duhet të ishte i pranishëm vetë në mbledhje nisur nga specifika e diskutimit.

Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”. Në muajin Dhjetor te vitit 2016, Policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.

Aktualisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka punuar mbi dosjen hetimore të palës greke dhe sipas tyre ka prova të mjaftueshme të cilat lidhin Balilin me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë:

Kryetari i Kuvendit;

Kryeministri;

Ministri i Mbrojtjes;

Ministri Punëve të Jashtme;

Ministri i Drejtësisë;

Ministri i Brendshëm

Ministri i Financave

Ministri i Transportit

Ministri i Energjisë

Kryetari i komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Balili” , Bujar Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mungon Rama”

  1. nardi says:

    Si mund te shkoje Rama?! Jeni ne vete?! Ai eshte lider global! Ballkani bie ne krize pa te….300 milione amerikane kane syte nga AI per te vendisur per ke do votojne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *