“Ç’u bë shkollari Dritëro me bojë në duar
E me penë të thyer në xhep?
Ç’u bë admiruesi i zogjve krahëshkruar,
Që i ndiqte nga lisi në lis, nga plepi në plep?
Po ikim. Po të tjerëve do t’u lëmë
Të paktën një tregim, a një varg,
Që mos skuqen kur në raft t’i vënë
E kur t’i shfletojnë në dhomë a në park…”
I është drejtuar vdekjes shpeshherë dhe me ‘ti’ e jo rrallë me qesëndi Dritëroi, ustai i vjershërimit njësh me tokën.
Qysh se e kam parë në djalërinë time, më ka ngjarë si i sapozbritur nga diku larg, lart, prej një vreshti të fshehur mes maleve; si i huaj futur mes lustrave dhe luspave të qytetit.
E gjithnjë ajo qenia e tij e largët, që jetonte brenda personazhit qendror në jetën tonë publike dhe shfaqej hera – herës përmes vargjesh rrëqethëse, më është dukur mua më e afërt se sa personazhi që nderohet sot. Prandaj po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonie dhe sëkëlldisë së madhe të të qenit këtu, pjesë e lustrave dhe luspave të qytetit; ku siç ndodh gjithnjë, kur vdes dikush që meriton një nderim të posaçëm, më të dukurit rreshtohen për t’i thënë vdekjes se ky dikushi na përket neve e jo ty!
Sëkëlldia ma sjell mu afër, para syve, atë dikushin e madh, të kyçur në atë arkë, me atë kreshtën e bardhe, fytyrën e rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë dhe sytë që sikur më thonë, ore ç’po thua(?), ç’është kjo mbledhje ku jeni mbledhur të flisni mirë për mua(?)…
Thashë njëherë të mjaftohesha duke lexuar vjedhurazi prej fjalëve të tij, veç këto fjalë:
“Mbylle sytë ndaj të gdhirë
Dhe pranë vatrës prushin le dhe flakën,
Çibukun dhe duhanin e papirë…
Dhe ne lexojmë ndër nekrologjitë,
Rrethuar me korniza emrin tënd,
Dhe heshtim, veç heshtim…”
Po as këtë s’munda ta bëj dhe ja, ne këtu, veç flasim e flasim, për Dritëroin që ka ikur përgjithnjë, pasi i tha që të gjitha.
Por sidoqoftë është këtu Sadija.
Mua më dukej, gjithnjë e më shpesh në rrugën e takimeve tona fare të rralla, Dritëroi, sikur jetonte në një dehje përfundimtare; duke u mbajtur me njërin krah tek Sadija dhe me tjetrin tek Vdekja. Më ngjante se të parës, gruas, i ishte një dashnor besnikërisht i paepur, të dytës, Vdekjes, i luante syrin, duke i bërë me shenjë nga gruaja, si justifikim pse nuk vendoste ende t’i hidhej në krah…
“E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje,
brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë
edhe me anën e një fluture, që do të dalë
nga kockat e mia.”
Kështu e shkruajti dhe tamam kështu e bëri.
La gruan dhe iku me vdekjen, ndryshe s’kishte si të ndodhte. Iku me të dytën, për të mos humbur të parën.
Në fakt, kjo ikja e Dritëroit, i cili, siç e thashë, kryekreje më është ngulitur kahera si një i sapozbritur nga diku larg, lart, prej një vreshti të fshehur mes maleve, është si një kthim përfundimtar për andej nga erdhi dhe ku gjithnjë dukej sikur donte të ikte, teksa jepte e merrte, një jetë të tërë, me rrëmujat e rrëmetet e qytetit.
“O toka ime që të lërova e të thura këngë,
Që të kam dashur plisin dhe barin,
Që të kam fshirë me duar, me mëngë,
Në ç’vend ma le varrin?
Më mirë ma bëj diku në një brazdë,
Apo larg mbi përrua ndofta,
Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,
Duke më sjellë lajme nga bota,
Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,
E kyçur dera, me lloze porta…”
E pikërisht këtu, në këtë sallë, Dritëroi ka dhënë ndoshta shfaqjen më emocionuese të ndarjes së tij të brendshme, të jetës së tij të ndarë, mes këtej e andej, portës së kyçur me lloze.
Qenia e tij, e jetuar për vite e vite në kontradiktën dramatike, mes robit të natyrës që i kishte dhuruar bujarisht fuqinë e një talenti të madh dhe personazhit robërues të skenës publike në një kohe kolere për lirinë, lëshoi këtu, mbi këtë skenë, 26 vjet më parë, një klithëm historike që e shpërtheu mu përpara syve të të gjithë botës, llozin më të rëndë të asaj porte: Partinë e Punës së Shqipërisë!
Ai lloz i rëndë ra dhe shtëpia e atyre që ëndërruan e luftuan për një botë të re, të kthyer në pengje të ëndrrës së tyre të bërë makth, u shpërbë, por jeta e Dritëroit vijoi të mbetet e ndarë, nga porta mes personazhit të famshëm, që qytetin me lustrat e me luspat e njerëzve e jetonte si stacion të rrëmujshëm tranziti, ku brengën e vriste duke ngritur dolli e qesëndisur mençurisht personazhet rrotull bashkë me veten e tij dhe njeriut thellë brenda vetes që gëzimin e derdhte në rrëketë e vargjeve që e kthenin tutje, në thellësinë e virgjër të atdheut; për të cilin ai thoshte:
“E ndjej në çdo qelizë të indit të tokës sime,
E në çdo molekulë të ujrave që më lajnë,
E në çdo fërfërimë ere e frymë suferine,
E në çdo copë qielli që malet mbi kokë e mbajnë.”
Një brengë thuajse e pangushëllueshme, e mbante gozhduar thellë mes të dyjave, dhe unë besoj se tek vdekja ai shihte të vetmen mundësi për t’u kthyer në parajsën e natyrës, ku ishte lindur mes
“fshatarëve që u mblodhën,
Faqet e parruara i ulën mbi mua
Dhe thanë: Shumë ara do lërosh ti
Dhe shumë ujë do pish në krua…”
Vitet që iknin vetëm e thellonin atë brengë, siç e përshkruante mrekullisht ai vetë:
“S’jam ëndërrues i krisur i viteve që ikën,
Veç sonte më ka pushtuar një mall.
Ç’u bë ai çuni i vogël që mbante në brez thikën,
Që gdhendte shkopinj thane në mal?”
Nuk e di vërtetë çfarë arrita të them dot deri këtu dhe as nëse gjithë sa thashë, i dhanë ndopak kuptim të folurës sime duke zbatuar detyrën që ma ndalonte heshtjen. Por me siguri as nuk thashë e as nuk desha të them ndonjë gjë të madhe, për personazhin hijerëndë të Dritëroit në skenën e ngatërruar të jetës shqiptare të kaq shumë viteve.
Desha thjesht të lidh ca fjalë për të nderuar njeriun që jetonte brenda personazhit të tij dhe që, hera – herës, shfaqej mahnitshëm, përmes vargjesh xixëlluese, të cilat ngjajnë si pluhur yjesh mbi lumin e plot letrave monotone shqipe; apo shfaqej thjesht fort njerëzishëm kur i afrohesha pranë tavolinës, ku mbante Sadijen në krah e gotën e rakisë përpara, që thoshte se nuk e pinte më.
Do ta mbaj mend gjithmonë, pikërisht në atë pozicion, ulur në verandën e një hoteli në Pogradec, ku më tha, “dëshira ime më e madhe në këtë jetë është të fle dhe sapo hap sytë, jam i mbërthyer nga kjo dëshirë kaq e madhe”.
Jam i bindur që të tjerët thanë e do të thonë këtu e në të ardhmen, gjëra shumë më të rëndësishme për ta përshkruar jetën e veprën e Dritëro Agollit, se sa fjalët që mund të them unë për Dritëroin. Por duke i dhënë atij përulësisht lamtumirën, bashkë me ndjesën që po ia shqetësojmë gjumin e fortdëshiruar, dua t’ju lexoj përkufizimin më të pakonkurrueshëm në vërtetësi, që është bërë apo do të bëhet ndonjëherë, lidhur me jetën e me veprën e tij.
E ka shkruar Dritëro Agolli për këtë ceremoni:
“Përjetësisht
këtu fle Dritëroi
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.”
*Fjala e lamtumirës në homazhin kombëtar për shkrimtarin Dritëro Agolli
Je i madh Ed Rama, ke folur si te ishe bashke me Driteroin, duke folur edhe per ne.
o lugat driteroi jot o tu dhon llogari perse mbeshteti rregjimin kriminel te enver kurves.. se kuur te shkojme atje te gjithe do japim llogari
pirdh o Ram pirdh se i ke pa ere……………….e ndrite me Driteroin[edhe ki rahmet past emer gjeti!!!]nuk e di se c’gomarlliqe do te shkruash per Ismael-in!!!
Turkoshqiptari agolli ishte nje dallkauk par excellence ne oqeanin e dallkaukeve qe ekziston ne turkoshqiperi.
O lugat po ti si do te dalesh para ZOTITse. Edi Rama , Driteroi dhe madheshtori Enver Hoxha kane bere dhe shume vepra te mira per kete vend.e kete popull.
kurva sorosiane duke nuseruar …
kopilin me emer çifuti
Regjimi i Enver Hoxhës e tejkalon lavdinë e të mirëve, njerëzorëve.
Lugetërit prej tij gjetën tmerrin.
Ti ke shpëtuar se je bir i tyre, i maskarenjve, i lugetërve, të cilëve u ke ripërtërirë emrin dhe cilësitë.
Lus që edhe ti ta takosh Enverin, por jo në atë botë, por këtu.
Ptu, farë e keqe.
E vetmja mirësi që ke? Shembulli tipik si nuk duhet të jetë njeriu.
alo engjell pergjigjet lugati…neqoftese lugati ka bo te kqija nji m nji pa pike meshire ..domethone une vete..kurse kto tjeret kane haqe mo te mdhoja per te la…tashi per bekimin qi do jete nai fmi o nip sigurimsi palaco xhins komunist qe ndjene kenaqsi vetem tui bo keq njerzve..na del ktu plera tu mbu moral mu..xhins maskarenjsh
Lugat, sa për dijeni, unë nuk kam qenë as vetë e asnjë anëtar familjeje komunist.
Po deshe të jap edhe emër e mbiemër e të më gjesh në facebook.
Enver HOxha ishte njeriu super hero i popullit shqiptar. As para tij e as pas tij nuk ka lind toka shqiptare burrë si ai. Lëre komunizmin si sistem a dogmë. Enveri ishte më së paku komunist, por mbi të gjitha ishte atdhetar, me vlera titanike për krye shteti. AI e përmbushi më së miri rolin e tij si krye shteti. Të përbaltësh Enver Hoxhën, duhet të jesh fundrrina e balët vetë. Por jo vetëm aq. Por duhet të jesh i dhier. Dhe këtë ti e bën vetë, pa u munduar aspak.
Ti shume mire qe gjen kohe dhe shkruan elegji per driteroin se ne fakr e meriton. Por ti harron se paguhesh nga leket tona per te rregulluar punet e ketij vendi qe pi shkon poshte e me poshte Mund te mendosh qe jam shqipist jo nuk jam te kam votuar ty por jam zhgenjyer teresisht nga ty.
Teper sakte Beso, nuk te shtoj asnje presje. Kryeministri nuk eshte per te bo qoka…..
Beso! Edi Rama ka shkruar shume mire,dhe vertete eshte per t’u lavderuar,por do jete me mire qe te shkruaj nje NEKROLOGJI PER SALI BERISHEN,KUR TE VARROSET ne ndonje kanal.
Eshte t’u dhene llogari para te madhit Zot, Driteroi, qe vetem drite nuk diti te beje, megjithese ka patur shansin me te madh. Ai qe ju e quani te madh, por qe ishte kokrra e pijanacit dhe nje sherbyes deri ne frymen e fundit, por qe s’mundi t’ia jape atij, qe Ypi i ka gjetur emrin e vertete, Kurvit. E ka lene vete me testament te shkruar.
Na preke bolet,na perloqe z.Rama ,
Bolle mehr bole tani se s’ durojm mo. eeeeee o le le ,
O i madhi agoll surrat e shpirti shejtanit, Po si na ike nji kshtu mer,si skuth Komunist
si nuk ndejte edhe pak ,ti ferkoje bolet pushtetit te radhes Mo,
asnji sdinte me e levru aq bukur gjun posht boleve ne pushtet,
eeeee he heeee na perloqe shqypkart Mo
Nuk do ti mbarojne ndonjehere kerij vendi hajvanet si puna jote more skuth.
@”demokrati komunist ballist e cish dush tej”
Qenke nje kafshe e ndyre! Me vjen turp qe je shqiptar… qelbesire njeri….
akoma s’e keni mare vesh ju?
të gjithe qe shajne shqiptaret e bejne ngaqe jau ka q.re turku gjyshet 500 vjet në harrem, kurse kypidiaku i shan ngaqe i kane q.re tropojant mamin në pyll
haaaahaaahaaaahaaaahaaaaaaaaaaaa…ec e mere vesh
Janë fjalë të ndjera për një njeri të madh si Dritëro Agolli.
Respekte z.Rama për stilin e të shkruarit mënyrën e të shprehurit e mbi të gjitha për korrektësinë me të cilën shkruan dhe flet gjuhën shqipe.
NJ6 njeri i thjeshte dhe i madh qe jetoi ne shume kohera dhe do te roje per shume kohe akoma,
si shembull i pa vdekshmerise.
Edi Rama , mjeshter i persosur i fjales shqipe , te folur e te shkruar , nje talent i madh e i perkryer publicistik , qe nuk i gjendet gjekundi nje gabim pikesimi e drejtshkrimi ! Krenar per Kryeministrin tone , nje intelektual i vertete ! Shkrimet e publicistikat e Edi Rames , ia vlen te futen ne tekstet shkollore . Isha ne salle dhe e degjova direkt fjalen e tij , perpara arkivolit te shkrimtarit te madh …u nderpre disa here nga duartrokitje te gjata , ndersa perfundoi me nje duartrokitje , qe nuk donte te pushonte .
Kishte shku me poture me percjell te ndjerin Dritero :)) Pune komunistesh gjelle qensh.
Mire bere me shkrimin per te ndjerin Dritero Agollin o Edvin! Je pjese e historise se kaluar. Foto qe eshte shoqeruar me shkrimin perkates na kujton skenat e kaluara nga sistemi i para viteve 1990,ku ne skenat e kohes promovohej “Laja” ne teatrot e filmat e asaj periudhe.E thene shkurt e kuptueshem, Linda Rama (gruaja jote) te ngjall ate kohe, qe ju e perjetoni sot e kesaj dite….nje “Laje” e diteve te sotme…….
Nje Dritero i madh e i madh si ai vete!…Nje mjeshter i fjales se thjeshte shqipe.Asaj fjale qe mban era bar,era kashte,era bajge e luleshqere.
Nje Dritero,qe do mbetesh i pavdekshem per te gjithe ata qe e duan token shqipetare.
Ikja jote le t’i zgjoje te gjithe shqipetaret dhe t’a shohin njeri tjetrin si vellezer….
Fjala e Edit e ndier,e sakte, domethenese dhe artistike,ashtu sic do t’i kishte hije cdo shqiptari,kryemimistri a po pushtetari.
Ngushellime familjes.I perjetshem qofte kujtimi.
Eshte fjala me e bukur e thene deri tani , per poetin dhe shkrimtarin e shquar, Dritero Agolli, i cili u nda keto dite nga jeta.
Keshtu eshte kur kryeministrin e kemi specialist per gjithcka.Mire piktor zhgarravinash po dhe specialist i letersise se realizmit socalist qe ka ngordhur. te pershendes i dashur Zylo, te pershendes me ca vargje qe nuk jane te vetmet. Besoj se nuk eshte per te thene:Do me per Behlulin.
“Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
Zemrën time do ta nxirrja jashtë
Të ta jepja ty me ngazëllim!
Doli pa “lagur”, nuk vdiq nga korupsioni, I takon vlersimi “Nderi Kombit” !
shkrim I bukur. shume mire z Rama. eshte mire kur njerezit bejne gjera te mira ne jeten e tyre.
…qente nuk e ndjejne eren e luleve…
Ja era e luleve o roi…s po te quaj injorant, po i pa ditur sigurisht
MJEKRA E ZOTIT
Shumë vjet me perënditë
Kam jetuar bashkë i zbathur,
Kemi qënë tok perditë,
Por aspak nuk jem dashur.
Dhentë tok kemi kullotur,
Arat tok kemi leruar,
Kur unë isha i përlotur,
Zoti ishte i harbuar.
Kur më ngordhnin bejkat malit,
Zoti tallej si i marrë,
Unë gurë merrja zallit,
E goditja për ta vrarë.
Eh ç’të grindur,eh ç’të therur
Me tërbim e me poterë,
Mjekrën zotit s’ja kam krehur,
Mjekrën zotit ja kam çjerrë.
Dhe pastaj me dru në dorë,
E kam ndjekur e përzënë.
Përmbi malet me dëborë,
Asnje vend nuk i kam lënë.
I kam thënë hajde zhduku,
Fundi yt një fund do ketë,
Ku të duash shko e zhduku,
Jam i zoti të rrij vetë.
Krishtit kryqin ja kam hequr,
Pa trokitur në këmbanë,
Muhametit ja kam djegur
Callmen,xhyben e kuranë.
Dhe nga kjo i dëshpëruar
Papa, balli i Vatikanit,
Më ka nemur e mallkuar
Mua tersin e Ballkanit.
« Shenjtëri » e rrënjë e vjetër
Mbaj pak vesh e pak vështro,
Cpo të flet nga bregu tjetër
Një apostull Dritëro.
S’kam qedër se pall një papë
Me karrike apo veturë,
Po të ngjallet zoti prapë
Unë prap e zë me gurë.
Eshte i njohur qendrimi agresiv i ballisteve e i bashkepunetoreve te fashizmit ndaj figurave te ndritura qe me te drejte i respekton gjithe kombi !
Keshtu kane bere dje po keshtu po bejne edhe sot . Nuk eshte ndonje cudi. Cudi do te ishte nese keto figura te ndritura do te mburreshin prej tyre dhe nese kjo do te ndodhte atehere keto figura do ta hombnin shkeqimin dhe nuk do ta gezonin me respektin e popullit.
Vazhdoni te spifni e denigroni!, per nje gje te jeni te sigurte juve sa me shume shani atyre aqe me tepoer u rritet shkeqimi.
O Jimi, keto figura te ndritura e kane nxire vendin ne vend qe ta ndricojne.Po ti aq di aq thua.Ndaj dhe jemi ketu, drejt nje restaurimi qesharak por dhe tragjik te mbetjeve te regjimit diktatorial.Keto poezi nuk i kam shkrojtur une Jimi.I ka shkrojtur KORIFEU.Je nje nga te mjeret e ketij vendi qe nuk rroni dot pa korifenj.Edhe kur nuk ekzstojne i krijon mendja e juaj e shprishur qe ju ka mbetur te partizanet dhe ballistat edhe ne vtin 2017.
Dritëro Agolli
Un des plus grands poètes de l’Albanie, Dritëro Agolli est né en octobre 1931. Pendant plusieurs années il a été le président de l’Union des Ecrivains Albanais.Sa poésie incarne le patriotisme, l’amour pour la terre natale et ses gens. La grande maîtrise de la langue et ses moyens d’expression poétique, donnent à son oeuvre acces à toutes les catégories des lecteurs. Agolli est très connu également pour sa prose satirique, où il immortalise les acteurs tragicomiques de l’administration communiste.
Nje shkrepese
Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.
Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c’do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?
Une allumette
Allume-moi une allumette, mon frère
Dans le ciel noir,
Sous la pluie cette lumière
De fragile espoir.
Dans ce noir grossi de tristesse,
Que le vent glacial attise.
Savez-vous ce qu’est une allumette?
C’est un brin d’herbe fine.
Ketu s’do jem
Këtu s’do jem do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qipariz si murg i ngratë
Ti do trishtohesh atëhere
Se s’do më kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryje erë
Do qash me erën dalëngadalë
Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres do t’vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.
Je ne serai plus là
Plus ne serai mais en allé
Avec les autres en sous-sol
Dans mon bistrot le préféré
Je manquerais à ces garçons
Et dans les rues où j’ai marché
Laisse un vide ma sèche toux
Et sur ma tombe vous verrez
Triste, un if en moine debout.
Alors émue tu resteras
Sans moi toute seule dans la chambre
Le vent au carreau cognera
Pour pleurer chaque soir ensemble.
Quand tu seras fort ennuyée
Va me chercher sur l’étagère
Où je serais dissimulé
Parmi les mots et les poèmes.
Il suffira d’ouvrir le livre
Je descendrais auprès de toi
Pour te redonner le sourire
Et tout le bonheur d’autrefois
Pulebardha
Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.
Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise
Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..
Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…
E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…
La mouette
La mouette sur le sable mouillé on l’a trouvé,
Elle avait une cuisse cassée, était si fragile,
L’avaient laissée toute seule au bord de la mer,
Sans espoir qu’en aide quelqu’un lui arrive.
La mouette dans la chambre nous l’avons logée
Et elle est devenue membre du ménage,
Mais par la fenêtre regardait l’écume de la mer
Et la vague qui hissait sous la pluie et l’orage.
Habita la mouette longtemps dans la chambre
Mais s’est perdue un jour soudainement,
Un jour quand la mer sautait sur le sable
Un jour quand les orages arrivaient.
Et nous sommes allés à la mer la chercher,
Quand les vagues entre eux semblaient aux têtes de moutons
Et le vent et les nuages gémissaient
Nous l’avons trouvé la mouette morte…
Nous l’avons vu!
Elle avait ouvert les ailes blanches sur le sable mouillé
Nous l’avons vu!
Peut-être elle n’a pas voulu mourir dans la chambre fermée…
Traduction pas si bonne que ca ,qui perd toute la beaute des vers en les alourdissant.va me chercher sur l’etagere alors que le poete veut dire parmi les livres cherche moi … .et qui traduit une meconnaissance de la poesie.Si le poete dit allume moi mon frere une allumette et non allume moi une allumette mon frere,c’est qu’il y a une intention..et il faut parfois allez trouver l’etincelle pour une shkrepese,pour traduire l’intention du poète ,sous le ciel gris..
Quand au sous sol,ecrit comme cela en francais c’est une partie de la maison et non la terre ou il gît..
Quand au familier et si peu poetique pulebardhen on l’a trouve,vous auriez pu avantageusement sur le plan poetique le remplace par un ´par nous fut trouvé’ ,ou meme ´fut trouvé´tout court a la place du ´on l’a trouvé ´ si trivial et peu poetique Sur le sable mouillé la mouette fut trouvée
Elle avait sa patte fine cassee
Ses amies l’avaient abandonnée,seule au bord de la mer,
Ses amies l’avaient abandonnée,seule sans personne pour l’attendre
Dans notre chambre alors la mouette fut transportee,
Et elle est devenue membre de la maisonnée etj etj etj
I meriton te gjitha Z. Rama. Duartrokitjet, perkedheljet, lotet, dhe buzeqeshjen. Driteroi i meriton vertete te gjithe sa ke thene per te me nje mjeshteri te vecante stilistike, artistike dhe intelektuale sepse ti ke prekur themelin e tij, ke prekur pikerisht ate qelizen qe e frymezonte per te bere art, ate njeriun e vecante.
Jam sinqerisht i nderuar qe si shqiptar kam nje kryeminister per tu lavderuar intelektualisht.
Faleminderit Edi Rama.
Ne merremi gjithe diten me Bythet e Ciljetes qe akoma nuk di shqip apo me gazetare qe kur s’merren vesh se cfare thone.Komentet e gomereve dallohen menjehere,inat sharje,te zinj ne shpirt sic mund te jete nje …..qe flet me”O’ ose me “Y”.Vitet qe do na vine do te sjellin me shume gomere se aspak ose shume shume pak e duan vendin e tyre.Hajdutet krahas parase dhe pronave ,Vodhen edhe gjuhen,e transformuan ne nje obelisk kafshesh qe edhe kur ecin te vjen turp.Nuk kthehen me keta gjikande te letrave dhe patriotizmit shqiptar.I perjetshem kujtimi i Driteroit.
Mos folni me per Driteroin, se ai ka fol vete dhe ne nuk dime te flasim ashtu si ai, por keqardhja ime , veç vdekjes se Driteroit qe dalengadale do fashitet se do merrem me vargjet e tij, eshte se disa komentues “shqiptare” edhe ketu s’ngopen me vdekjen! Moj Toke, çfare mban ! Driteroi iku ashtu si ndjente dhe meritonte rrugen e pakthyeshme qe eshte per te gjithe ne nje moment te caktuar. Ata qe jane gjalle dhe s’dine se çfare thone meritojne jo vdekjen, por vuajtjen se mendja nuk ka me peshe. Edhe ngushellimet hipokrite jane te poshtra si vete ata qe i bejne. Moj Toke qe mbajte mbi vete njerez dhe gjallesa te tjera qe sot çfaqen me shume se kurre duke e felliqur lirine. Te ndrit shpirti Dritero ashtu si ke dhe emrin, ashtu si ke bere punet, ashtu si e deshe jeten, jo vetem per vete , por dhe per te tjeret!
Bravo Kryeminister! I mahnitshem! I pazvendesueshem ne stil. Do te kishte zili cdo gazetar, analest, publiciste aku di une kush tjeter. Hajvanet qe shruajne brockulla nuk duhet te te merzitin. “Jepu c’ u hahet”- thote populli. Ose “Vershelleji te kercejne”. Kane zili. fare e keqe qe i bejne temena qoftelargut dhe Fazllicit.
undefined
Nuk kam parè kurrè njè mort kaq tè hijèshme. Vdekja e poetit duhet tè ishte e ftohtè si ditèt e kètijè dimri tè padashtun, por jo ! Fjalèt e juaja na e ngrohèn kètè ‘ditèzije’ duke e mundur vdekjen. Ky èshtè njè ogur i mirè.
Per democrat ballistin dhe xhuliano komentuesin. Per te thene dicka per kryeministrin tone tja leme kohes. Koha do ta tregoje ajo eshte peshorja
e gjykimeve te dreja. Po per fjalimin apo shkirimin qe ja ka dedikuar te madhit Dritero (ky eshte emer shqiptar xhulian jo ky yti) nuk ke ci thua eshte I perkryer ,eshte talent kete nuk mund tja mohojme. Dhe sa per Enverin sa ishte gjalle ja rruajtem edhe une edhe ju apo baballaret tuaj flas ne menyre figurative. Kurse Sali Berisha ja ka rruajtur de fakto. kurse sa per ballistat vetem te bertasesh “para partizane” ikin me vrap se ti thuash u cua Enveri I shpeton shurra vdesin ne kembe. Bej hajgare se dhe Enverin historia do ta gjykoje per te keqiat dhe te mirat. Nejse se dola nga tema
Driteroi u prefte ne paqe.
ky paska ik per lesh ala me para partizone..po fakti osht qi partizont rrishin ne ven numero
Me pelqeu komenti me siper; ” Qente nuk e ndjejne eren e luleve”.
Te falenderoje nga thellesia e shpirtit si qytetar per prozen poetke qe ke shkruar per njeriun Dritero i cili meritonte shume me teper edhe se fati e vendosi ne nje truall te varfer ku jetoi dhe u tret. Mos u shqeteso nese dikush te fyen ndiesine njerzore.
Rruga e qyteterimit eshte e gjate.
TE LUMTE O EDI SA MIRE DO ISHTE PER NE SHQIPETARET SIKUR TE KISHIM NJEREZ SI PUNA JOTE .ME SIGURI DO TE JETONIM ME MIRE DHE DO ISHIM ME TE PERGJEGJSHEM PER JETEN , VENDIN DHE PER NJERZIT.SEPSE JEMI BERE ARMIQ PER NJERI TJETRIN ME HELMIN QE KA PERHAPUR SALI QENI MES SHQIPETARVE . BRAVO.
Në një mort çfarë pashë!?
Me dhimbje në gjoks shkova në ceremonine mortore të Dritëro Agollit.Me të ndjerin jam takur me shkrimet dhe pamjet në televizor,pra nuk e kam pasur fatin ta pi një gotë raki me dolli. Poeti i Kombit ,në çdo poezi ,me shumë art,më ka qukur mendjen që të bëhem shqiptar i mirë.
Në Pallatin e Kongreseve,në sallën e koncerteve,në skenë qendronte arkmorti i vetëm. “ Mos u largoni se qeveritarët tanë do të thonë disa fjalë.”- na këshilluan organizatorët.Me miqtë e mi zumë vend në sallë.
Ceremoninë mortore zurtare e hapi ministria e kulturës. Që nga veshja e çfarë lexoi ,e kishte konceptuar ceremoninë shtetërore si një shou .Se çfarë tha nuk e mori vesh akush,por që recitoi barbarisht disa poezi të të ndjerit,për këtë u bindëm të gjithë.” Do Perëndia nuk do të këndojë e të kërcejë në skenë!- më thotë miku në vesh.
E filluan të tjerët me sira.Fat I madh që nuk i dëgjove o i madhi Dritëro. Baballarët e kombit me këto fjalë të përcollën në shtëpinë e fundit.” Unë me djalin e pajtova me Ismail Kadarenë!? Më ka nxjerrë bursën.Kam qënë deshmitar kur poeti i tregonte praktikisht një të riu se atë njohin dhe rinushin s’e njeh askush!?I përjetove keq fillimet e viteve nëntëdhjetë.Unë do të flas për politikanin Dritëro!? ”
Dymbëdhjetë minuta foli edhe kyeministri me golf të bardhë.Iliri, jo ëmbël, e lexoi letrën , që i kishin shkruar.Nga opozita askush nuk u pa.Një militant i tyre ,u mundua të na sqaronte se nuk kanë kohë.Po merren me organizimin e mitungut të 18 skurtit.Kërkojnë të bëjnë Lulin kryeministër që i ka kapi dosjet në hetuesi.
Veprën tuaj të fundit e keni titulluar: “Më prit edhe pak”Me çfarë pashë në mortin tuaj , ku vend duhet të presë shumë për t’u bërë si kishit deshirën ju edhe ne.
Na ike Dritëro! Librat tuaj do t’i kemi pranë brez pas brezi.”Miqtë e Belulit “ përciptas folën për ju, si njeri.
Fatkeqësisht, babaxhanin Dritëro ,nuk do ta kemi më pranë.Kjo është ajo që do të na mungojë shumë, shumë.
Fatmir Lohja. Tirane me 06.02.17
alo alo ambulanza pirdh se lirohesh o piktor kryeminoster
Na ike Dritero,librat tuaj do t’i kemi brez pas brezi ..
Ky eshte komenti ma i mirel
edhe ne to do zgedhim si te te nderojme ad vitam aeternam