FOTOT/ Muzeu i Louvre-s i rrethuar nga policia, Parisi në gadishmëri nga frika e sulmeve

3 Shkurt 2017, 12:18Bota TEMA
FOTOT/ Muzeu i Louvre-s i rrethuar nga policia, Parisi në gadishmëri

Muzeu i Louvre-s në Paris është i tëri në shtetrrethim nga forcat e policisë, pasi një ushtar qëlloi një person me një thikë që po tentonte të hynte brenda.

Sipas mediave franceze, i plagosuri është në gjendje kritike për jetën, pasi ai mori pesë plumba në stomak.

Me thikë në dorë ai bërtiti “Allahu Akbar” dhe kjo solli reagimin e ushtarit.

Kryeministri francez Bernard Cazeneuve e cilësoi këtë sulm si terrorist.

Një person i dytë u vu në pranga, por ende nuk është përcaktuar arsyeja e ndalimit të tij.

Identiteti dhe origjina e personit të plagosur nuk janë bërë publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje