Homazhe për Dritëroin, Rama: “Mund të bënte më tepër por se lanë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një fjalim  ngushëllimi mjaft prekës  në ceremoninë e homazheve për poetin e madh Dritëro Agolli.

Rama  shprehet  se me vetëdije kishte dashur t’i shmangej “lustrave” dhe ndiente sakëlldi prej tyre sot, pasi vetë shkrimtari,  nuk i pëlqente ato.

“Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht sakëlldisë së këtushme, lustrave, tha Rama ndër të tjera.

– Sakëlldia ma sjell mua afër para syve atë dikushin e madh, atë kreshtën e bardhë, fytyrën si të rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë dhe sytë sikur më thonë: “Ore, ç’po thua? Ç’është kjo mbledhje ku jeni mbledhur të flisni mirë për mua?!” Ne këtu veç flasim e flasim për Driteroin që ka ikur përgjithnjë, pasi i tha të gjitha. Por këtu është Sadija…” shprehet kryeministri.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë zgjodhi të recitojë disa nga vargjet e poetit:

“Përjetësisht këtu fle Dritëroi
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Homazhe për Dritëroin, Rama: “Mund të bënte më tepër por se lanë””

  1. Bomba says:

    Nuk pati mundesi te spijunonte per qeverine tende se per ate te Enver Hoxhes ja nxorri ujet e Zi.ishte Fuks ,nga natyra dhe shpirtkeq nga zhelozia prandaj u ekzekutuan Blloshmi e Leka te Librazhdit dhe ai Nela i Tropojes dhe me pas Peripecite e Kodarese.

Lini një Përgjigje te Bomba Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *