Meta: Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë, ku u zgjodhën delegatët për në Konventën Zgjedhore të Bashkisë Tiranë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari si edhe drejtues të strukturave të LSI-së në këto njësi të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti, Ilir Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është një lokomotivë integruese për vendin përmes përkrahjes, përmes nxitjes së reformave të qëndrueshme që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë. Përmes përkrahjes, përmes nxitjes së reformave të qëndrueshme që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka nevojë për qetësi, ka nevojë për normalitet, ka nevojë për arsye, ka nevojë për debat, por jo për sherr e konflikt pafund. Ndaj njerëzit e duan LSI-në, sepse e shohin si një forcë të madhe të stabilitetit të vendit, të normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është alternativa më e mirë për vendin dhe për qytetarët.

“Unë kam bindjen maksimale që LSI është alternativa më e mirë sepse LSI ofron stabilitet, ofron mirëqenie, ofron bashkëpunim, por mbi të gjitha LSI është pranë qytetarëve”, – deklaroi  Braimllari.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u shpërndanë kartat për 700 anëtarësime të reja në njësitë administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Meta: Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund”

  1. fakti says:

    mire e ke.

    Shqiperia qe te perparoj duhet qe ca si puna jote ti coje te shtate penxheret.

    1. Arben Patoku says:

      qe ne te ngopemi me fryme duhet qe ti o like hajduti te mos na harxhosh me oksigjen. Vodhe floririn Shqiptar per te ndertuar parti dhe me e keqja eshte se nuk te mjaftonin por doje edhe 5,000 euro per nje pune dhe per kete vure ne si seksere Elona Gurin dhe padyshim dibranen kokemadhe. Rrace bastardesh!! te fala Elona Gurit, se shpejti…..

  2. Kujtimi says:

    Sasha i rezikshem je i plase buzen qeveris keto vite nuk e le nje dit te punoi e qet

  3. Kujtimi says:

    Shum i keq je Like Floriri

  4. Kujtimi says:

    Sasha i rezikshem je i plase buzen qeveris keto vite nuk e le nje dit te punoi e qet . Ja ke fut ujin nen rogos . Nuk e haron SALEN kollaj ti

  5. Tajari says:

    Ky person duhet ta kete emerin ILIR SHIT

  6. Sokol says:

    Shqiperia ka nevoje per drejtesi dhe ndeshkim te korruptuarish se ndryshe vjedhja do vazhdoi pafund po nuk u ndeshkua o kryehajdut

  7. Toni says:

    Ne burg hajdut me ze dhe figure. Shqiptaret nuk harrojne. Ti dhe organizata jote mafioze jeni kanceri i atij vendi

  8. Bardhi Tolabi says:

    O popull!
    Mos e besoni kete ujk,i cili ju sillet si qengj.Ky aleancat i nderon si mbreti grate e gjithmone eshte ne sherbim te Sali Berishes.Per te fituar kapital politik ne popull,ju kundervu Fatos Nanos,i cili e meritonte kundervenien sepse i tille ishte.Por kur u shpor Nanua,ky i “larguari”,i mbeshtetur ateher edhe prej meje,nuk u rikthye ne partine qe i “sherbeu” me pare edhe pse ai qe e kish “detyruar’ te largohej u largua vete.Pra fitoj nje elektorat te majte, e beri aleance me Sali Berishen,gjoja per interesa kombetare.I punesoj nje pjese te votuesve te tij,duke ju ngrene buken te djathteve,sepse fitoj 5 perqind te votave dhe mori 40 perqind te vendeve ne administrate,ju beri “yzmetin” atyre,duke i mesuar si te vjedhin e te “ndihmojne” dhe “ustane”.Vodhi me ze e figure,por e mbrojti Saliu,sepse i binte qeveria.Kur po vinte fundi beri aleance me Ramen dhe ky vetem per te mposhtur Salin i beri leshime te medha ne zgjedhje,duke i lene zona te lira,bile i beri deputet ne listen e PS-se edhe Spartak Brahon.Perseri tasni eshte koha te fitoje aleance djathtas,po e “shan” qeverisjen e Rames,pa thene nje fjale se si kane qeverisur ministrat e tij,po i “flet” popullit,po i “qan’ hallet atij,si nje plak i mocem qe i qan zemra per ta….
    Nuk ka me te poshter se Ilir Meta.Ndonjehere me duket se eshte me i poshter se Sali Berisha,sepse po te mos sillej keshtu Ilir Meta,Sali Berisha dhe lukunia e ujqerve te tij bandite do te ishte mbrapa hekurave.
    Me miore djepi bosh se sa Ilir Meten ne te,keshtu i perkufizon populli te tillet…
    Asnje vote per LSI-ne,asnje vote Ilir Metes vete.Keshtu do e shpetojme Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *