Kur Dritëroi takoi Sali Protopapën…

3 Shkurt 2017, 19:30Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja*

Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur.

Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti:

-A e di kush jam unë?.

Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë.

Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944, kur Dritëroi kishte qenë vetëm 11 vjeç.

-Jam Sali Protopapa, i tha burri i thinjur.

Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi.

Kur Dritëroi i ofroi raki e mish, Protopapa i tha se, ndryshe nga ç’ishte portretizuar në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”, ai nuk e kishte vënë kurrë rakinë në gojë dhe nuk preferonte mishin, por peshkun.

Në atë takim, Dritëroi mësoi se Protopapa kishte qenë student në Itali deri në vitin 1942, dhe ishte kthyer në Shqipëri, për të luftuar fashizmin (me shokë si K. Tutulani, M. Tutulani, R. Alia etj).

Gjithashtu ai mësoi se çeta balliste e Protopapës kishte bashkëpunuar me misionin anglez, për të luftuar kundër pushtuesve nazi-fashistë deri në fund të vitit 1944.

Në fund të takimit, Protopapa i tha Dritëroit se romani i tij  (dhe filmi i ndërtuar mbi atë roman) i kishte shkaktuar shumë vuajtje gjatë regjimit komunist të gjithë atyre që e kishin mbiemrin Protopapa.

Dhe Dritëroi iu përgjigj se nuk e kishte ditur që Protopapat ishin një fis i zgjeruar – i vetmi njeri me këtë mbiemër që kishte njohur ishte Xume Protopapa, i cili kishte patur ‘biografi të mirë’ para 90-ës…

*Siç ma ka treguar im ungj  

20 komente në “Kur Dritëroi takoi Sali Protopapën…”

  1. Budallai says:

    O mendjelli! Sali Protopapa eshte krijim. Driteroit i ka trokitur ne shtepi Sejfi Protopapa, nje burre i nderuar qe jetonte ne Natick, MA! Efekete kerkoni te beni?

    1. taku nga bostoni says:

      Sejfi Protopapa jetonte ne Wayland, MA, e jo ne Natick. Dhe sic ka treguar edhe vete ne media, i ka trokitur ne dere Driteroit, duke i thene “une jam ai sali protopapa per te cilin ke shkruar” Por ti budalla nuk i kupton metaforat… lexo me teper per shkencetarin e patriotin protopapa ketu: http://illyriapress.com/iku-91-vjecari-qe-nuk-u-plak-kurre-2/

      1. yp Xhixhi says:

        Patrioti i bythes! ? ? ?

    2. Memo Meto says:

      Romani eshte nje PERLE e vertete e letersise shqipe! Ndertuar mbi ngjarje te verteta! Sali-Sejfiu do ngelet ne jete te jeteve nje doc i docerve,nje ballist i felliqur qe bashkepunoi me fashizmin (apo anglezet ishin fashiste ? ? ? )

  2. Klimax says:

    Po ungji jot nga kush e ka degjuar kete histori dhe keto “muhabete” more sharlatan??!!

    1. ballisti says:

      Ore budallenj, a nuk e keni pare zaloshnjen me protopapen te dosjeri ne News24? Zaloshnja e ka daje S. Protopapen.

    2. VFLP says:

      More trungull, ungji i autorit ishte Sejfi Protopapa, dora vete.

  3. Qytetari Manual says:

    Ta paska treguar gabim ungji o Zaloshnje.
    Ai burri i vertete me mbiemrin Protopapa e ka emrin Sejfi dhe jo Sali. Po pavaresisht nga kjo, nuk po marr vesh se cfare ke dashur ti qe te regosh me kete histori qe po tregon sipas asaj qe te ka treguar yt ungj? Se i bie qe Driteroi ja paska fut kot fare, po ama fare fare (sic thote shpesh deputeti Brace ne reagimet e tij te drejta) ne romanin e tij dhe e ka zgjedhur emrin e personazhit te spikatur pa asnje lidhje me ndonje fakt historik. Ose ja ka fut kot ungji yt qe nuk te ka treguar ty se kush ja ka pas treguar kete histori.
    Me mire tja kishe treguar Erion Bubullimes ne “Nje Dopio Histori” si gjoja i dehur sa sa keshtu me kete shkrim idiotik.

    1. ballisti says:

      Ore budallenj, a nuk e keni pare zaloshnjen me protopapen te dosjeri ne News24? Zaloshnja e ka daje S. Protopapen.

    2. VFLP says:

      Sejfi Protopapa ishte ungj i Eduard Zaloshnjes!!!

  4. xhulio says:

    po pra po, denigrim, mashtrim,i prishur ushqim e pastaj ne fund, te uritur se ishin ushqyer me brockulla njerezit moren arratine

  5. manti says:

    Zaloshnja eshte nip i sejfi protopapes. Mos hidhni romuze ne ere.

  6. Spartaku says:

    Zaloshnja! Na ke çare trapin me kete qe ke shkruar.Epo çfare do te thuash ti me kete histori? Se Sali protopapa ka qene me i mire se Dritero Agolli? Yyy Injorant.Nuk mund te behet nje shkrim i till ne kete kohe,kur Agolli eshte ndare nga jeta. Do ti apo nuk do ti Dritero, Agolli eshte nje shkrimtar i madh dhe respektohet nga i madhe dhe i vogel ne te gjithe shqiperine.

  7. Daja says:

    Sa budallej ushqen kjo toke, akoma besojne se Sali Protopapa asht personazh i jetuar.dhe pse kemi 25 vite te cliruar nga realizmi socialist ne letersi.

  8. Auloniat says:

    O Spartak , në anglisht ajo që ka shkruar Zaloshnja quhet REQUIEM. Po ta thonë disa më lart që : Sejfi Protopapa është ungji ( dajua ) i Zaloshnjës. Çfarë ka këtu për të mos e kuptuar , se ç’ka dashur të thotë Zaloshnja?. Nejse , U Prehsh në Paqe Dritëro!.

  9. X6 says:

    Sejfi Protopapa eshte nga Berati. E motra e Sejfiut , Dituria ka qene mesuese fizkulture ne pedagogjiken e Beratit. Ka qene shoqe e ngushte me profesor Ismail Turdiu. Vellai i Sejfiut (Qamili) qe per fat te keq beri disa vite burg ne kohen e komunizmit, punoi ne NSHN deri sa doli ne pension. Trim dhe te zgjuar nuk lind me nena. Para se te ikte iu drejtua popullit, ne mes te sheshit : “Degjoni populli i Beratit, nuk ka sistem me te poshter, se komunizmi, cdo gje ka per tja u marre, do tu lere te varfer deri ne ekstrem”. Ai njeri eshte krenaria e Beratit.

  10. ish antar i byrose says:

    Ore Ky Drite-roji,ca ka qene shkrimetar apo komisar ?

  11. Mazllëmi says:

    Dritëroi “i madh” (siç na pëlqen t’i fryjmë gjërat që na pëlqejnë, alla shqiptarçe), një “bejtexhi” popullor i “fyellit” të Enver Hoxhës, që shkruante për masat (injorante) popullore, për t’i pëlqyer Partisë dhe për të marrë poste e dekorata… Kam dëgjuar (nuk e vë dorën në zjarr se është e vërtetë, por nuk ka tym pa zjarr), se poemën e Kadaresë, “Pashallarët e Kuq”, ishte Dritëroi që ja çoi i pari, Ramiz Alisë…(???!!!)

  12. Vlonjati says:

    C’jane keto idiotesi o Zaloshnje?
    E gjithe kjo qe po tregon eshte botuar disa vite me pare dhe e ka rrefyer vet Sejfi Protopapa.
    Sipas tij, ishte Sadija ajo qe i kishte hapur deren e shtepise dhe jo Driteroi.
    Ne vitin 1944, Driteroi kishte 13 vjeç dhe jo 11. (ditelindja 1931).
    Eshte e pamundur qe Driteroi te mos kishte degjuar me pare per Sejfiun i cili ishte komandant me emer i Ballit ne zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje