“Fatos Nanon e kam mik, por nuk mund ta orientoj politikisht”

ramaKryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste tregon qëllimet dhe pritshmëritë e partisë së tij në këto zgjedhje.

Sipas tij Shqipëria duhet të ketë në parlament një zë të fuqishëm që të mbrojë interesat e zonave rurale, por edhe ato urbane.

I pyetur nëse do ta favorizonte në këto zgjedhje miqësia e vjetër që ka me Fatos Nanon, Agron Duka thotë se edhe pse Nanon e ka mik nuk do të guxonte kurrë që ta orientonte atë politikisht.

Në këndvështrimin e tij  Duka thotë se në Shqipëri nga të gjitha qeveritë bujqësia është parë si një gjysëm prioritet.

Ai ka përmendur një sërë fakorësh që e penalizojnë sot zhvillimin e bujqësisë dhe thotë se duhet nje strategji e plotë dhe një prioritet i plotë për zhvillimin e fshatit dhe bujqësisë.

Si një nga hartuesit e programit për bujqësinë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, Agron Duka thotë se ai program ishte mjaft i realizueshëm pasi u bë nga specialistët më të mirë të fushës që sot janë pjese e PAA-së.

“Ai program nuk u pa si prioritet, madje u tradhëtua, pasi një nga pikat e tij ka qenë ulja e çmimit të karburantit për bujqësinë pasi ne na konkurojnë prodhimet e rajonit dhe shumë produkte i importojmë, duke qenë se kanë një kosto më të ulët”, tha Duka në Ora News.

Në aspektin politik, Agron Duka thotë se nga 12 qarqe ku do të jenë prezent, PAA pretendon që në 8 prej tyre të nxjerrë deputetë.

Përsa i takon zgjedhjeve në Ersekë ku PAA ishte përballë PS-së, Duka shprehet se ishte i qartë se kishte shumë pak shpresë për  të fituar, por këto zgjedhje për Partinë Agrare patën arritjet e veta pasi hyri në një betejë ku kishte 0 vota dhe arriti të merrte 3 mijë vota edhe pse pjesa më e madhe ishin e PD-së.

Agron Duka mendon se dhe në këto zgjedhje do të vazhdojë në të njëjtën aleancë me PD. Por partia e tij është e vendosur kur thotë se “Ose në këto zgjedhje do të ketë votim elektronik ose qeveri teknike”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *