Zyrtare: Jahmir Hyka firmos me San Jose Earthquakes

3 Shkurt 2017, 18:23Sport TEMA

Jahmir Hyka është zyrtarish lojtari i skuadrës së San Jose Earthquakes në kampionatin amerikan.

Lajmi është konfirmuar dhe në vetë faqen zyrtare të skuadrës së San Jose Earthquakes e cila i ka uruar mirëseardhjen mesfushorit të kombëtares shqiptare, ku theksohet  se Hyka ka nënshkruar një kontratë afatgjatë.

“Hyka është një lojtar që i shton elementin surprizë skuadrës tonë në çdo ndeshje që do të luajë. Ai është një lojtar shumë i aftë teknikisht si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe në situatat një për një nuk jep pika referimi. Kjo do të thotë se sulmuesit tanë do të furnizohen me topa nga një lojtar që di të sulmojë në disa fronte”, u shpreh menaxheri i San Jose, Jesse Fioranelli.

28-vjecari u transferua tek San Jose nga skuadra e superligës zviceriane Luzerna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje