Apeli trondit për të dytën herë Trump-in, emigrantët mund të futen në SHBA

5 Shkurt 2017, 11:01Bota TEMA

Gjykata e Apelit në SHBA ka tronditur sërish “Shtëpinë e Bardhë” duke hedhur poshtë kërkesën Presidentit Donald Trump për anulimin e vendimit të një gjykate federale, që bllokoi urdhrin për revokimin e vizave për 7 vende myslimane.

Ky vendim solli protesta dhe kritika të mëdha jo vetëm në Amerikë, por edhe nga shtetet e tjera.

Gjyqtari James Robart i Uashingtonit e pezulloi përkohësisht urdhrin e presidentit javën që shkoi, pas situatës kaotike të krijuar në vend për revokimin e vizave.

Trump e cilësoi gjykatësin si qesharak. Pas kësaj, “Shtëpia e Bardhë” apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit në San Franciso ia rrëzoi kërkesën.

Institucioni kërkon më shumë argumente nga presidenti dhe pret një seancë ankimimi javën që vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje