VIDEO / I vunë gjobë 25 mijë euro biznesmenit, momenti i arrestimit nga policia

5 Shkurt 2017, 09:54Kronika TEMA

Policia e Lezhës vuri në pranga Dodë Gjokën, 37 vjeç, banues në Lezhë dhe Mark Çukun, 49 vjeç, gjithashtu banues në këtë qytet, pasi i vunë një gjobë 25 mijë euro një shtetasi.

Ata  akuzohen për shantazh dhe gjobvënie.

Dy të arrestuarit denoncuan nga shtetasi me inicialet V.P se i kërkonin 25 mijë euro, duke e kërcënuar për jetën e djalit të tij.

Ata u prangosën  gjatë operacionit të policisë të koduar “Gjobvënia”, teksa kishin shkuar për të marrë shumën e kërkuar të parave.

Biznesmeni, pasi njoftoi policinë dhe prokurorinë e krimeve të rënda, u la takim dy personave duke pranuar t’u jepte paratë.

Pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur  Malecaj, tek ura e fshatit,  autorët e dyshuar.

Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve  iu është gjetur qesja me para e marrë nga vendi ngjarjes, telefoni celular me të cilin kanë dërguar sms-të kërcënuese, një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar, automjeti tip Benz me targa AA 992 IO me të cilin udhëtonin autorët.

2 komente në “VIDEO / I vunë gjobë 25 mijë euro biznesmenit, momenti i arrestimit nga policia”

  1. labi says:

    rrace qeni e felliqur shikoi nga emrat keto barbar ptuuuu

  2. Lloji says:

    3 muj burg dhe i nxjerin GJYGJTARET qe na u ofenduan nga z.Lu!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje