Aleatët dhe armiqtë më të mëdhenj te Amerikës: Ja ku renditet Shqipëria

5 Shkurt 2017, 13:35Politika TEMA

Të enjten, shumë amerikanë u zgjuan me një njoftim për një mosmarrëveshje diplomatike me Australinë, pas lajmit se presidenti Trump dhe kryeministri australian, Malcolm Turnbull, kishin shkëmbyer fjalë të rënda mbi një marrëveshje për refugjatët,  shkruan New York Times.

Por gjëja që e bën më të pabesueshme është sondazhi më i fundit, i marrë disa ditë përpara se biseda e tyre të bëhej publike për amerikanët, që tregon se Australia është kombi i konsideruar prej republikanëve si aleati më i fuqishëm i Amerikës.

Episodi i së enjtes nuk është përplasja e parë e presidencës Trump.

Ai nënvlerësoi Meksikën përgjatë fushatës së tij, duke irrituar shumë meksikanë me fjalimet e tij agresive mbi tregtinë dhe emigracionin, duke këmbëngulur se do të jenë pikërisht meksikanët që do të paguajnë për murin që do të ndërtohet në kufi.

Trump irritoi edhe shumë kombe të Europës, përfshi Gjermaninë, Britaninë dhe Italinë, pas urdhrit ekzekutiv të administratës së tij që u ndalon hyrjen refugjatëve nga 7 vende me shumicë myslimane të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si dhe hyrjen e të gjithë emigrantëve në SHBA për një kohë të caktuar.

Megjithatë, Australia, Gjermania, Britania dhe Italia kanë një gjë të përbashkët: amerikanët e të dyja partive, qoftë demokratë, qoftë republikanë, i rendisin ato mes aleatëve kryesorë të SHBA-ve.

Sondazhi i zhvilluar nga 28 janari deri më 1 shkurt intervistoi njerëzit duke kërkuar prej tyre të thonin nëse një vend ishte aleat, miqësor, i pasigurtë, jomiqësor, ose armik i Shteteve të Bashkuara.

Diferencat në krye të listës, mes Australisë, Kanadasë dhe Britanisë, ishin shumë të vogla.

Por ku renditen Shqipëria dhe Kosova në këtë listë? Vendi ynë renditet i 79-i për amerikanët në përgjithësi, por demokratët kanë më shumë përafrim për të cilët ne renditemi 87-t, ndërsa për republikanët disa vende më poshtë, në të 95-tin.

Këto renditje kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2014, kur respektivisht mbanim vendet 76, 73 dhe 69 për amerikanët në tërësi, për demokratët dhe për republikanët.

Kosova, në pikëpamjet e amerikanëve në tërësi renditet e 98-a, ndërkohë që janë republikanët ata që e shohin më pozitivisht këtë vend krahasuar me demokratët, duke u renditur respektivisht në vendet 87 dhe 101.

Krahasuar me vitin 2014, Kosova duket se ka krijuar një opinion shumë më të mirë, teksa 3 vite më parë mbante vendet 113 për amerikanët në tërësi, 124 për demokratët dhe 99 për republikanët.

Dhe në fund, por jo më pak të rëndësishëm, ndër 5 armiqtë kryesorë të SHBA-ve konsiderohen Koreja e Veriut, Irani, Rusia, Siria, Afganistani.

14 komente në “Aleatët dhe armiqtë më të mëdhenj te Amerikës: Ja ku renditet Shqipëria”

  1. ..... says:

    E çudiçme SHQIPTARET i falin te tera per AMERIKEN , por ne SHQIPTARET qenkemi te fundit per respektin dhe besimin qe paska AMERIKA per ne , mendoj se duhet ti vem kembet ne tok si popull dhe duhet te duam me shum njeri tjetrin se AMERIKEN , se po behemi gazi botes , ne duhet te shikojm me shum nga interesi komtar dhe nuk duhet te biem ne dashiri me te tjeret si adoleshentet ne dashurin e par , duhet te jemi me te dashur me kombin dhe atdheun dhe mardheniet me te tjeret duhet ti shikojm ne saj te interesit ton komtar , pra duhet te msojm pak nga te paret tan , se nuk jemi me te zgjuar seç ishin ata. jemi me te pabes vertet po jo me te zgjuar.

    1. ti je muslimon,mos harro se amerikoni pas dores ne qaf,pak me posht te rezervon te ''gjatin''..........allah uakbar! says:

      Amerika nuk harron qe pas amico-s sunit te ruaj pas deres ”te gjatin”……………jo per gje,por pabesia dhe pafytyresia e sunitit e meriton!

  2. ali vlora says:

    Mos fol me . Nje pergjifje e shkelqyer shkalla siperore! Te lumte. Bertet Amerika eshte e vetmja mikja jone dhe ne e duam por te duam edhe njeri – tjeterin Tung .

    1. .. says:

      Jo ore do te flas se ndihemi te Injoruar….Greqia “anti-Amerikane” qe djeg flamurin e SHBA ne vendin e 19-te….. dhe ne qe kemi 25 vite qe ju bejme Gojore e ju Lepihemi, (qe dhe flamurin SHBA huazuam) te jemi ne vendin e 70-te, bashke me Zimbabue, Laos, Pakistan …. absurde.

      1. Bora says:

        Në vendin e 79-të, e jo në të 70-in

    2. .. says:

      Mosssss….Kame “frik” se na ka kuptuar Amerikani sa te Pa-bese dhe sahan-lepires qe Jemi, ndryshe nuk shpjegohet qe Greqia te renitet ne vendin e 19-te dhe Arnautet e Shqiperise dhe Kosoves ne vendine 50 dhe 70-te.

  3. veshja says:

    edhe pse bejme striptize para amerikonit prape s’na e var fare

    1. .. says:

      Injorim Total…edhe perse i vume Busti e Hylarit ne qender te Sarandes edhe perse Byllit ne qender te Prishtines edhe perse rruget e Kamezes kujtojne Amerik, edhe perse flamuri Amerikan valvitet ne te gjitha zyrat e administrates dhe ne Parlament…..

  4. veshja. says:

    edhe pse bejme striptize para amerikonit prape s’na e var fare

  5. Lab ziu says:

    Autori i shkrimit harron të vë në dukje s’e mbi 90% e amerikanëve nuk e kanë idenë ku bie Shqipëria. Shëndet

    1. adriatik says:

      Hahahaha shume e sakt kurse keto kallare ketu me lart eksitohen me shkrimet e tyre me ne krye kete kkk .. (dy pika) qe eshte nje b…lepires grek

      1. .. says:

        100 here me mire tju bejm Go-Jore grekut se na mban me buke (Bred) se Amerikanit.Ju bejni Bustin Hyllarit e ne do ja bejm Krye-Piskopit Janullatus

  6. Vedi says:

    Pavarsisht nga konsiderata, Amerika eshte faktori i progresit demokratik boteror, per tere kombet. Cdo komb ka per veten konsideraten me te larte, por te tjeret veshtrojne edhe konsideraten efqinjeve per fqinjin e vete. Amerikes, i vene, nga nje ane informacionet e verteta dhe nga ana tjeter informacionet e reme te fqinjeve dhe aleateve te tyre te shumte qe gudulisen nga pozicioni shovne mesjetar i fqinjeve. Por, nese Amerika na rendit ne fund te listes, kjo nuk eshte per mangesite e popullit, por per mangesite e politikes sunduese alternative te lyer me boje te qelbur si per popullin edhe per vrojtuesit Amerikane e me gjere.

  7. Mazllëmi says:

    Kaq lëpirje bythe, që u bëjnë shqipot (raja në ADN-në e tyre) amerik(o)nëve, nuk ka komb në botë që e bën… Megjithatë amerikanët (me kulturë), duket se ndjejnë neveri e pështjellim (si çdo njeri normal), nga kjo gjë… Ky është konkluzioni i këtij shkrimi…dhe kush nuk e sheh, ose është injorant i lindur (si këta komentues me fjalë banale e me shqipe të çalë gjysma rrokjesh si gjuhë turko-arabe), ose bëjnë lojën e politikës sonë mediokre e mediave tona të niveleve afrikane…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje