Sëmundja e pazakontë, djaloshi lëkura e të cilit po kthehet në gur

3 Shkurt 2017, 03:37Sociale TEMA

Mehendi Hassan është një fëmijë vetëm 8-vjeçar nga Bangladeshi, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë, që po e kthen lëkurën e tij në gur.

Si të mos mjaftonte gjendja e tij shëndetësore, atij i duhet të përballet edhe me braktisjen e plotë nga shoqëria, madje edhe nga pjesëtarë familjes.

Hassan jeton thuajse gjatë gjithë kohës i mbyllur në shtëpi, pa asnjë kontakt me njerëz të tjerë veç prindërve. Madje, edhe gjyshja e tij refuzon ta takojë.

Prindërit thonë se ai nuk mund të shkojë në shkollë, pasi pamja e tij frikëson fëmijët e tjerë.

Nëna e tij thotë se, kur ai ishte vetëm 12-muajsh, ata vunë re disa skuqje të lehta në trupin e fëmijës, por nuk i kushtuan rëndësi, duke menduar se qenë shkaktuar nga mushkonjat. Por, shpejt skuqjet u përhapën nga këmbët, në bark dhe brenda tri muajve, arritën deri në kraharorin dhe gishtërinjtë e Mehendit.

Tani, ajo i bën thirrje qeverisë që ta ndihmojë për ta dërguar të birin tek një mjek dhe që të mund të marrë një kurë të përshtatshme për gjendjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje