Zyrtare: Korabi-Skëndërbeu do të luhet në “Elbasan Arena”

4 Shkurt 2017, 17:51Sport TEMA

Pas rrëzimit të kërkesës që FSHF-ja i bëri klubit të Korabit për të luajtur ndeshjet në Peshkopi është vendosur dhe stadiumi për sfidën e së hënës kundër Skëndërbeut.

Përmes një njoftimi klubi i Korabit thekson se ndeshja ndaj korcarëve do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Takimi Korabi-Skëndërbeu do të luhet të hënën në orën 14:00.

Postimi i plotë i Korabit.

ZYRTARE, Korabi-Skënderbeu, e hënë, data 06/02/2017, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 14:00.

Ndeshja Korabi – Skënderbeu është përcaktuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Kushtet e vështira atmosferike e kanë bërë sërish të pamundur që kjo ndeshje të luhet në shtëpi. Korabi fton të gjithë tifozët të përkrahin skuadrën për të arritur një rezultat pozitiv kundër ekipit korçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje