Piktori vizaton Kosovën…

3 Shkurt 2017, 10:54Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Edi Rama sërish ka gjetur kohë të vijë në Prishtinë për të luajtur rolin e tij të ri, të vjetër: të llafazanit që luan me ndenja të njerëzve, të aventurierit me dije të kufizuar për rrethanat politike në Kosovë, të arrogantit që i di të gjitha dhe nuk thotë asgjë thelbësore, përveç rrotullimit të fjalëve, retorikës boshe, krekosjes së pandërprerë. Me guximin e pafundmë të manipuluesit ai ua sqaron shqiptarëve të Kosovës historinë, raportet me Serbinë, luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, të Dytën, luftën e Kosovës të viteve 1998/99, periudhën e pasluftës, heroizmat e Hashim Thaçit. Pa Hashim Thaçin s’do të ekzistonte Kosova, ndërsa pa Edi Ramën nuk do të ekzistonte kronist tjetër që do të na e shpjegonte të kaluarën e Kosovës dhe veprat e madhërishme të Thaçit dhe shokëve të tij.

Kosova të cilën e vizaton Edi Rama nuk ekziston. Ai mund të shtiret se po e ndihmon Kosovën me paradat e tij televizive, por në thelb ai vetëm po nxit urrejtje në mesin e njerëzve të arsyeshëm në Kosovë, të cilët nuk kanë aspak nevojë që të vijë Rama me brushë e kamxhik nga Tirana dhe t’u tregojë shqiptarëve të këndejmë se cilët janë heronjtë e tyre.

Ka bërë këso përpjekjesh disa herë Rama dhe ka nxitur vetëm reagime negative. Për shembull kur mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe foli për historinë bashkëkohore të Kosovës pa e përmendur Ibrahim Rugovën. A mund të imagjinohet një politikan kosovar që shkon në Kuvendin e Shqipërisë, flet e flet e nuk e përmend Ismail Qemalin, Fan Nolin dhe Luigj Gurakuqin? (Madje kosovarët e përmendin edhe Ahmet Zogun, ndonëse forcat e tij kanë vrarë patriotë të Kosovës).

Këto lojëra politike të Edi Ramës për qëllime të nëntokës politike të Prishtinës mund t’i kushtojnë shumë qytetarëve të Kosovës. Anëtarët e kësaj nëntoke, siç pati shkruar para disa muajsh revista britanike «Economist», janë në panik – nga dora e drejtësisë ndërkombëtare, nga mallkimi i viktimave që i kanë marrë në qafë gjatë dhe pas luftës, nga emancipimi politik dhe hakmarrja e votuesve në zgjedhjet e ardhshme.

Krekosja e pandërprerë e Edi Ramës me një nacionalizëm të falsifikuar i shërben edhe agjendave të politikanëve të Beogradit, të cilët do të donin të provokonin një konflikt në Kosovë me qëllim të ndarjes së Kosovës. Që kryeministri i një shteti si Shqipëria bëhet pjesë e lojërave të ndyra të sokakëve të Prishtinës duhet të jetë arsye për alarm gjithëkombëtar.

Ndërsa Edi Rama vizaton Kosovën me dinakëritë e tij politike, Shqipërisë i është zënë fryma nga krimi, droga dhe prokurorët e gjykatësit mafiozë. Më shumë shqetësohet për të ardhmen e Shqipërisë ambasadori amerikan se sa shefi i qeverisë shqiptare. Studiot e ondulimit televiziv të Prishtinës nuk janë vendi i duhur për brohoritje patriotike. Punë më e hairit do të ishte nëse Rama do të merrej me avionët italianë që aterrojnë në bregdetin shqiptar për t’u pajisur me drogë. Mediat italiane raportojnë rregullisht për këtë situatë të tmerrshme. Së fundi një oficer i lartë i policisë së Shqipërisë ka kërkuar azil në Zvicër – i frikësuar nga hakmarrja e qeverisë së Edi Ramës. Oficeri thotë se ka zbuluar drogë në veturën e ministrit të Brendshëm.

Në korrik të vitit 2015, në vlugun e ardhjes së refugjatëve në Europë, shqiptarët e shtetit të Edi Ramës zinin vendin e dytë si azilkërkues në Gjermani – pas sirianëve. Ndërsa në vitin 1990 në Shqipëri jetonin 3,2 milionë banorë, tani jetojnë rreth 2,8 milionë. Që nga rënia e regjimit komunist çdo i treti shqiptar ka emigruar nga vendi i tij – përkohësisht apo përhershëm. Gjysmë milioni shqiptarë jetojnë në Greqi dhe mbase mbi gjysmë milioni në Itali. Nga janari deri në tetor 2016 në Gjermani kërkuan azil 13’500 shqiptarë. Aparati i drejtësisë është vetëm sinonim i një grupi të organizuar mafioz, që nuk ndan drejtësi, por shkakton tragjedi e padrejtësi në kurriz të shqiptarëve. Para disa javësh një grup ekspertësh nga Gjermania dhe Austria e akuzuan kabinetin e Ramës për shkatërrim të shtratit të lumit Vjosa, ku firma turke po mendojnë të ndërtojnë hidrocentrale.

Këto janë vetëm disa nga problemet e mëdha të Shqipërisë, me të cilat do të duhej të ballafaqohej një qeveri serioze. Një kryeministër joserioz si Edi Rama, të cilit më shumë i pëlqen të pozojë se sa të punojë, shpëtimin e vetëm kujton se e gjen duke fryrë gjoksin nëpër studio televizive. Serbia ka shkaktuar katër luftëra në Ballkan dhe aktualisht po negocion anëtarësimin në BE. Përtej konspiracionit se BE është proserbe, fakti se Shqipëria stagnon vazhdimisht në rrugën e integrimeve europiane tregon në radhë të parë dështimin kolosal të klasave politike të Tiranës që nga rënia e komunizmit.

Në vitin 1996-97 Sali Berisha synonte të shkaktonte tensione në Kosovë, duke kërkuar që shqiptarët e Kosovës t’i bashkoheshin opozitës së atëhershme serbe për të demokratizuar Serbinë, ndërsa sot Edi Rama luan valle pseudopatriotike për të larguar vëmendjen nga katandisja e Shqipërisë, ku gazetarët gjobëvënës dhe prokurorët e gjykatësit janë milionerë nga bashkëjetesa me një «elitë» politike që s’njeh gjë tjetër përveç se etjen dhe urinë e pafundme për të gllabëruar çdo resurs.

22 komente në “Piktori vizaton Kosovën…”

  1. Rilindasi i Zhgenjyer says:

    Se per ca foli ky analizti..dhe se cfare tha konkretisht..nuk e merr vesh njeri…!!

  2. Nje Prishtinas ne Tirane.... says:

    Roberti e paska pas fiksim Ramen,edhe vetem po te kaloje neper Kosove Rama pa fol fare e ka gati nje shkrim ?

    Po mjaft o berllog,se vetem sa tregon mllefin me ket sjellje,jo se fiton lexus apo te shtohet vlera,perkundrazi. Bej pak pushim.

  3. Shqip says:

    Enverit i ka ngel qejfi qe nuk po i ecen projekti i kombit kosovar. Si perfundim kombi i tij imagjinar eshte ai bashke me dashnoren e tij titiste Matoshi.

  4. €piriiiiii says:

    O Robell….. ku jeton ti mo Njeri ku jeton ti mo Rob Hell. Nuk eshte FAJI i Rames per gjith kete katraur per kete Han pa Porta qe eshte bere Shqiperia. Ti Akuzon Ramen per gjithcka edhe per STANDARTIN qe ai vendosi karshi Serbise ku askush nuk Guxonte tu thoshte Realitetin se Kosova eshte Shtet i PaVarur. O Robell ti ke shum te Drejte per Ekonomine, Emigracionin, dhe Azilet. Korrupsionin Galopant gjithkund ne Polici ne Gjykat ne Pokurori Edhe per shume Çeshtje te tjera por duhet te Dish te Kuptosh Dicka. Vetem tani ka filluar 1 Perqasje Tjeter ndaj Popullit dhe gjerat kan filluar te levizin te Trubullohen sepse po nuk u Trubullua nuk Qartesohet. Ne Shqiperi Korrupsioni ka Ndertuar Sistem dhe ka Bllokuar Gjithcka. Fale E.Rames dhe Kabinetit te tij shume gjera po ndryshojne natyrisht qe kerkohet pak Koh derisa te shohesh Rezultatet. Prandaj mos u be Patetik dhe i Peshtire mos e Erreso gjykimin por Shkruaj Realiteti..

  5. ee says:

    Enver Robelli! e paske futur preshin ne bythe! Fluturo tani!

  6. WEB1 says:

    Sakte enver robelli !kam kohe qe shkruaj ne komentet e mia qe politika e jashtme e edi rames i ngjan nje cirku fokash .Te jete valle vetem kosovaret qe qahen nga politika e tij e jashtme ? JO !me thoni nje vend qe ka perparuar ne marredheniet me shqiperine ne rajon ,,,,as edhe nje njeri .Me mire te nise ditmir bushatin ,qe me duket me i paqte ,dhe me i shkathet ne disa situata se sa vetveten

  7. loreta says:

    Ky shkruesi Rreqebulli a s’di si e ka llagapin, na mbushi mendjen me ato qe shkruan. Po çfare te ka bere ty Edi Rama te ka q..nenen? Se psh une , me sa di nga tropojanet, Sali Berishes i ka q…nenen Karaxhiçi dhe doli Saliu, por ai nuk ndihet e nuk e shan Karaxhiçin, po ty? Ti duhet te kesh nje sebep ose je i çmendur. Megjithate se tani e lexova mire emrin, o Enver Robelli, e gjete dhe kur te shkruash, kur Adriatik Llalles se Shqiperise i kane bere presion ambasadori amerikan qe te arrestoje te semuret e krimeve dhe politikes shqiptare e ai i kthen pergjigje se s’ka prova! Prandaj ti me sa duket qenke nje prove per Adriatikun. Mos e ler vetem, shko ndihmoje mbase na nxierr nga ky siklet se paske pene te forte dhe prova te forta.Dhe tani, Robelli, gezuar diten e Valentinit per te te embelsuar pak se e shoh qe je shume i trishtuar: ke nje Shqiperi te tere ne kurriz.

  8. saliu says:

    Amani mos i botoni keta budallalleqe sepse na moret kohen qe e kemi te cmuar dhe te orientuar vetem per te mencurit. Lereni kete “mendje ndritur” te masturbohet me idete e tij dhe te mos na kopanisi trute me marrina. Kjo eshte analiza e marrinave qe i sherben kokebosheve. Ky analist kerkon te na mbushe mendjen se proverbi shqiptar “Cfare uji i ke dhene gomarit” eshte i vertete. Analiza ka ne thelb lejtmotivin “Hyp se te vrava, zdryp se te vrava” Beni palle me trute tuaja o te marre dhe mos na besdisni se na cuat kohen dem duke ju lexuar.

  9. Gjakovari says:

    O Enver Robelli, falenderoju Mero Bazes që megjithate të lenë hapsirë të shfryhesh në Gazetën më të lexuar ndaj të madhit Edi Rama. Edi për ty është Kolos. Të gjithë shembujt denigrues që merr më sipër janë aq të pasaktë sa që e faktojnë intelektin tënd dhe miopinë që nuk të le të shohësh dhe të rezonosh, sepse ora dhe koha t’u kanë ndal që nga koha e ekspozesë dhe mos përmendjes në Kuvendin e Kosovës së më të dashurit tënd.

  10. Para Laci says:

    O Enver, ti thua qe Rama ka dijeni te limituara per situaten ne kosove por ti me sa duket paske dijeni te limituara per situaten ne ballkan. C’te keqe ka per kosoven nqs Rama thote se ne rast lufte midis serbise dhe kosoves shqiperia do nderhtyje?
    Apo anasjelltas nqs Thaci i thote Grekut se shqiptaret e shqiperise nuk jane vetem ne rast lufte?
    Takimi ne bruksel midis pales serbe dhe kosoves shkoi keq qe mund te thote se serbia mund ti kete bere presion kosoves qe te beje si te thote ajo ose ka lufte… Ne anen tjeter shohim Tsipras te takohet me Vucic ne beograd. Atehere cfare problemi ka nqs Thaci dhe Rama takohen ne Prishtine? Po pati lufte, i vetmi shpetim per shqiptaret eshte qe te gjithe te perfshihen ne lufte sepse vetem keshtu Europa s’do kishte rruge tjeter por te nderhyje ta parandaloje perpara se flaka te perhapet ne te gjithe ballkanin.

    Ne shkrimet e tua ti i ben me shume analiza shqiperise sesa kosoves dhe ne nje kohe kir Greqia dhe Serbia po bashkohen (te pakten sa per sy e faqe) do ishte akoma me keq nqs Thaci dhe Rama nuk do u bashkonin. Gjene me te mire qe mund te bente Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia ne kete moment eshte te sjelle mbrapsht te gjithe ata qe kane shkuar te luftojne ne Siri qe ti kene gati ne rast lufte.

  11. Ha ha says:

    Ky eshte “Andi Bushati” i Kosoves. Ky e ka fiksim Edi Ramen.
    Interesant jabe keta analistet e kosoves. Del nje zyrtar Serb dhe thote qe ne kishim spiune me shumice ne kosove deri edhe ministra, dhe analet e kosoves nuk merren fare, po rrine e kruhen me politikanet Shqiptare. Fajin e ka Edi Rama qe shkon ne kosove. Rri me mire si Sal Berisha shiti nafte serbit dhe bej ca lek.. se ashtu ta dine per nder pastaj dhe te thone burrei mire.. ha ha haaa

  12. drenica says:

    Po ti cfare perfaqeson mor fytyre e ndyre.? . Ti je pjelle serbi , ndryshe nuk ka si spjegohet urrejtja jote per Edi Ramen. Po ku je ti ne gjendje te vleresosh intelektin e Edi Rames mor torobello, ti flet me gojen e sali serbovicit. Ti nuk i duhe äs dreqit dhe jo me Kosoves.

  13. Rrok cubi says:

    Ule pak pazarin ,o Re~bole,po kush je ti qe i ke mush mendjen vetes se perfaqson Kosoven dhe opinionin e popullit te kosoves,po kush je ti qe krahason Rugoven me I.Qemalin,po kush e can Ka…,per opinionet tuja,po ti kujton se duke u perdredhur ne karriket Karjan Canit,sikur je keq me majsell,qe ne fakt majasellin e ke ne goje,do te behesh me zor person interesant,ju lexoheni shume shpejt dhe shqiptaret e dine shume mire kujt i sherbeni,prandaj nuk shqetesohet njeri per ju.

  14. Bogonica says:

    Me duket gabim nje shifer.Ne vitin 1990 Shqiperia kishte me shume se 3.2 miljon banore.Nuk jam i sigurte per kete, nuk me kujtohet se kur eshte bere regjistrimi i fundit(para 90-es) dhe sa ishte rritja natyralew vjtore e popullsise.Lidhur me artikullin,ky gazetari Robelli kerkon te beje “origjinalin’ me duket mua.

  15. anamaria says:

    Erobelli nuk mund te jet ndryshe …si i jati dhe i biri…agjent serbe.

  16. Guri says:

    O Robell! A mund t’u thuash Kosovareve dhe gjithe shqiptareve se çfare sakrifice ka bere I. Rugova per Kosoven qe te mund te krahasohet me Ismail Qemalin etj.? Kur populi i Kosoves luftonte e vritej ai “hante pershesh” ne sahanin e Millosheviçit. Apo mos do te na e shnderrosh ne hero edhe ish-kryeministrin e tij “ne ekzil”, ate emerharruarin, se vodhi pak nga parate e kosovareve ne Zvicer? Kam shume per te thene, por po e le me kaq.

  17. timo says:

    Ne këndej nga anët tona, o Robell themi :Pirdh,pirdh se shfryhesh.Nuk e di se si i thonë andej nga anë tuaja, e para.E dyta: Bolet e Edit janë më inteligjente se koka jote dhe e treta, ndëroi syzet se të është ritur shumë numëri dhe nuk sheh asgjë rreth teje.

  18. suzana says:

    Ju mund ta urreni kete Rrobellin…por te gjitha qe i thote jane te verteta. Jetoj ne Perendim, por kam mundesi ti ndjek te gjitha kanalet e Shqiperise (edhe Kosoves), dhe ne cdo lajm ose program invormativ ne Shqiperi flitet vetem per drogen, kanabisin, politikanet qe ia fusin njeri-tjetrit, gjyqtare te korruptuar, kryebashkiak te korruptuar e kurvar, ministra te korruptuar, prokuror, gazetare…Dikush thote qe nuk eshte faji i Rames! ky qeverise qe 3 vjet dhe ka mundur ta ndryshoj Shqiperine, por e beri edhe me lesh se qe ishte. Sapo erdhi ne Pushtet filloi me pompozitet duke rrethuar me forca te medha policie Lazaratin qe deri ateher njihej edhe nga Bota si fshat kanabisi, dhe cfare ndodhi pastaj, gjithe Shqiperia u be Lazarat, turp, dhe vetem turp, ju qe e komplimentoni, duhet te turperoheni nga vetja juaj.
    Per fund dua te them se u pata gezuar shume kur iku Sali Berisha, shpresoja shume ne kete Pikturuesin, shummeee keq.

  19. LAJMI FUNDIT says:

    Mbas dy oresh nga perfundimi I mbledhjes se Keshillit te Sigurimit,Meta & Nishani arestuan Balilin !

    1. suzana says:

      ashtu pra…futja kot,

  20. clear says:

    Fole prape to Robo! Serbet per ty nje apartament ne Beo! Pleher! Don’t touch the Albanian Prime Minister!

    Thjeshte i keq! Muri Ra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje