Një letër, që secili do donte t'i dërgonte gjyqtarit të çështjes së vet...

4 Shkurt 2017, 20:34Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

Shoqata e gjyqatrëve qenka munduar të flasë përmes rreshtave në letrën saj ankesë ndaj qëndrimit të mbajtur, kryesisht nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Z. Donald Lu ndaj reformës në drejtësi. Sipas kësaj letër, zbatimi i reformës me dorë të hekurt, krijon 2 shqetësime madhore, që të marra nga këndështrimi i dikujt që jeton e punon në një vend demokratik, mund të lexohen si ofensivë e autoritetit të ligjit ndaj qytetarit. Një lloj prishje e ekuilibrave të brendshëm.

Si respekti ndaj institucioneve, emrit dhe aktivitetit që ata ushtrojnë cdo ditë, si respekti ndaj individit, kushdo qoftë ai gjykatës apo jo, janë të panegociueshëm në një shtet të së drejtës. Por këtu fillon pjesa kontroverse e logjikës së përdorur nga gjykatësit në letër dhe jo vetëm. Sepse ne s’jemi një shtet me demokraci të konsoliduar, që do të thotë shkelja e të drejtës në praktikë, ushtrohet natyrshëm nga njerëz me pushtet kundrejt atyre pa pushtet. Kjo ka bërë që në vend të demokracisë përfaqësuese, ku qytetari i thjeshtë zgjedh, qytetari të shkelet me këmbë dhe të mos ketë ku të ankohet.

Tani këta shkruesit e letrës nga njëra anë e pranojnë që ka nevojë për një reformë në drejtësi, ku vetë fjala reformë nënkupton ndërhyrje radikale dhe biles tregojnë që kanë qenë edhe vetë bashkëautor në hartimin e saj, por nga ana tjetër mundohen të bëjnë si naiv kur mbrojnë personazhe brenda sistemit të drejtësisë, që kërkojnë ta pengojnë atë. Si mund ta pengojnë? Besoj e kemi të gjithë të qartë që pengesë nuk do të thotë të mos e lësh një të drejtë apo sanksion të shkruhet në letër, sepse ne për ligje të mira kemi plot, problemi ka qenë gjithmonë zbatimi i tyre. Një gjyqtar apo prokurore e korruptuar s’mund të jetë kurrsesi më pjesë e shëndoshë e procesit të implementimit dhe zbatimit me sukses të reformës ne drejtësi.

Nje sistem drejtësie i degraduar si ai i Shqipërise, nuk është se lejonte shumë alternativa dhe asnjë sistem i korruptuar nuk është se lejon, në përgjithësi tenton të nxjerri jashtë cdo subjekt që nuk përshtatet. Me pak fjalë aty ku mbizotëron korrupsioni, bëhet thuajse e pamundur mbijetesa e një subjekti të pakorruptuar, i cili ose duhet të përshtatet ose eleminohet. Këtë, këta zotërinjte e letrës duhet ta kenë më të qartë se kushdo. Unë nuk dua të them se gjithë gjykatësit dhe prokurorët pa përjashtim janë të korruptuar, pasi unë vetë kam patur fatin të has një që s’është i/e tillë, por në shumicë dërrmuese janë.

Kjo vertetohet përmes sondazhit më të thjeshtë më qytetarët. Shumë pak janë ata, që s’kanë patur punë me gjykatat dhe shumë herë më pak ata, që kanë gjetur zgjidhje pa qenë të detyruar të bëhen pjesë e korrupsionit. Kjo jo se gjykatësit dhe prokurorët ishin njerëzit më të pandershëm të këtij vendi. Ata ishin thjesht më instiktivët, që u gjetën brenda një sistemi të korruptuar dhe kërkuan të përshtaten me cdo kusht për të mbijetuar. Të njëjtit njerëz, në një vend dhe sistem tjetër, s’do ishin fare pjesë e këtij diskutimi dhe këtë ambasadori amerikan nuk është se se di. Problemi është se kjo përshtatje s’zhbëhet më dhe në këtë pikë s’ka se si reformën ta bëjnë po këta njerëz. Hapja e krahut është veprimi më minimal dhe më i logjikshëm që mund të ndërmerret, pasi cdo rezistencë do jetë e kotë dhe vetëm sa do rrisë natyrën ofenduese të këtij debati.

Për të ulur keta tone të kota, të nderuar zotërinj të shoqatës së gjykatësve ndihmoni në zbatimin e reformës, duke shmangur si fillim ballafaqimin e panevojshëm me të, pasi do ketë më shumë dhimbje për ata që rezistojnë duke mohuar të shkuarën e afërt. Zaret janë hedhur! Të vetmit që mund të rezistojnë janë ata që për asnje sekond të jetës tyre se cuan as ndërmend ta përdorin autoritetin si gjykatës apo prokuror për të përfituar padrejtësisht në kurriz të qytetarëve. Po sa janë këta…  edhe po’ të duan nuk e bëjnë dot gjithë këtë zhurmë.

39 komente në “Një letër, që secili do donte t’i dërgonte gjyqtarit të çështjes së vet…”

  1. ali vlora says:

    Ti lexoj me vemendje cfare Ti shkruan. Je nje vajze shqipetare qe vjene nga nje rrace superiore fisnore .Ska si te ndodhe ndryshe .Ti je politikane atdhetare fisnike. Te uroj suksese. Tung.

    1. Bushi says:

      Ali Vlora! Jame dakord me ty.Edhe une kame konsiderate te larte pe zonjen Bozhdari.Kame lexuar vazhdimisht shkrimete saj,dhe me ka pelqyer ne mendime dhe inteligjenca e saj e larte.Ajo duhet te jete nje deputetet me te suksesheme te ps-te ne kuvendin e ardhshem dhe e meriton.

  2. Tironci says:

    Letra qe une do i dergoja gjyqtareve eshte vetem kaq fjale : i befshi ato para kimioterapi per vete, grate e cfare ju mban pragu e brenda. Kaq.

  3. Doni says:

    Mire e ke then e nderuar
    po kujt tja dergosh letren aman se ke frig se letra perfundon moteleve edhe degjenerohesh sistemi gjygjsore ketu tek ne ka marr fund.

  4. Angjelini says:

    Shkrim I bukur dhe I sakte zonje e nderuar. Keta te korroptaur me rreziztencen e tyre po na detyrojne ti urrejme me shum se armiqte tane. Une jam dakord me komentusin Tironci. Nese I kane rene ne qafe ketij populli, athere cancer ju befshin parat e vjedhura.

  5. sos says:

    E dashur Keti, me helljen e zarit…vetem emri do i mbese Gjykates, sepse korrupsioni fillon prej tej me e madhi e deri te roja ( ai polici i deres) qe nuk te le te hysh pa 200-shin.

  6. Qamja says:

    Eh mjeret ne o keti gjykatat ktu jan tu na vjel vaj halli ku do vemi …

  7. Bosi bos says:

    Duhet me fillu te ai dhalli i pari me e fut mrena pastaj kto gjin gjonat me shok.

  8. nostradamusi says:

    kuksi len pik me teuten nesr ….
    ti keti a din me parashiku, un po besa po po

  9. nostradamusi says:

    kuksi len pik me teuten nesr ….
    ti keti a din me parashiku, un po besa po po
    ti vec shkrun bukun
    shum shum bukun

  10. nostradamusi says:

    kuksi len pik me teuten nesr ….
    ti keti a din me parashiku, un po besa po po
    ti vec shkrun bukun
    shum shum bukun
    teut e shqypnis

  11. BUJARI JU DEGJON says:

    “Po sa jane keta… edhe po te duan nuk e bejne dot gjithe kete zhurme.” ? ? ?
    Bravo Keti!!!

  12. s.t says:

    Bravo Bazhdari ju pergezoj per shkrimin tuaj jam shum dakort me ju, Ky ekzaminim i trefishtë i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka për qëllim jo vetëm shkëputjen një herë e mirë të elementëve të lidhur me krimin, por edhe të atyre të paaftë që i kanë përfituar vendet e punës mbi bazën e lidhjeve korruptive, politikisht ose financiarisht

  13. Shelgura says:

    Keti moj shkodranr
    Të lumtë dora

  14. opinioni says:

    Sot me shum se kurr ka ardhur dita qe reforma ne drejtesi te zbatohet te mos kemi me gjykates e prokurore te korruptuar , Reforma ne Drejtesi eshte mundesia e kurimit te shoqerise, shtetit, politikes ne teresi, mundesia per transparence si e vetmja mundesi per te kuruar Shqiperine nje here e pergjithmone nga padrejtesia. Bravo Keti!

  15. dashamir says:

    Me ne fund i erdhi dita gjykuese dhe ktyre kafsheve gjakpires, e paguashin ne koken e tyre ate qe i kane bere ketij populli vite me radhe.

  16. L.gj says:

    E kur e mendon se secili nga ne, eshte perballur me perbuzjen e tyre me rushfete e pa perballuesme…te vjen ndermend denimi me vdekje. duhet te pastrohet njeher e mire jo vetem gjykatat por cdo insitucion qe funksionon ne baze te korrupsionit.

  17. joni says:

    Pas zbatimit te Reformes ne Drejtesi, pasi te zduken dhe keto dinozauret e fundit…do lulezoje ky vend ashtu si i ka hije, nje Shqiperi europian

  18. Qifi says:

    Bravo Ket si gjithmone j ke plas patates pa lidhje. Kushedi sa lek ke paguar per gjyqet tuaja. Te fala Spiropalit.

    1. Agjenti 007 says:

      Mossss , po ti me njat emen ske si me e kuptu iket shkrim se dukesh ku i ke trut , dmth nga kreja te paskan shku nvend tjeter ……

  19. tedor says:

    Drejtesia sherben per te mbrojtur te drejtin nga keqberesit… , dhe jo si Drejtesia ne shqiperi qe i jep te drejt keqeberesve dhe HAJDUTEVE…. per te mbytur dhe falimentuar te NDERSHEMIT…po ndizet drita jeshile dhe per ne, ne me fund!

  20. Agim says:

    Po te pyesh cdo shkodrane qe secili e ka provuar ate dere… pergjigj’ja eshte: Gjykatat ne Shkoder eshte insitucioni me i kurruptuar, qe ne fakt duhet te jete e kunderta. Faleminderit Keti qe je zeri i Shkodres.

  21. Lpl. says:

    Kjo gjykate te dha fabriken qe i vodhe Italjanit te fejuarit tend qe e bere te qmendur ,Neqoftese ji aq e ndershme kthe pronen e grabitur , keshtu behet reforma ,dhe keshtu merr kuptim reforma qe edhe gjyqtaret te kthejne ate qe vodhen , nuk ka reforme pa pendese .Eshte si puna e Zakeut targambledhesit qe i hyn Jezusi ne shtepi sot , se neser eshte vone , gjysmen e pasurise tha do jua kthej te varferve , dhe kujt i kam vjedhur kater fish do tia kthej .Sot hyri Shelbimi ne kete shtepi tha Jezusi , se u kthye biri i Abrahamit qe kishte humbur ne padrejtedi e mekat .Keshtu qe ktheni gjene e vjedhur te gjithe ju pa perjashtim qe ti nenshtroheni jo dijes por fuqise se Hyjit .

    1. Shkodrani says:

      Ore jeni.ba si plakat e lagjes tu u marr me thashethem pjerdh jozefina me at plakushin me pampers edhe vrap ju se e tha plakushi sali esht e vertet tashi lat nam tju vijn marre

  22. ela says:

    Pergezime Bazhdari, qe e sjell kaq bukur kete realitet qe po ndodh…shpresoj qe gjerat vertet te marin rrugen e duhur.

  23. genci says:

    Reforma ne drejtesi eshte shum e domosndoshme Keti jam shum dakort me shkrimin tuaj,te gjithe prokuroret gjykatesit dhe avoketerit e korruptuar te denohen te vendoset drejtesi ne vendin tone, kam besim qe me kete qeveri aktuale drejtesia do vendoset.

  24. genti says:

    Reforma ne drejtesi eshte shum e domosndoshme Keti,te gjithe prokuroret gjykatesit dhe avoketerit e korruptuar te denohen te vendoset drejtesi ne vendin tone, kam besim qe me kete qeveri aktuale drejtesia do vendoset.

  25. kujtim says:

    Vetingu eshte drejtesi , prandaj duhet te zbatohet menjeher qe te zhdukim korrupsionin e madh qe eshte ne gjykatat tona shqiptare

  26. sokoli says:

    Te gjith te korrupturit ne Burg boll jan tallur me populli shqiptar, ambasadori Lu ka shum te drejt.

  27. xh.k says:

    I pari qe duhet te denohet eshte Adriatik Llalla eshte njeriu me i korruptuar ne vend ai duhet te arrestohet , po u denua ai shpetoj ky vend

  28. arsen says:

    Te arrestohet dhe ti i konfiskohet gjithe pasuria te gjithe prokurorve dhe gjykatesve te korruptuar , me ne fund erdhi dita e reformes ne drejtesi, po behet drejtesia ne kete vend me ne fund.

  29. Rei says:

    Megjithese kane shume borxhe ndaj popullit fukara, ketyre gjyqetareve iu eshte dhene nje mundesi qe ; te largohen, jo mor jo, para drejtesise per krimet penale qe ato kane vene miliarda.

  30. ani says:

    Te arrestohen duhet

  31. luljeta says:

    Bravo Ambasadorit Lu per guximin e vendosmerin qe ka per reformen ne drejtesi,kjo eshte rilindja e shqiperise , boll duruam 25 vjet duke vjell pasurin e tjerve dhe duke mbrojtur krimin .

  32. vali says:

    Duke qen ne krye Adriatik Llalla nuk ka reforme ne drejtesi , i pari ai duhet te zhduket.

  33. tani says:

    Jam dakord qe sa ma shpejt te bahet Reforma ne drejtesi dhe procesi i Vetingut .kete dojne gjithe shqiptaret e ndershem, ai qe pengon eshte i zhytur ne krim dhe korrupsion..

  34. Kiti says:

    Tamam e the Keti Bazhdari , ” zaret jane hedhur” dhe keta i kane oret e numeruara dhe po perpiqen te luajne kartat e fundit duke bere blof dhe nuk e kuptojne qe po zhvishen nga cdo pike vlere dhe po kthehen ne dekantimin e shoqerise

  35. Shpresa says:

    Bravo Bazhdari ! Tamam tregon qe je nje perfaqesuese dinjitoze e shoqerise tone . Je nje aset plot vlere e politikes se sotme.

  36. Shkodrani says:

    Keti bazhdari kete drejt e nderuar shum nga keto palo gjygjtar duhet te zhduken nga ky sistem po na bejn gjamen po edhe politikan si plaku mere duhen fut brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje