Partizani, Genc Tomorri: Do marrim të gjitha masat për mbarvajtjen e ndeshjes

3 Shkurt 2017, 18:35Sport TEMA

Drejtori Sportiv i Partizanit, Genc Tomorri, në një pronocim për “News 24” është shprehur se ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet në “Selman Stermasi”.

Tomorri theksoi se Partizani do të marrë të gjitha masa për mbarvajtjen e këtij takimi.

“U arrit bashkpunimi që Partizani të luajë në Tiranë. Nuk është asnjë privilegj pasi në historikun e vet Partizani ka luajtur në Tiranë. Është një ndeshje futbolli dhe ne aktorët duhet të marrim të gjitha masat për mbarvajtjen e këtij takimi.Të gjitha marrveshjet janë kryer sipas rregullit. Çdo gjë shkoi mjaft mirë. Nuk ka asnjë arsye që të mos zhvillohet, mjafton që bashkpunimi të jetë i mirë. Ndeshja do të luhet të dielën në “Selman Stermasi”. Nuk ka asgjë që ndeshja të mos luhet në kryeqytet” u shpreh Tomorri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje