Grabitet familja shqiptare në Greqi, vritet gruaja...!

3 Shkurt 2017, 09:29Kronika TEMA

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në një banesë në lagjen “Peristeri” të Athinës. Sipas informacioneve të para, dy grabitës të armatosur kanë hyrë në banesën e një familjeje shqiptare, në rrugën “Olympu” të kësaj lagjeje dhe kanë tentuar t’i grabisin me dhunë.

Në rrethana që ende nuk dihen, situata ka precipituar në përleshje fizike mes kryefamiljarit 53-vjeçar dhe grabitësve, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin armët.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij 50-vjeçare, ndërsa dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga banesa, por me gjithë aktivizimin e forcave të shumta të policisë, nuk u bë i mundur arrestimi i tyre.

Autoritetet kanë gjetur në banesë dy fëmijët e çiftit,18 dhe 28 vjeç, të cilët u thanë agjentëve se grabitësit, me shumë gjasa, ishin shqiptarë.

Ata kërkuan para’ dhe duket se kishin dijeni për situatën e mirë ekonomike të familjes shqiptare.

Burime policore thanë se po hetojnë ngjarjen. Dyshimet e para bien mbi të njohur të familjes, si dhe në rrethin profesional të viktimave.

Ekspertë të mjekësisë ligjore po kryejnë autopsinë në banesë, për të gjetur gjurmë ADN-je të grabitësve, ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes pritet të hedhë dëshmia e kryefamiljarit, i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin “Atikon” të kryeqytetit helen.

7 komente në “Grabitet familja shqiptare në Greqi, vritet gruaja…!”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    keta jane gjaxoret sunite te ”shqiponjes”……………

    1. edhe ti myslymon ishe para 90 po shkove ne azi dhe emrin e nderrove says:

      jasu palikari…i more 300 evrosat para dy ditesh

    2. Arberor says:

      O GAYrek! Me thuaj o bythqire se sa trim je? Haj te leme nje takim une dhe ti, dhe me thuaj sy me sy c’te duash ti. Edhe nese je ne Greqi une vij

  2. Tomorri says:

    Po shkruani emrat o te uruar se na i bete gjakun uje, ose jepeni lajmin kur te saktesohet

  3. Andreas says:

    Te pabese, vrasin gra e femije. Komplet e kunderta e asaj qe pretendojne se jane.

  4. zyba says:

    O gazetari, mos merr foto nga interneti kot me kot.
    Vertete maqineria e policise ne foto eshte e qytetit te Athines, po Athines ne USA jo ne Greqi!!!

  5. ti je kaur,haje derrin megjithe lekure says:

    Mos u nxitoni se mund te kene qene dhe rrumune nuk dihet me saktesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje