Turqia drejt referendumit që mund të ndryshojë formën e qeverisjes

Për Turqinë ka nisur numërimi mbrapa drejt një referendumi, i cili mund ta ndryshojë totalisht formën e qeverisjes së vendit.

Që sot, presidenti në fuqi i vendit Recep Tayyip Erdogan mund të firmosë reformën kushtetuese të votuar nga parlamenti në 21 janarin e shkuar dhe ta dërgojë për referendum.

Bëhet fjalë për një reformë radikale për Turqinë, që nëse aprovohet do ta transformojë vendin nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale. Kreu i Shtetit do të ketë pushtet shumë më të gjerë krahasuar me atë që ka aktualisht.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...