INTERVISTA/ Jozefina Topalli: Jam kundër opozitës që bën Basha, as të mos e mendojë të bojkotojë zgjedhjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, është shprehur sot se ajo mendon ndryshe për mënyrën sesi duhet bërë opozitë.

E ftuar në ‘News 24’ ajo ka folur rreth angazhimit të saj në Partinë Demokratike teksa fton Bashën të ndryshojë strategji në mënyrën se si po bën opozitë.

“Unë kam mënyrë tjetër të të bërit opozitë, ndryshe nga z.Basha. Diçka duhet të ndryshojë”, tha Jozefina Topalli.

Ju keni kërkuar një mocion mosbesimi seancën e kaluar. Por ishte e dukshme që hasët në indiferencën e deputetëve të PD. Si e komentoni?

Për të shkuar të kërkesa e mocionit, duhet të them se e realizova brenda seancën plenare, nuk ishte diçka e menduar më parë, që kolegët e mi të kishin dijeni. Këtë e mendova më shumë në momentin kur pashë që ministrat nuk ishin të pranishëm. Para se të shkonim në seancë u përballem me skandalin e fundit, me akuzat e ministrit të kësaj qeverie Ylli Manjani, drejtuar kryeministrit Rama. Në çdo vend, kur ndodhin akuza të forta nga një ministër brenda qeverisë, nuk mund të bëhet sikur të mos ketë ndodhur gjë. Për ca fonde, ndoshta të justifikuara të Fillon në Francë, ka gjithë atë furtunë politike. Ndërsa tek ne nuk ndodh kështu. Nuk do të thoja që kolegët ishin indiferentë. Ata u gjendën të befasuar, dhe nuk ishte diçka e parashikuar. Duhet të ketë një kërkesë zyrtare që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.

E keni parashtruar në PD këtë?

Jo. Ju thashë, kjo ishte ajo çka unë mendova në momentin kur pashë që ministrat e qeverisë nuk ishin të pranishëm në Parlament. Për arsyen që dihet, pas largimit të Manjanit.

E keni apo jo mbështetjen e grupit për këtë?

Nuk mund të them që e kisha apo nuk e kisha mbështetjen e grupit, pasi nuk ishim të përgatitur për një gjë të tillë. As unë nuk e kisha të përgatitur. Manjani është ministri i dytë që hedh akuza për situatën në Durrës, për kanabisin, etj. Nuk është nevoja që të jesh politikan për të bërë pyetjen: çfarë ndodh me këtë qeverisje. Çfarë po ndodh që kërkohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për arrestimin e Balilit. U bënë dy ministra që akuzojnë Qeverinë, e pastaj dalin edhe deputetë brenda mazhorancës që flasin me gjuhën që opozita ka folur për këto vite.

Jeni ndër të paktët zë kritikues brenda opozitës. Ku është PD në sytë tuaj?

Kjo periudhë ka patur sfida shuam të madha. Dekriminalizimi është një nga sfidat me të cilat nuk është përballur asnjë opozitë tjetër. Jemi përpjekur shumë për votimin e ligjit, por po vijojmë përpjekjen për zbatimin e ligjit.

Si e gjykoni mënyrën e drejtimit të PD?

Unë kam një mënyrë tjetër të menduari sa i takon të bërit opozitë. Basha ka mënyrën e tij. Janë njerëzit ata që gjykojnë nëse është mirë kështu, apo ndryshe, me një presion me të madh. Një opozitë me sakrifica më të mëdha brenda vetes. Nuk e di, do jenë të tjerët që do përgjigjen.

A do të futet PD në zgjedhje edhe nëse nuk pranohet votimi elektronik?

As nuk mund ta imagjinoj që PD të mos futet në zgjedhje. PD ka një histori të saj në këtë vend. Pavarësisht situatave në të cilat është ndodhur, PD nuk e ka menduar kurrë të mos marrë pjesë në zgjedhje. Do të ishte një lloj vetëvrasje politike, do të ishte një tradhti ndaj atyre që e kanë besuar në vite, do të ishte një vetë përjashtim nga loja. Nuk ka ndodhur dhe nuk besoj se do të ndodhë.

Po sa i takon marrëdhënieve me partitë e tjera?

Për mua nuk ka asnjë problem, për koalicionin. Sa më shumë që të zgjerohet koalicioni brenda së djathtës për mua është ok, e kam shprehur që jam kundër koalicionit me partitë e majta. PD është një aset i jashtëzakonshëm, tek i cili njerëzit do të besonin për të ndryshuar situatën. Ne jetojmë në një situatë të pazakontë. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës për ngjarje të ndryshme. Për ata që nuk kanë punë, të ardhura, s’kanë asnjë mundësi, varfërohen çdo ditë e më shumë, ndërsa faturat u shtohen, kërkojnë një zgjidhje më shumë. Kërkojnë një zgjidhje, pa menduar për karrigen apo pushtetin. Nëse nuk e kupton hallin apo varfërinë e tjetrit, nuk ke mundësi për të dhënë zgjidhjen për të gjetur perspektivën për përmirësimin e jetës së tyre.

Ju flisni për një rëndësi të madhe që ka PD. Nëse LSI do të largohej nga koalicioni aktual, a shihni një afrim me PD?

Unë nuk e di se cili do të jetë vendimi i lidershipit të ri. Kam dëgjuar që ato janë kundër. Unë kam qenë dhe jam kundër një koalicioni me forca të majta.

E shihni veten deputete?

Sigurisht që po. Gjithë jeta ime është parlamentarizëm. Unë në Shkodër kam qenë për herë. Ky është pasioni im, eksperienca ime, di çfarë duhet bërë, dhe si duhet bërë. Kemi bërë shumë punë gjatë kësaj periudhë, dhe ka ende për të bërë sigurisht.

Si i shihni diskutimet për koalicionet parazgjedhore?

Unë do doja ta shihja forcën time politike të pavarur nga kushtet ku ndodhen partitë e tjera me votat. Shqipëria është në një udhëkryq në shumë aspekte. Ana ekonomike është e vështirë, situata me krimin, mungesa e sigurisë, ne jemi bërë një vend i mykur nga korrupsioni, i kalbur nga paaftësia dhe meskiniteti në të gjitha shkallët e administratës, i droguar nga Vermoshi deri në Delvinë. Dhe ne jemi në një situatë shumë kritike. Në këto kushte, detyrë e opozitës nuk është të shohë sesi do veprojë Meta apo Rama. Janë si dy të divorcuar që rrinë në të njëjtën shtëpi, se nuk rrinë dot pa pushtet.

A mendoni se PD do të fitojë këto zgjedhje?

Padyshim që mendoj në një fitore të PD në këto zgjedhje parlamentare.

Nëse PD nuk fiton, Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD?

Mua nuk më takon ta them këtë. Aq më tepër në një kohë kur PD do të hyjë në këto zgjedhje me gjithë potencialin e saj. Me bindjen për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve, që t’i nxjerrin nga situata në të cilën ndodhen.

A do e shihnit veten si kryetare të PD?

Nuk e kam menduar asnjëherë. Nuk kam menduar ndonjëherë fort për karrierën. Nëse do ta kisha menduar këtë, disa gjëra do t’i kisha bërë ndryshe, unë jam e kënaqur me ecurinë profesionale. Por jam e pakënaqur me faktin se pas 25 viteve demokraci ne jemi ende në situatë të vështirë, dhe kjo më trishton.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “INTERVISTA/ Jozefina Topalli: Jam kundër opozitës që bën Basha, as të mos e mendojë të bojkotojë zgjedhjet”

  1. DETARI Atlantidhes @ says:

    25 VJETE DEPUTETE[deputete i thencin], dhe cfare i ka bere popullit te Shkodres,ja ka zgjidhur apo ja ka shtuar hallet ?
    Ka bere sikur vetem …..nji kanal kullues qe mos te mbytet Shkodra ,apo e ka kthyer Shkodren ne……..Venecia ?
    Ne vendin e kesaj torobelleje ,nuk do dukesha as ne ndonji xham dritareje nevojtoreje dhe jo ne televizion !

    1. vezhgues says:

      E gjora dashka deputete akoma. Basha duhet ti largoje nga parlamenti ata qe kane mbi dy legjislatura. koha e abuzueseve me pushtetin duhet te marre fund, jozefina erdhi ne parlamentin e shqoiperise me nje triko leshi dhe do largohet e pasur me djersen e shqiptareve, e cila eshte e gatsheme te dale ne proteste me shoqaten e gjyqtareve qe nuk iu dhane vizat si njerz te korruptuar te ketyre njerzeve te korruptuar qe se bashku me noteret e ropen kete popull, vendi i deputeteve te tille si jozefina duhet te kalojne nga organet e reja te drejtesesise per te bere drejtesi ne kete vend, a ju kujtohet jozefina qe ne fillimet e projektit te vetingut u mundua qe te perfshiheshin te dhenat e gjyqtareve dhe prekuroreve vetem me tre vjetet e fundit ose te amnistoheshin te gjithe? si shembulli i rumanise sote, deputet te tille qe e paskan pasion punen ne parlament duhet ti japin llogari ketoij populli qe i vodhen gjithshka dhe e lane ne kete gjendje. Jo vetem Lulezim Basha duhet ti flak deputet te tille jo vetem nga parlamenti por edhe nga Tirana, por per deputetet e ardhshem duhet te jap ok edhe faktori nderkombetar sidomos amerika dhe europa

  2. orli says:

    Eh moj xhozi! Me ato qe keni bere e po beni(ju te shqupit) kunder reformes ne drejtesi nuk keni per te marre me shume se 45 deputet se bashku me koklopen meta edhe po te jepni te gjitha pasurit qe ja keni grabitur shqiptarve!

  3. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë

  4. Edheune says:

    Jozefine si s’te lodhi hipokrizia. Sikur keto energji ti perdorje ne te mire te vendit e te popullit sepse je eksponente ne politike, do i afroheshe Shen Terezes. Ti je gjysma e se keqes qe manovron per te mbrojtur gjysmen tjeter. Po munde ama. Ti e di qe Luli eshte pjella e Berishes dhe Berish fryma jote. atehere si na dalke ti kunder Bashes. Po ju se merni me mend sa fytyra te palara ini bere seper ndryshe do te fshiheshit per te mos ua pareme fyturen. Ti goja e dyte me e cthurur mbas asaj te Berishes. Po po shpetuat kete rradhe ti gezoni atyre qe kini bere e keni plackitur.

  5. Pd eshte aset i bashkimit te komunisteve me sigurimsat dhe hajduteve qe vodhen dhe shkatrruan vendin dhe shoqerin.

  6. Toni says:

    Ik moj fytyrbythe qe nuk di te flasesh shqip akoma.

  7. DAVID says:

    Eh moj Xhozi ju PD-istat aty ne shqup nuk jeni opozite ,por jeni komunista dhe sekretar partie kini Saline ,po ju tha ai hidhi ne greve,ju hidheni ne lume por tani eshte dimer dhe s’ka njeri tu kapi per zhele e tu nxjerri jashte, se zeni I Saliut eshte me pushime ne Meksike,Lulezim Basha po se nxjerr qimen nga qulli keshtu qendroni dhe 20-vite ne opzite se ini mire.

  8. QYTETARI says:

    Jozefin, esht per te ardhr keq, kur ne qytetaret te degjime, te fkasesh per varferi dhe mjerim. Pytja eshte qe kjo varferi qe ekziston esht embartur nga ju apo i ka len Rama, pa shtepi, epa pune te nje pjese qe ne shtepit etyre cbie jasht fytet brenda. Ku ishe ti zonje kur keta te farfer e te mjer kerkonin ndihmen e shtetit tuaj por askush si degjonte. Edhe permbytjet qe u bene ne vitet 2010 – 2011 ne shkoder si demshperblyet, pora ja lat qeveris aktuale. Prandaj ju duhet te mos dilini me ne popull se jini kart e djegur, su beson me njeri ne mashtrimet dhe gejeshtrat tuaja. Esht per te ardur keq qe Lulezim Basha mer avdes per dit tek. plaku i cartur dhe dal mendsh Sali Berisha. Pergjigjjen dota merni ne 18 Qershor nga qytetaret tane.

  9. Marku says:

    Kur ministri D.Prifti akuzoi, pse bete sikur nuk ka ndodhur gje moj “pulitikane” e rangut shtepiak,ndersa sot…nejse fati i gjatoshit te qendroje ne pushtet per sa kohe ju jeni opozita zyrtare !

  10. Ueeeeeeeeee says:

    Qekan te gjithe komentuesit te kuq. Pacin hijen e vet!

  11. lulashi says:

    Si mund ta drfejosh kete parti moj Xhozi kur ajo eshte bere si Karroca Dylit dhe nje nga autoret kryesore qe e ka katandisur kete ne kete gjendje je pikerisht ti.

  12. Qifi jot says:

    Ti moj jozefina vuan nga sindromi stokholmit. Besoj se e di …!! Sa ishe ne kubend si kryetare mbajte afer vetem komunistat dhe ordinerat psh çokun, Ndreun, Banushin etj etj. Basha do beje gabim te merret me ty prap se ti vetem votat e familjes guri merr se as dhendrri noter sta jep voten. Je perfundimisht shume e peshtire.

  13. kanadezi says:

    Shkoder Jozi ka te drejte kur thote se duhet sakrifice e brendshme.Jepini asaj kete mundesi qe ta sakrifikoni si deputetete duke mos e zgjedhur me,dhe per te miren e Shqiperise.Ju lutem beheni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *