Taulant e Granit Xhaka, mes vëllezërve më të mirë në futboll

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Historitë interesante të futbollistëve janë të shumta. Disa për mënyrën si e kanë nisur karrierën në sportin më popullor, të tjerë për famën dhe kontratat disamilionëshe që kanë nënshkruar në moshë të vogël.

Të tjerë kanë histori me vëllezërit e tyre. Mes kësaj kategorie, janë edhe vëllezërit Xhaka, një prej të cilëve është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe tjetri në atë helvete.

“Gazzetta Dello Sport” ka bërë një renditje të dhjetë vëllezërve që kanë luajtur në nivelet maksimale dhe dyshja e parë është ajo e Xhakave, raporton Panorama Sport.

“Vetëm një gjë të përbashkët në karrierat e tyre: Bazeli. Në jetë, gjithmonë kanë bërë zgjedhje të ndryshme, mbi të gjitha ajo e kombëtares me të cilën kanë preferuar të luajnë. Graniti ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa Taulanti Shqipërinë. Të dy, për herë të parë janë përballur me njëri-tjetrin në fushën e lojës në Europianin ‘Francë 2016’, për kënaqësinë e mamasë mbase…”, ka përshkruar “Gazzetta” vëllezërit Xhaka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *