Derbi i Italisë vishet bardhezi, perla e Kuadratos gjunjëzon Interin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Juventusi ka triumfuar në supersfidën e javës së 23-të të Serisë A përballë ekipit të Interit në “Juventus Stadium”.

Një tre pikësh i rëndësishëm për bardhezinjtë të cilët vijojn rrugën drejt titullit kampion.

90-minutat e zhvilluara në Torino ishin spektakolare dhe emocionuese, me vendasit që arritën të fitojnë falë një supergoli të shënuar nga mesfushori Juan Kuadrato.

Kolumbiani zhbllokoi rezultatin në minutën e 45-të të pjesës së parë me një gjuajtje spektakolare nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi Handanoviç të reagonte.

Në pjesën e  dytë “Zonja e Vjetër” kishte disa mundësi për të dyfishuar rezultatin por portieri zikaltër arriti të bëjë mrekullinë duke e mbajtur portën të paprekur.

Një fitore shumë e rëndësishme për Juventusit që ngjitet në kuotën e 54-pikëve, 6-pikë më shumë se Napolin që është në vendin e dytë por që mund ta thellojë edhe më shumë pasi kanë një ndeshje më pak.

Ndërsa Interi pozicionohet në vëndin e 5-të me 42-pikë të grumbulluara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *