Babai i Xhesikës flet mes lotësh pas aksidentit tragjik: Edhe unë kam vdekur

Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e sotme në zonën e Setteville në Romë, i mori jetën 4 të rinjve mes tyre edhe dy vajza nga Shqipëria.

Mediat italiane kanë sjellë rrëfimin prekës të babait të Xhesika Gjinaj, 19 vjeç, nga vajzat e mbetura viktimë në aksidentin fatal .

“Nuk mund të flas më, është e pabesueshme. Xhesika ka vdekur, nuk është më. Ishte e mrekullueshme, nuk kam fjalë. Kam vdekur. Ishin të 4 miq të mirë”, është shprehur ai në momentin që ka mësuar për vdekjen e së bijës.

Ambra Shaliani, 18 vjeç dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjeç të cilat ndodheshin me dy miqtë e tyre në një makinë Tip Mini Cooper kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre rrëshqiti u përplas tragjikisht me murin e një ndërtese.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *