Llalla, presion dhe shantazh ambasadorëve: Më kërkuan arrestime VIP, bisedat i kam të regjistruara

LU-LLALLANë kulmin e tensioneve mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit Donald Lu, kryeprokurori ka zbardhur edhe një detaj. Sipas tij, disa ambasadorë i kanë kërkuar në zyrë arrestime të disa figurave të rëndësishme të politikës.

Llalla tha në Opinion se nuk mund t’i thoshte emrat, por bisedat janë të regjistruara si rrjedhojë e protokollit. Kryeprokurori tha sot se për këto ndikime ai ka njoftuar presidentin, tek i cili ambasadorët nuk e kanë pranuar ndërhyrjen. Por Adriatik Llalla tha se këto biseda i ka të regjistruara.

“Disa ambasadorë më kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend. Ambasadori nuk sjell fakte, nuk është një oficer policie. Për hir të etikës profesionale nuk mund të deklaroj emra. Bëhet fjalë për ministra, ish-ministra dhe të tjerë. Ata nuk mund të sillnin prova, ishin kërkesa mbi bazë opinionesh. Për këto kam njoftuar Presidentin e Republikës i cili ka marrë kontakt me ambasadorët në fjalë duke i shprehur shqetësimin.  Një pjesë e tyre nuk e kanë pranuar ndërhyrjen e tyre. Por Prokuroria e Përgjithshme mban të regjistruara çdo takim të Kryeprokurorit” – tha  Llalla në Opinion.

Llalla shkoi më tej duke akuzuar ambasadorin Lu se ka ndërhyrë për të mbyller cështjen e Bankers Petroleum.

“Një biznesmen i njohur më tha ta mbyllja hetimin për dëmet e shkaktuara nga Bankers, sepse ngjarja ishte aksidentale. Nëse nuk e bëja një gjë të tillë, biznesmeni më tha se në zyrë do më vinte ambasadori amerikan. Të nesërmen më erdhi cuditërisht Donald Lu që më kërkoi të mbyllja hetimet nën pretekstin se largohen investitorët” -tha Lu, i cil ritheksoi se këto takime janë të dokumentuara dhe regjistruara.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...