Basha, takim me investitorët italianë: Rikthehet taksa e sheshtë. E fillojmë me...qebaptoret!

3 Shkurt 2017, 11:57Politika TEMA

Gjatë një takimi me investitorë italianë në vendin tonë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi platformën e qeverisjes së partisë së tij me ardhjen në pushtet.

Basha tha se qeveria e re do të kthejë taksën e sheshtë për sigurimet shoqërore, kontributet personale dhe për sipërmarrjen.

“Platforma jonë parashikon taksa të thjeshta. Themel është taksa e sheshtë prej 9% për të ardhurat personale, për përfitimin koorporativ dhe 9% për sigurimet shoqërore. TVSH-ja do të ketë një shkallë të vetme 15%. Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1.5% e xhiros vjetore.

Kjo platformë ambicioze, është një platformë e përgjegjshme që nuk sjell ulje, por rritje të të ardhurave buxhetore, përmes kufizimit të informalitetit dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve. Kjo është një mënyrë për të konkurruar me vendet e rajonit, ku Shqipëria është në vend të fundit. Biznesi do të çlirohet menjëherë nga një mal me kërkesa të shpikura apo të ringjallura të burokracisë”, tha Basha.

80% prej tyre do të anulohen në tremujorin e parë të qeverisjes sonë. Me këtë barrë lejesh, aprovimesh, është kthyer në një makth të vërtetë.

“Një qebaptore duhet të paguaj 3 mijë euro për leje mjedisore, kur bashkia e Tiranës dhe qeveria ndërton pa leje.

Nuk pranoj kurrë si kryeministër, në një kohë që papunësia shtohet, më të aftit largohen drejt vendet evropiane. Qeveria takson sipërmarrësit, ndërkohë që qeveria shpenzon 600 euro për një palmë.

Në total sipas të dhënave të KLSH, vetëm në dy vitet e fundit, qeveria ka abuzuar me mbi 1 miliardë euro. Imagjinoni se sa do të fuqizoheshin politikat tona në qoftë se këto para në vend se të shkonin për palma të shkonin për nxitjen e sipërmarrjes”, u shpreh Basha.

3 komente në “Basha, takim me investitorët italianë: Rikthehet taksa e sheshtë. E fillojmë me…qebaptoret!”

  1. akrepi says:

    Po shyqyr me ne fund do jemi te lumtur se do na ulet pensioni 9%.

  2. anamaria says:

    Beju njeher KM o lulush….pastaj fol.
    Peshku ne det e tigani ne zjarr…

  3. ToniTR says:

    Po tarifen e tramvait qe ndertove kur ishe kryetar bashkie sa do ta cosh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje