“Dritëroi shkurtoi ditët e sistemit komunist që lamë pas”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka falënderuar shkrimtarin e madh Dritëro Agolli për kontributin e tij në Shqipëri. “Mendja e Dritëroi shkurtoi ditët e sistemit që lamë pas,” tha Ruçi në ceremonialin shtetëror të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në nder të Agollit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

“Kur fliste Dritëroi të gjithë dëgjonin. Askush nuk guxonte ta kritikonte kur fliste ai edhe pse ishte kundër linjës politike. Mesazhi që na lë: Mendja e Dritëroit shkurtoi ditët e sistemit që lamë pas. Më kujtohet viti 90, në atë periudhë ku konkurronin 2 vendime ndaj studentëve, të ëpërdorej forca apo mendja. Sigurisht që Dritëroi ishte me të dytën, dhe ishte flamurtar i pranimit të pluralizmit politik dhe ndaj studentëve të zbatohej vetëm dialogu. Shumë thonë që demokracinë e prura unë, por ka qenë një paradoks në 90 që si rezultat i këtyre njerëzve të mençur që mbanin qëndrime, pluralizmi politik në Shqipëri u fut pa shumë vështirësi si në vendet e tjera të Lindjes.

Në këtë sallë ku jemi sot, ishte mbledhur Kongresi i Partisë së Punës. Shumë nga ne i themi vetes themelues të Partisë, por në këto ditë të gjithë e kemi freskuar memorien me një insert që media ka dhënë për Dritëroin. Foli ai në sallë, dhe e fërshëllyen, por Dritëroi i qëndroi stoik mendimeve të tij. Sipas Dritëroit janë intelektualët ata që  udhëheqin turmat, që në atë kohë duartrokisnin udhëheqësin.

Ata nuk e dinin që Dritëroi kishte një program ku nuk bëhej fjalë për Marksizëm-Leninizëm, por për pluralizëm politik. Në këto 25 vite është vështirë të gjesh një të dytë si Dritëroi që respektohet nga të gjithë. Vështirë të gjesh një politikan që nuk nderoi dhe respektoi këtë ditët mortore të Dritëroit.

Kur u vendos pluralizmi të gjithë thanë ne e sollëm demokracinë, por një fjali e Dritëroit i uli në gjunjë: Të gjitha partitë shqiptare kanë dalë nga mitra e përgjakur e PPSH-së. Kurrë nuk e braktisi krijimtarinë për sytë e bukur të dashnores politikë. Asnjëherë nuk u tundua. Iku nga kjo jetë pa asnjë cen, pa përfituar në mënyrë të padrejtë as një fije floku”.

Në fund, Ruci iu drejtua Sadijes, gruas së Dritëroit duke e falënderuar edhe atë që i ka qëndruar gjithnjë pranë duke e bërë njeri më të mirë:

“Ti ke qenë korrigjuesja, kritikuesja dhe dashuria e parë e tij. Kali kuq e ka një huq dhe ai kishte shumë huqe, por faleminderit Sadije që i ke kthyer huqet e Dritëroit në të mira. Shtëpia juaj ishte gjithnjë e hapur për ata që donin ta vizitonin. Dritëroi gjithnjë e donte shtëpinë plot,” tha Ruçi.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në ““Dritëroi shkurtoi ditët e sistemit komunist që lamë pas””

  1. kleptofagos says:

    Asnje dite nuk ka shkurtuar Driteroi… Cdo gje u krye sipas skemes qe regjimi i kaluar kishte parashikuar. Pushtetin “demokratik” dhe pasurite kombetare i rrembyen kasta e vjeter, komunistet me te keqij qe u konvertuan ne anti komuniste dhe sherbetoret ose mercenaret (sigurimsat me te keqij dhe bashkepuntoret e tyre) te cilet mbeshteten kasten e vjeter te regjimit komunist dhe parine e re te Tiranes.. qe perfaqesohet sot nga Gramozi dhe Driteroi, bashke me Saliun, Fatosin, Meten, Ramen, Bashen, Idrizin, Fevziun, Kokedhimen, etj… Doni akoma emra te tjere ? ? ?

    1. Lugati says:

      kleptofagos per ca ke shkrujt meriton vetem respekttttttttrt robo hallall

      1. yp Xhixhi says:

        Gjithe gomeret kane respekt per gomeret 😀 😀 😀 😀 😀

  2. capi dhia says:

    Po qe se kjo, thenia tende per Driteroin, do te ishte e vertete, Ti Grami nuk do te kishe rast te kakarisje sic po kakarit dhe po pasurohesh me jeten e
    rinise shqiptare. Lakrorit te Demokracise i kane rene petet, publikisht. Vepra e Driteroit nuk ka lidhje me politikat, po vetem me popullin. Pra.
    Asnjeri, ne bote, nuk ka punuar dhe nuk po punon per shkurtimin e diteve te veta. Pervec … . Keshtu qe: Me mire qepe Zenepe, dhe vazhdo thuaj Lepe.

    1. I Riu komunist says:

      Driteroi ishte dhe mbeti deri ne castin e fundit te jetes KOMUNIST i vendosur! Pervec vleres se madhe si shkrimtar,RESPEKT edhe per kete konseguence jetesore dhe qendrueshmeri te tij llogjike!
      Deklarate e Dritero Agollit ne Kuvend :
      Une jam komunist,ne komunistet bejme revolucione e jo grushte shteti,ndaj mos u frikesoni 😉
      (Ps shkrimtaret e medhenj boterore nga vet natyra jane majtiste dhe revolucionare,qe kerkojne te ndryshojne boten. Shkrimtare te medhenj “djathtiste” kurre nuk ka patur e nuk do kete sepse konservatorizmi eshte antitendence e letersise dhe artit ne pergjithesi! VEJENI VATH NE VESH kete,ju pelqen apo s’ju pelqen)

  3. Gumi says:

    Ky eshte kulmi
    G.Ruçi flet per shkurtimin e diteve te komunizmit
    Realisht komunizmi rrezoi vehten e tij duke marre shkelmin kryesor nga Usa dhe BE dhe rrokulimen ja dha rinia,punetoret dhe masa e thjeshte e popullit
    Nga shkrimtaret ,nuk po flas per talentin,kryesori ish I.Kadare dhe shume te tjere
    Ruçi dhe Agolli ishin ne krahun tjeter

    1. I Riu komunist says:

      O rob i shkrete,u rrezua pushteti qe drejtonin komunistet me kunder-revolucionin e 1990-es dhe jo komunizmi! Komunizmi eshte aty,ne mendjen dhe zemren e cdo njeriu ne kete bote dhe as qe pyet per lapangjozet e historise!E ardhmja e botes eshte komunizmi,eshte thjesht ceshtje kohe! Kush ka dyshim eshte thjesht koktrash 🙂

  4. HIPOKRITI says:

    O TEMPORA ,O MORES

  5. Lugati says:

    ka dale plera ruci tu fol per pleren agolli nga krahu tjeter halja komuniste servet pllumbi vllai hetusit nkohe te komunizmit qe ka honger koka robsh m durres…qija motren ca hipokrizie….juve vetem napalmin meritoni kurva njerez

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Si kosh pas te vjelave.
    Dirigenti ramiz kopil alija.

    1. DYPLLOMSHI says:

      bobobobo o ca tinzari komunistokriminel

  7. loreta says:

    Sikur te kishin punuar, folur dhe vepruar si Driteroi edhe ca pis intelktuale te tjere, Shqiperia nuk do te ish kjo qe eshte dhe jeta shqiptare nuk do te ishte kjo. Flisni mendjes, ju qe keni, ndersa ata qe kane vetem tru, por mendje jo (tru ka gomari sa te duash) le te vazhdojne ritmin e tyre qe e degjojne vete. Driteroi mbetet Dritero. Edhe emer tjeter “Dritero” nuk ka ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje te capi dhia Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *