Kthehet gjigandi Çani, stafetë me Manajn dhe gol ndaj Entelës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edgar Çani është kthyer përsëri vendimtar për skuadrën e Pizës në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, e nisi ndeshjen ndaj Entelës nga stoli, por tregoi se mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin që drejtohet nga Xhenaro Gatuzo, ku për momentin titullar është Rei Manaj.

Ky i fundit kishte disa mundësi shënimi si në pjesën e parë të ndeshjes, ashtu edhe në të dytën, por nuk arriti të gjente kuadratin e portës. Ndaj Gatuzo vendosi të aktivizonte Çanin pikërisht në vend të bashkëkombësit të tij në minutën e 68.

Piza mbeti me 10 lojtarë pak minuta më vonë si dhe u ndëshkua nga një 11-metërsh i Kaputos. Por Çani barazoi rezultatin në minutën e 78, pas një kontrolli perfekt dhe një rrotullimi në zonë, duke shënuar golin e tij të parë për këtë kampionat. Ai kishte mundësinë të realizonte përsëri në minutën e 83-të të ndeshjes me një gjuajtje të shkëlqyer me kokë, por Paroni, portieri kundërshtar kreu një mrekulli të mirëfilltë duke devijuar jashtë topin.

Barazimi 1-1 nxjerr Pizën përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit, por e mban të përfshirë në luftën për mbijetesë, ku tashmë pjesë është edhe Breshia e Emanuele Ndojit. “Dallëndyshet” u mundën 3-2 nga Peruxhia, ndërsa mesfushori i talentuar shqiptar u aktivizua në fundin e pjesës së parë, pas dëmtimit të Bizolit, shkruan Panorama Sport.

Në zonën e ftohtë të klasifikimit është Pro Verçeli, ku Armando Vajushi sot u ul në stol për herë të parë pas dëmtimit disamujor që e la larg fushave të lojës. Skuadra e mesfushorit shqiptar siguroi një barazim të vyer 0-0 në fushën e Çitadelës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *