Rama: Shqipëria e Kosova, gati t'i përgjigjemi Serbisë nëse cenon 1 centimetër të territorit tonë

3 Shkurt 2017, 00:25Rajoni TEMA

“Nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen”.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Debatit” të gazetarit Baton Haxhiu, ku ishte i ftuar së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria dhe Kosova janë promotorë të paqes në rajon, por nëse cenohen, do të mbrojnë sovranitetin territorial.

“Shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial. Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i çojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi ç’u bëjmë. Por nëse duan të cenojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se provokimet e Serbisë janë shpërfaqje e një ideologjie të prapambetur. “Praktikisht çështja e territorit të Kosovës është mbyllur ditën kur është firmosur pavarësia e saj. Të dy vendet tona janë vendosmërisht krah për krah për të promovuar paqen. Janë krah për krah edhe për të mbrojtur integritetin.

Nuk ka shans që Kosova të cenohet qoftë edhe në një centimetër katror të territorit të saj. Ai mur nuk është se sfidon realisht sovranitetin e Kosovës. Është shfaqje brutale e një ideologjie shumë të prapambetur. Jam i bindur që pavarësisht si do të dalë në fund kjo histori, nuk është e tillë ku pala tjetër duket mirë. Ne jemi në anën e duhur të historisë, dhe e duhura është ana e urës, jo e murit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka thënë se muri dhe provokimet e Serbisë janë për keqardhje dhe se shqiptarët nuk duhet të bien pre e tyre, por të vazhdojnë rrugën e tyre për të ndërtuar paqen. “Besoj që shfaqja e këtij muri absurd, apo e atij treni absurd, janë shfaqje të një makthi që nuk është i yni – është i fqinjëve tanë. Janë shfaqje që shkaktojnë keqardhje. Janë fqinjët tanë që janë për të ardhur keq që shfaqen në forma të tilla dhe deri në nivelet me të larta kapen për të ndërtuar një politikë që nuk i duhet dreqit, lëre më popullit serb.

Ne duhet të vazhdojmë t’i besojmë rrugës sonë. Këto shfaqje nuk tregojnë se paqja që kërkojmë është e gabuar, por se nuk është e lehtë. Nuk cenojnë dinjitetin e shqiptarëve, as integritetin e Kosovës, as imazhin pozitiv që shqiptarët kanë ndërtuar që nga momenti i parë i ndërtimit të shtetit në Kosovë. Ndaj unë besoj që ka një konsum të tepruar të këtyre ngjarjeve deri në histeri, për të nxitur imagjinatën e një konflikti të mundshëm, që nuk është i yni. Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën nuk do të çlirohet nga ky makth”.

Rama “thumbon” Vuçiç: Ishe me ekstremistët dikur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në “Zona e Debatit” ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç duhet të mos vizitojë ekstremistët në Serbi dhe të mos shqetësohet kë viziton ai në Kosovë. Rama iu përgjigj akuzave të Vuçiç se duke vizituar selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vizitoi ekstremistët.

“Vuçiq të ketë kujdes të mos vizitojë ekstremistët, se pastaj u kujtohet njerëzve se ka qenë me ata. Ndërkohë unë vizitoj miqtë e mi. Ai i quan ekstremistë, ne i quajmë çlirimtarë”, ka thënë Rama, duke folur për komentimin që Vuçiç i bëri vizitës së tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka deklaruar se urdhër arrestet e Serbisë për “çlirimtarët e Kosovës” e vënë në dyshim synimin europian të Beogradit zyrtar, duke theksuar se do të kërkojnë pandalur që ato të hiqen një herë e përgjithmonë.

“Çfarë lidhje ka Beogradi me Europën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pafajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish­Jugosllavinë. Shpresoj që javën e ardhshme Ramushi do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë që ne do të kërkojë pareshtur që të gjitha shtetet e Europës të fshijnë ato urdhër arreste të Serbisë”, tha Rama.

29 komente në “Rama: Shqipëria e Kosova, gati t’i përgjigjemi Serbisë nëse cenon 1 centimetër të territorit tonë”

  1. L says:

    E Leni popllin pa bree ne by the dhe me Barkun bosh,dhe doni me bo dhe si trima tani,o gjakpirsa te ndyre

    1. Komandant Buzhala says:

      Te rralle do jene ata qe do shkrepin arme per kosovaret. I morem vesh cfare muti jane.

      1. tfgs2 says:

        Rroftë Greqia

        1. kd says:

          Rrofte jevgjiteria tingellon me bukur e me realiste

    2. €piriiiiii says:

      Si Vuqiqi Daqiqi Nikoliqi Rama Thaqi Mustafa etjetj sua rras kush. Ligjin e ben me i Forti. Praktikisht USA&Rusia. Keta me siper bashke me Ne e Serbet jemi thjesht mbushsa topi. Zoti na shpetofte te gjithve si Ne dhe Serbet nga Ora e Keqe, Ora e Luftes.

  2. K0¢eva®i shqiptar says:

    Do e ndalim serbin me BMW X5 ??.

  3. alphade says:

    C’ jane keto marrezi qe thuhen nga qeveritaret e dy shteteve ?!

  4. ABC says:

    Nuk e tha per ty o L…

  5. Lali says:

    Me e plote deklarata do te ishte : mos ju afroni kosoves se do ti themi botes se po na ngacmoni se ne o rama nuk kemi as ushtri dhe as arme e lufta behet vetem me to dhe organizim perfekt jo me llafe

  6. koha jone says:

    Keto pune i zgjidh Europa dhe Amerika , ka thene Qeveria e Kosoves , Ne nuk kemi nevoje per Tiranen , por Rama perseri shkon dhe flet per Kosoven , pasi nuk po rreshtin se foluri , per heshtjen e Rames . Kosovaret e duan Tiranen ,vetem ne raste kur i kanoset ndonje rrezik . Sa po lirohen fillojne dhe fluturojne me bisht prasi . KOSOVA PA BASHKIMIN ME SHQIPERINE ,DO TE MBETET GJITHMON E DOBET

    PS. Rramushin ne burg ,e duan me shume Thaci me shoke .

    1. Toni KS says:

      Vetem me fjaline e fundit ja ke qellu. Tjerat i ke gabim.

  7. Qytetar says:

    Bravo Kryeministri Rama.
    Je gjithmon me mëndje të kthjellët.

  8. Klimax says:

    Paqja nuk promovohet kur ne vitet e fundit, mbas “pavaresise”, vazhdohet nje spastrim etnik ndaj popullsive jo shqiptare dhe akoma me keq, jo myslimane ne Kosove!
    Paqja nuk promovohet duke patur ne axhenden e perditeshme propaganden nacionaliste, duke mbrojtur “patriotet” qe akuzohen per krime lufte e korrupsion, duke shprehur urrejtje ndaj fqinjeve, duke deklaruar banalitete historike dhe duke mbajtur nder duar e Facebook flamurin e “Shqiperise se Madhe”!
    Paqja nuk promovohet duke u shprehur se “jemi gati ti pergjigjemi Serbise ne qofese ajo prek 1cm te territorit tone” kur Kosova nuk eshte as pjese e Republikes se Shqiperise dhe sigurisht as “tendja”!
    Ne 1999-en nuk deklaruat dicka te tille, packa se Kosova ishte ne lufte, packa se NATO i shpalli lufte Serbise, packa se nje milion kosovare lane shtepite e tyre dhe u strehuan ne Shqiperi!
    Cfare ka ndryshuar nga atehere? Mos valle u fuqezuat me shume ekonomikisht e ushtarakisht, mos valle keni me shume se nje vend “mik, vella dhe aleat” sic ka deklaruar Rama, mos valle NATO perseri e ka vene “me shpatulla pas muri” Serbine, mos valle BE eshte si ajo e vitit 1999 apo mos valle Rusia eshte e njejta e 18 viteve me pare?

    1. Dean says:

      A thua se të plasi menderja ty,për popullsit e tjera?! Hipokrit i lindur je o Klimax!

    2. ec aty says:

      Pisoglendi Karmars,shko laj bythen se ke pune ne darke o IDIOT trupeshk ? ? ?

  9. Lugati says:

    ec aty lugat ..derisa te sillesh kshu per politiken e jashtme ene une jom me ty…ene ti sqarojme gjonat derisa sulmon greko serbet…jo ne politike kombtare

  10. Mazllëmi says:

    Pordhë, pordhë, pordhë dhe….përsëri pordhë alla shqiptare…(???!!!) Prandaj shqiptarët, janë brekëgrisur…! Me çfarë do t’i luftosh serbët, mor gomar gjatosh, me “dyfeqe me gjalmë”, apo me peshkarexha…! Jepi, jepi, fryji tollumbaceve, sepse ka (shumë) gomarë injorantë, që u pëlqen era e pordhëve të tollumbaceve të tua…! Hahahahahahahahaaaaaaa….”shkrihet” bota me neve, por…ne avazin tonë…”të Kombit të lavdishëm”, por….brekëgrisur…!

  11. o klimax says:

    Apo mos valle ke mesuar rastesisht shqip?

  12. korcari says:

    A do ta ndaloje perendimi kesaj radhe Serbine? Trump nuk eshte shprehur akoma.

  13. Edhe ti says:

    E thashe ne komentet e kaluara qe do jeni budallenjte me te medhenj o shqiptare ,qe do merrni iniciativen te lini kockat per keta sharlatane. Qe shqiperia eshte e lidhur me kosoven kjo as qe diskutohet ,dhe qe ne rast nevoje ajo do pergjigjet ,,,perfundimin nxirreni vete ,,,,do jete masakra e shekullit ,dhe i vitit qe sa po filloi .Kur thoshte i ndjeri ndrek luca ,,cakenjte nder male do qeshin me ju

  14. Ciceron says:

    Mazllem koke palari Kosova dhe Shqiperia ka luftetare dhe ata nuk jane brekegrisur si ty qe ke frike nga hija tende. Kurre nuk mund te fitojne as Serbet dhe greket me Shqiptaret. Ne Aganistan Amerika dhe me perpara Rusi lane eshtrat atje dhe nuk kishin as me shume arme se ne dhe as me shume male. Keto propoganda tregohu njerezve te tu se Shqiptaret e vertete nuk kane frike nga vdekja kete e tregoi lufta ne Kosove ku shume Shqiptare te Shqiperise si edh oficere te larte u bashkuan luftes kundra armikut me te eger te Shqiptarve Serbo-rusve te zbritur historikisht nga Karpatet dhe sot bejne politiken e spiunave te botes duke perfituar qe jane ortodox dhe spiuna te zellshem qe ne kohen e titos te Evropeanve ishte serbi ne Sarajevo qe vrau Francois Ferdinand ku edhe shpertheu me vone lufta e pare boterore pa harruar masakren me te madhe te Miloshevicit e cila ishte nje spastrim etnik. Kurre shikojme Shqiptare si ti Mekatare qe nuk duan vendin athere mbetet te hedhim ne plehra si edhe serbet.

  15. Kuq e zi says:

    Rama leri lloqet
    Serbia po armatoset dhe nuk i do per stoli prandaj firmosni mbrojtjen e perbashket me kosoven dhe nqs kosoves nuk ja lejojne ushtrine atehere ajo buxhetin e saj tja kaloi ushtrise shqiptare te pakten njehere te vetme duhet te jemi gati
    Mos harro serbia nuk e sulmon dot kosoven pa perçare shqiperine kujto 97-ten

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Cetnik Toma
    Keshtu thane serbet
    Merr djemte tu e luftonin mekosoven
    Po Mesa degjovs ne interviste thaci tha do merremi vesh me fjale.
    Lugati ne gjithsesi jemi nacionaliste.

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    Cetnik Toma
    Keshtu thane serbet
    Merr djemte tu e luftonin mekosoven
    Po Mesa degjovs ne interviste thaci tha do merremi vesh me fjale.
    Lugati ne gjithsesi jemi nacionaliste.

  18. fieraku NGA ferrasi says:

    Cetnik Toma
    Keshtu thane serbet
    Merr djemte tu e luftonin mekosoven
    Po Mesa degjovs ne interviste thaci tha do merremi vesh me fjale.
    Lugati ne gjithsesi jemi nacionaliste.

  19. fieraku NGA ferrasi says:

    Cetnik Toma
    Keshtu thane serbet
    Merr djemte tu e luftonin mekosoven
    Po Mesa degjovs ne interviste thaci tha do merremi vesh me fjale.
    Lugati ne gjithsesi jemi nacionaliste.

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    Cetnik Toma
    Keshtu thane serbet
    Merr djemte tu e luftonin mekosoven
    Po Mesa degjovs ne interviste thaci tha do merremi vesh me fjale.
    Lugati ne gjithsesi jemi nacionaliste.

  21. Bomba says:

    Si do ti pergjigjesh Serbise ti kur ushtria shqiptare nuk ka asnje armatim te luftoj? apo ja kris dhe shkon e jeton ne Greqi kur te vij dita qe Serbia te sulmoj shqiperine? Po e len qellimisht shqiperine pa armatim qe neser te mos jet e afte te mbroj vetvehten e saj nga Serbi apo Greku .Qenia e juaj kryeminister te shqiperise eshte tradheti kombetare e atyre qe te votojne.

  22. Mazllëmi says:

    I kam borxh një përgjigje @Ciceron-it, me “kokën e larë” në WC-të e Greqisë apo të Italisë (sepse në Shqipëri s’kishte as WC, por dhiste nga maja e kullës direkt në ajër “të pastër”…)…. Ciceron, përpiqu të mësosh historinë e vërtetë të shqiptarëve dhe jo përrallat e portaleve nacionaliste e të politikanëve, që të kanë dëndur kokën me gënjeshtra që të pëlqejnë… Kështu, do të jesh më i qetë, më tolerant dhe me këmbë në tokë dhe nuk do fluturosh me presh në bythë…! p.s. E ke vënë re…unë shkruaj shqip, ndërsa ti shkruan (të paktën) latinisht…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje