Protestat, kryeministri i Rumanisë tërheq dekretin për amnistinë e të korruptuarve

Kryeministri i Rumanisë Sorin Gkrinteanou njoftoi tërheqjen e dekretit të diskutueshëm mbi amnbistinë e korrupsionit, i cili çoi në protesta masive në vend.

“Do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta anulluar, shfuqizuar apo gjetur një zgjidhje legjitime në mënyrë që ai dekret të mos zbatohet”, deklaroi kreu  i qeverisë rumune duke shtuar se se nuk dëshiron të “ndajë Rumaninë”.

Vendimi për të anulluar dekretin erdhi pasi protestave ku mijëra persona vërshuan në rrugët e Bukureshtit për të kundërshtuar vendimi absurd për të mos ndjekur penalisht zyrtarët për shpërdorim detyre deri në masën deri 44 600 euro.

Po ashtu dekreti nuk parashikonte ndjekje penale edhe për ata zyrtarë publikë që në avantazh të pozitës së tyre ndikonin për të hartuar ligje specifike në favor të tyre.

Qeveria  rumune po ashtu është duke hartuar  një ligj për aministinë e personave që vuajnë dënime me burg prej më pak se pesë vjet, me përjashtim  të përdhunuesive dhe shkelës të përsëritur.

Nga një ligj i tillë do të përfitojnë rreth 2,500 të burgosur, në mesin e tyre edhe  disa politikanëve të cilët janë duke vuatur dënime për korrupsion, raporton Respublica.

Nisur nga  tensioni i shkaktuar qeveria vendosi të mos përfshijë përfundimisht dekretin për amnistinë në ndryshimet ligjore që po përgatit.

Rumania është vendi i 4 më i korruptuar i BE-së sipas të dhënave të Transparency International për vitin 2016, ndërsa vetëm rastet e trajtuara në dy vitet e fundit nga drejtësia flasin për humbje në vlerën e 1 miliardë euro.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Protestat, kryeministri i Rumanisë tërheq dekretin për amnistinë e të korruptuarve”

  1. Ilia says:

    Ja keto jane popull, qe meriton respekt

    Ne kemi 26 vjet qe na perdhunojne politikanet, Gjyqtaret, Prokuroret. Ne jemi vetem popull DELE

  2. L leshi says:

    Vetem populli shqiptare nuk cohet per te kerkuar drejtesi, populli hero shqiptare cohet vetem po ti beje thirrje ndonje parti per 5e djegur e shkaterruar vendin…..Jemi popull i zgjuar ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *