VIDEO/ Çahet akuariumi që mbante 13 peshkaqenë, alarmohet një qytet i tërë

3 Shkurt 2017, 16:05Lifestyle TEMA

Një akuarium xhami në të cilin qëndronin 13 peshkaqenë pësoi çarje, e për pasojë uji nisi të rrjedhë në rrugë.

Videoja e cila i ngjan një filmi horror tregon sasi të mëdha uji që vërshojnë në zonën afër, ndërsa krijesat vazhdojnë që të lëvizin brenda akuariumit dhe shikojnë duke pritur.

Ekipet emergjente ndërhynë me shpejtësi në qytetin meksikan të Mazatlan-it, në shtetin e Sinaloa-s.

Përveç 13 peshkaqenëve në akuarium qëndronin edhe lloje të tjera peshqish, por në mënyrë të suksesshme ato u transferuan në akuariume të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje