De Biazi: Zero probleme me Mavrajn!

“Perkunder cdo lloj hamendesimi, do te thoja qe mes trainerit te kombetares dhe Mavrajt nuk ka asnje lloj problemi, zero. Perkundrazi! Mergimi eshte shume i perfshire me kombetaren dhe deshiron te jete pjese intensive e saj”,- citoi traineri i Kombetares De Biazi pas takimit te djeshem me Mavrajn ne Hamburg.

Foto e publikuar ne faqen zyrtare te FSHF vjen pas takimit me te ne perfundim te sfides me Leverkusenin.

“Kjo ishte nje vizite e njejte sikunder bera edhe me Berishen, apo sot ne kete te shtune ne Bazel ku do te ndjek Taulant Xhaken e Sadikun. Per te vijuar ne ditet ne vijim me lojtare te tjere. Nje xhiro normale per te pare cunat dhe per te ndjere afersine mes njeri-tjetrit,- perfundoi De Biazi per faqen zyrtare te FSHF-se, prononcimin e tij.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *