Kush i emëroi gjyqtarët e listës së zezë të SHBA-ve?

Berisha-NatenTë gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që figurojnë në “listën e zezë”, të cilëve iu revokua e drejta për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë emëruar në detyrë gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, pothuajse të gjithë me propozim apo me mbështetjen direkte të ish-Kryeministrit Berisha.

Ajo që bie në sy, përtej çdo lufte politike është fakti që shumë prej tyre, gjykatës të Gjykatës së Lartë apo prokurorë, janë emëruar në fakt vetëm në 3-4 muajt e fundit të qeverisë së kaluar, kur ka pasur çuditërisht një bum emërimesh në pozicionet e larta të sistemit të drejtësisë.

Lexo.al ka zbardhur të gjithë aktet me të cilat gjykatësit që figurojnë në listën e zezë të Ambasadës Amerikane janë emëruar në detyrë:

Vitore Tusha – Emëruar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese me pëlqim të ish-Kryeministrit Berisha, në 11 shkurt 2008, VENDIM Nr.158, datë 18.2.2008

Besnik Imeraj – Emëruar gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me pëlqim të ish-Kryeministrit Berisha, në 11 prill 2013, VKM 51/2013

Gani Dizdari – Emëruar gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me pëlqim të ish-Kryeministrit Berisha në 11 prill 2013, VKM 51/2013

Mirela Fana – Emëruar gjykatëse në Gjykatën e Lartë në 14 prill 2009, përmes dekretit nr. 6133

Artan Broci – Emëruar gjykatës në Gjykatën e Lartë me bekimin e Berishës, falë dekretit presidencial nr. nr.8121, të datës 24.04.2013

Shkëlzen Selimi – Gjykatësi që ka gjykuar edhe dosjet e Gërdecit, 21 janarit dhe që liroi Lul Berishën, u emërua në detyrë në 17 qershor, me VKM 82/2011, me propozim të Sali Berishës – Lexo për biografinë e Selimit – http://lexo.al/lul-berisha-u-lirua-nga-gjykatesi-qe-mbylli-gerdecin-arkivoi-21-janarin-dhe-liroi-fullanin/

Artan Zeneli – Emëruar në gjykatën e lartë, me pëlqimin e ish-Kryeministrit Berisha në 22 gusht 2012 – VKM 106/2012

Adriatik Llalla – Pasardhësi i Ina Ramës, prokurores së etiketuar nga Berisha si “lavire bulevardi”, u emërua në detyrë në 7 dhjetor 2012, me pëlqimin e ish-Kryeministrit. Gjej vendimin VKM 49/2012

Rovena Gashi – Emëruar prokurore në 31 maj 2013, me dekret të presidentit Nishani (komanduar nga ish-Kryeministri Berisha). Dekreti – 8737/2013

Artan Lazaj – Emëruar në 12 mars 2012, nga Presidenti me vendimin 7846

Saimir Bahiti – Emëruar prokuror në datën 17 nëntor 2008, me dekretin 5937 të presidentit Topi

Petrit Fusha – Emëruar kryeprokuror i Tiranës në datën 23 korrik 2013, në kohën e tranzicionit të qeverive. Emri i tij është përfolur më përpara për lidhje kriminale –http://www.gazetatema.net/web/2013/07/23/kryeprokurori-i-tiranes-nje-njeri-i-perfolur-per-lidhje-me-krimin/

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kush i emëroi gjyqtarët e listës së zezë të SHBA-ve?”

  1. Lugati says:

    kush e boni listen????? cin takoj luja nji dite perpara???????

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Çmontimi i berishizmit detyre paresore per nje drejtesi te pavarur !

  3. jonatravel says:

    Artan Brocin e ka emeruar Jozefina. Eshte direkt i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *