Klubi i Partizanit konfirmon: Sfida me Vllazninë do të luhet në “Selman Stermasi”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Klubi i Partizanit ka konfimuar edhe njëherë se sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stermasi”.

Përmes një njoftimi klubi i kuq thekson se do të marrin të gjitha masat e duhura për mbarvajtjen e këtij takimi.

Policia ka njoftuar FSHF-në dhe klubet e Partizanit dhe Tiranës, si dhe Bashkinë e kryeqytetit, se nuk mund të marrë përsipër garantimin e zhvillimit të ndeshjes në kushte normale për shkak të rrezikut të incidentit mes tifozëve të kuq dhe atyre të Tiranës që janë shprehur haptazi kundër lejimit të rivalëve historikë në stadiumin e bardhebluve.

Postimi i plotë i Partizanit.

NJOFTIM

Klubi Partizani garanton tifozerinë e kuqe dhe të gjithë opinionin publik, se takimi Partizani – Vllaznia i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet sipas axhendës së përcaktuar në stadiumin “Selman Stërmasi “, ditën e diel ora 17:00. Klubi distancohet nga çdo akt dhune dhe provokimi mes tifozerive të kryeqytetit siç edhe aluduhet. Klubi konfirmon se do të marrë të gjitha masat e nevojshme organizateve që mbarvajtja e takimit Partizani – Vllaznia të mos cënohet nga asnjë faktor i jashëm. Njëkohësisht përgjatë gjithë kësaj jave drejtues të Klubit kanë organizuar takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e tifozerisë ku kemi konkluduar bashkarisht se situata e pasqyruar në media për incidente të mundshme nga ana e tifozerisë së kuqe është tërësisht e stisur. Nga këto takime klubi dhe tifozeria garantojnë se jo vetëm takimi Partizani – Vllaznia, por edhe ndeshjet në vijim do të jenë një festë e vërtet sportive. Prania e tifozerisë tonë në stadium do të jetë vetëm në funksion të mbështetjes së ekipit drejt realizimit të objektivit madhor fitimit të titullit kampion. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *