Gjykata Kushtetuese i “ankohet” Nishanit e Metës: Ambasada e SHBA po na bën presion me revokim të vizave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përmes një letre zyrtare, Gjykata Kushtetuese ka informuar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për revokimin e vizave të anëtarëve të saj. Ajo e konsideron jodiplomatik këtë vendim.

Krahas kreut të shtetit është informuar edhe kryeparlamentari Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Gjykata kërkon që kreu i shtetit Bujar Nishani në rrugë zyrtare të marrë informacion zyrtar nga ambasada, se përse disa nga anëtarët e saj janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa nga anëtarët e konsiderojnë këtë veprim të ambasadës si presion që po ushtrohet ndaj gjyqësorit në vend. Nga ana tjetër e shikojnë me mjaft shqetësim situatën e krijuar pas vendimit të ambasadës për t’iu revokuar vizat 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, me të cilëve dhe vetë prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kjo letër dërgohet në klimën e krijuar pas revokimit të vizave të njerëzve të drejtësisë, që shkaktoi edhe përplasjen mes prokurorit të përgjithshëm të republikës dhe ambasadorit amerikan në Shqipëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Gjykata Kushtetuese i “ankohet” Nishanit e Metës: Ambasada e SHBA po na bën presion me revokim të vizave”

  1. €piriiiiii says:

    Ça duan tani keta Kaqola. Meta&NishanMemeti tju jap Viza per Usa…… . Hahahaha po i vjen Ngordhja Qenit…..

  2. Populli says:

    Kaq shpejt u trembet ju o delikatet e sistemit te drejtesise ??? Kur flisni para mikrofonit ju flisni si femra dhe me ze te ulet por ne te vertete shkaterroni jetet e njerzve me papergjegjshmerine tuaj . E kuptoni qe asnje qytetar jo vetem qe nuk i vjen keq per ju por cdo qytetar uron dhe lutet qe fara juaj te zhduket !

  3. Sahadija e Xenit says:

    Kurse Nishan kapterrin e ze frika per vete se mos e futin ne liste…..

  4. viktima says:

    Amin! o “Populli”!

  5. Bardhi Tolabi says:

    Kush i ka mend ne koke dhe di te lexoje ligjet,e kupton se pikerisht,prej Gjykates Kushtetuese,fillon shkaterimi i drejtesise ne Shqiperi.Perderisa ajo,nuk ka mbajtur qendrim ndaj shkeljeve te Kushtetutes prej pushtetareve tane,duke kerkuar deri ne ndjekjne penale te tyre per keto shkelje,kuptohet se kjo Gjykate,eshte pjese e krimit politik dhe ekonomik ne Shqiperi.Kjo Gjykate dhe Gjykata e Larte,perfshire dhe Prokurorine e Pergjitheshme,se bashku me ate mustaqe ruarin Nishani dhe KLD-ne e komanduar prej tij,jane ata qe i kane vene kazmen Shqiperise,duke mos ndeshkuar politikanet,kriminelet,hajdutet e medhenj,por jane marre me cironkat.Jaene keto institucione,te cilet kane sjelle pasoja edhe ekonomike,per shetin tone te varfer,i cili eshte i detyruar te paguaje dhjetra milione euro per vendimet e Gjykates te Strasburgut,sepse drejtesia jone politike,nuk ju ka dhene pronat e ligjeshme personave pronare.Eshte kjo drejtesi,e cila i mbyll ceshtjet per procedure,kur behet fjale per politikanet qe i kane zgjedhur,si ceshtja e vjedhejes 230 milion euroshe prej Lulzim Bashes,ceshtjen e vrasjeve te 26 vetave dhe shkaterimin e mbi 300 shtepive ne Gerdec,prej cmontimit te armeve e trafikimit te tyre prej Fatmir Mediut e Shkelzen Berishes,eshte kjo drejtesi e cila vrasjen ne drite te diellit ne mes te bulevardit te 4 personave me urdher te Sali Berishes e Lulzim Bashes,mbyll sy e veshe,nuk merr parasysh eksperizene FBI-se Amerikane e mjafohet me vrasje rikoshete e nuk i hyn ceshtjes te hetoje e ndeshkoje urdhedhenesit e mesiperm,eshte kjo drejtesi qe kur i intereson Sali Berishes,e cmon te drejte “mendimin” e FBI-se Amerikane per rastin e Kosta Trebickes,ndersa kur i rrezohej qeveria Sali Berishes,po te futej ne burg per korrupsion Ilir Meta e hodhi poshte eksperitzen e FBI-se,me pretendimin se kemi ekspertet tane etj ceshtje si keto…
    Prandaj,kazma e mbas kesaj edhe hekurat duhet te futen ne kete sistem te kalbur,te cilet e kane rrjepur kete popull se bashku me klanet politike te cileve ju perkasin.
    Ambasadori Lu,do vije nje dite e do te vleresohet i barabarte me presidentet Willson e Klinton,te cilet kane shpetuar Shqiperine e Kosoven prej armiqve te jashtem te saj dhe zoti Lu,tani,po e shpeton prej kesaj klase politike dhe kete drejtesi te poshter,kriminale,hajdute e deri tradhetare.

  6. Gent says:

    Po cduan ne amerike mire jam ne Shqiperi apo ju djeg bytha tani.

  7. Angjelini says:

    Mos gjyqtare se kemi dy dite pa bere gjume se ju kane revokuar vizat Amerikanet. Si ka mundesi? Ju jeni te paster si stallat ku urinohet. Tani ju kane rene maskat dhe keni dale zbulur me vjedhjet tua. Ju duhen vizat Amerikane per ti shpenzuar parat e vjedhura atje. Ne burg e keni vendin dhe prona tu konfiskohet. Njerz te shpifur. Hajdute dhe krimiel. Presidenti pa mustaqe s`ka cfare tu bej se populli si une ju urren dhe qdo tentative per te ju ricikluar do kthehet kundra jush. Ikni sa me pare mutra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *