“Shigjeton” sërish Tahiri: Pushtetarët të japin llogari për çfarë bëjnë dhe jo çfarë flasin!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një takim me pushtetin vendor në Durrës tek Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ shpjegoi procesin e regjistrimit të popullsisë, por nuk la pas as akuzat politike.

Nisur nga deklarata dhe akuzat e fundit nga PD dhe LSI në drejtim të policisë së shtetit, Tahiri u shpreh se duam një Shqipëri ku pushtetarët të japin llogari për cfarë bëjnë jo cfarë flasin dhe se nuk do pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet.

“Shqipëria e llafeve ka nevojë për injorancë dhe errësirë që të mbijetojë, por ne nuk pajtohemi me këtë.

Procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës tjetër Duam një Shqipëri ku pushtetarët të japin llogari për cfarë bëjnë jo cfarë flasin.

Lutje për gjithë qytetarët, të deklarojnë adresën permanente.

Nëse nuk e deklarojnë adresën do ta bëjë shteti me penalitet. Të vendosur për ta nxjerre pjesën e Shqipërisë që është në errësirë, në dritë. Të mos ketë me qytetarë që nuk votojne se nuk kanë emrin në listen e votimit.

Nuk do pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet” deklaroi ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *