BIRN: Kuvendi përdori dy standarte për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

4 Shkurt 2017, 17:56Politika TEMA

Gjatë procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së, Kuvendi i Shqipërisë përdori standarte të ndryshme për listën e kandidatëve të ardhur nga Prokuroria dhe Gjykata.

Në një deklaratë për shtyp të premten, kreu i kuvendit Ilir Meta deklaroi se zgjedhja e tre anëtarëve pa short të KED-së nga Prokuroria e Përgjithshme, ishte e ligjëshme për shkak se vetëm tre prokurorë,  1 në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 2 në Apel, e plotësonin kushtin e të qënit magjistratë.

“Për 1 vend në KED, plotëson kriteret dhe kushtet, përfshirë dhe Shkollën e Magjistraturës, vetëm një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe për 2 vende, plotësojnë kriteret dhe kushtet, përfshirë dhe Shkollën e Magjistraturës, vetëm dy prokurorë të prokurorive pranë Gjykatave të Apelit,” deklaroi Meta.

Reagimi i Metës erdhi pas akuzave të bëra një ditë më parë nga ambasadori Amerikan Donald Lu kundër Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Duke folur në një konferencë të titulluar “Ne populli: Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, organizuar nga KRIIK Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë që po zhvillohet sot në Tiranë, Lu deklaroi se kryeprokurori Adriatik Llalla duket se ka shkelur frymën e kushtetutës së re të vendit që u miratua vitin e kaluar pasi në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërgoi për short tre kandidatë për tre poste, efektivisht duke paracaktuar fituesit.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës”, deklaroi Lu.

“Populli shqiptar duhet t’i tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po vëzhgon. Partnerët ndërkombëtarë do mbështesin përpjekjet e tyre”, shtoi ambasadori.

Neni 149, pika 3 i Kushtetutës përcakton se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.”

Ndërkohë që Kuvendi ka pranuar kandidatët e ardhur nga Prokuroria pa short me argumentin se në instancat e Apelit dhe të Prokurorisë së Përgjithshëm ka vetëm 3 magjistratë, ky institucion nuk ka aplikuar të njejtën masë për kanditatët e ardhur nga Gjykaqta e Lartë, të cilët janë përzgjedhur me short nga një listë gjykatësish që nuk e kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës.

I pyetur mbi përmbushjen e kritereve ligjore nga gjyqtarët, Meta u shpreh që vlerësimi i ligjshmërisë së procesit nuk ishte punë e Kuvendit, edhe pse procedurën e ndjekuar nga kryeprokurori Lalla e kishte vlerësuar si të ligjshme.

“Nuk është detyra e Kuvendit dhe në rastin konkret të hedhjes së shortit për të gjykuar mbi respektimin e kritereve nga institucionet e ndryshme kushtetuese për propozimet që janë bërë për në KED. Pra, as nga Prokuroria, as nga Gjykatat dhe nga KLD-ja,” Meta përfundoi.

10 komente në “BIRN: Kuvendi përdori dy standarte për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”

  1. Bardhi says:

    PER VEÇ ATYRE QE JANE KEQ NGA GJENDJA EKONOMIKE DHE U DUHEN ATO €50-100 , NUK E KUPTOJ SE KUSH MUND TE VOTOJE PER HAJDUTE SI ILIR META, QE E RROPEN SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPETARE.

    1. Tonin says:

      Eshte e qarte qe gjithcka qe po ben Meta eshte e drejtuar kunder qeverise Rama. Nxorri dy ministra qe hodhen shashka te renda duke akuzuar qeverine qe po bashkepunon me krimin dhe po kanabizon vendin, ose po pergatitet te na vjedhe votat. Te dy keta kalander dolen e shpifen pa asnje fakt konkret. Po ashtu Meta na doli shpetimtari i Shqiperise per kanabisin sapo gjoja u kthye nga SHBA. A thua se ambasadori Lu dhe SHBA nuk i dine perpjekjet e qeverise shqiptare ne bashkepunim me Guarda di Finanzia te Italise per luften kunder kanabisit. Por ka mbetur t’jau tregoj Meta. Pra, Meta gjoja hiqet si anti-kanabis nderkohe qe Meta qeverisi me Berishen kur Lazarati lulezonte ne 1000% dhe vendi ishte mbushur me marijuane dhe kontrabandiste te mbeshtetur nga qeveria Berisha dhe Meta. C’fare arriti Meta duke thirrur Keshillin e Sigurimit te vendit? Asgje, beri vetem nje shfaqje pa asnje kokerr frut. Beri nje levizje ku konfirmoj edhe nje here karakterin e tij tradhetar dhe interesaxhi. Nderkohe u hodh ne llogore me Berishen dhe Lule Bashen, dy esadiste te urryer dhe kalanderet qe i mbrojne ne Prokurori dhe gjetke. Me gjithe sjelljet e tij Meta po tregohet nje fshatar delenxhi dhe dredharak. Por populli nuk ha bar; iku ajo kohe kur detyrohej te hante bar ne kohen e Ver llapes. Perpiqet ti beje presion qeverise Rama dhe PS-se. Jo vetem kaq, por Meta tani i del ne mbrojtje Llalles. Sigurisht qe Meta po i kthen LLalles favorin qe nuk e futi ne burg ne kohen e blloqeve hajdute. Llalla eshte personi i sulmuar direkt nga SHBA, dhe ti na thuke se gjoja ka zbatuar kushtetuten. Sikur SHBA dhe ne nuk e kuptojme qe keta delenxhijn nuk po zbatojne kushtetuten por po emerojne miqte e tyre. Llalla eshte personi qe ka bere te deshtoje drejtesia per te gjitha krimet qe Berisha dhe gangsteret e tij (perfshire edhe Meten) i kane shkaktuar ketij vendi. Meta ishte ne qeveri me Berishen kur deti shqiptar ju shit nen tavoline Greqise, jo me shume e jo me pak se cfare beri Esat Pashe Toptani. Sigurisht qe Meta i kthen favoret atij qe e shpetoj nga burgu i sigurte kur u kap me bllok ne dore duke bere pazare te ndyra me ministrat e tij. Meta i trembet drejtesise. Meta ka bere shume para ne menyre jo te drejte dhe korruptive. Shikoni vilat, bizneset dhe sarajet e tij ne gjithe Shqiperine. Ku i gjete gjithe keto para. Ishe nje fshatar me breke te grisura nga Skrapari. I ka vjedhur se bashku me gruan e tij Kokemadhen qe i vinte gjoba biznesmeneve per favoret qe ju benit. Ka biznese qe nuk dihet se si i beri parate dhe kush ja dha apo si i vodhi. Ai perpiqet te duket si ‘engjell’ politikan por asnje nuk mund te harroje qe ata 4 vete para kryeministrise ne Janar u vrane duke demonstruar per blloqet e Metes. Rama u detyrua te bashkepunoje me Meten sepse nuk kishte numrat. Kesaj i thone te bashkepunosh me djallin per te rrezuar shejtanin nga qeveria. Shpresoj qe dita do te vije kur populli votues do ti jape dermen Metes, ketij katundari delenxhi, mashtrues e manipulues, si edhe te gjithe krimineleve dhe esadisteve te SHQUPI-t dhe se drejtesia do te fitoje. Asnje nuk do te ike nga kjo bote pa paguar krimet qe ka bere. Dita po jen. Ja pse Meta eshte terbuar dhe ka hedhur taborret e tij ne sulm anti-Rama. Sigurisht qe si Greqia dhe Serbia do te hedhin miljona euro per te rrezuar Edi Ramen dhe mbeshtetur keta kriminele. Por jane te gabuar. SHBA eshte me drejtesine dhe me Ramen, qe e do gjithe populli.

  2. Komisioneri dixhital says:

    Kerkohet nje kandidate per kryetare bashkie. Kandidatja duhet te jete 170cm, bjonde natyrale,numri i gjoksit 5, numri i kembes 39, syte te kete si te Elisabet Teylori, permasat trupore 90/60/90. U paraqit vetem nje kandidate me keto cilesi. U zgjodh se ishte e vetmja qe plotesonte kriteret e caktuar…………….paçka se ishte kurva nr 1 e qytetit. A ka faj komisioni ?

  3. koha jone says:

    PO E MBUSHIN KUPEN ,BASHKE ME METEN ,QE I DEL NE MBROJTJE MIQVE TE VJETER .
    Ketyre nuk ja dalin as Europa ,as SHBA jane bandite .

  4. Treviso says:

    Ne fillim i pranon kandidatet dhe i mbron, si kryetare parlamenti, pastaj terhiqesh duke u justifikuar se nuk eshte detyra e parlamentit per percatimin e kandidateve. Duke analizuar te gjithe kete shprehje del se Ju jeni kapomafja, qe organizoni prishjen e reformes se drejtesise. Kete nuk e them une por Ilir Meta. Populli deri me sot ka demaskuar ujkun sai, por kishte harruar çakallin Ilir, qe bente kerdine.

  5. Mihali says:

    Edhe Ilir Meta nuk eshte me Pak I KORUPTUAR se gjyqtare.Ai eshte par nga populli me ze dhe me figur duke kerkuar
    Rushfet 700 000 €.populli nuk pret shpetm nga Ilir Meta.Edhe duhet te shkoj te refehet para prokurorit per pasurin qe
    ka.Vilat lluksoze dhe apartamente,etj.etj.Veting edhe per pasurit e qeveritarve te KORUPTUAR..Te ri hapet dosja e tij.

  6. Kanina e Ismailit says:

    C’ke more like +floriri+ qe te ngjiret zeri per drejtesin e ambasadorit te nderuar Amerikan?!Ske pare akoma asgje ,por ,ato florite futja krye-madhit ne ate vendin ku nuk e ze drita se ndryshe do e paguash si FRENGU -floririn!!!

  7. Likja says:

    Eshte e vertet se kur u zgjodhen anetaret e KED, Ilir Meta I tha nje deputete te PS, se: “nuk eshte detyra e kuvendit te gjykoje kandidaturat e sjella” . Ai e kaloi votimin pa dhene spjegime dhe duke dhunuar hapur kundershtimim e asaj deputetes. Meta ishte I interesuar per futjen e atyre prokurorve ne ate komision dhe e beri. Perse e beri kuptohet. Eshte ora e te vertetes.

  8. Jimi says:

    Padrinua duket qe po e humbet edhe qetesine edhe dashurine ! se eshjte shum i dashur ky, vdes per kete milet.

  9. Tuti says:

    Like … mos fol me … se u fike!
    Nuk harrojne shqiptaret videon e Dritan priftit.
    Ju zencin fytin parate qe i keni marre ketij populli te cfilitur. E keni bere me fol me vete o ju humbte vula.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje