Kategoria Superiore/ Kukësi me hap kampioni, Laçi mund Tiranën

5 Shkurt 2017, 16:07Sport TEMA

Kukësi nuk di të ndalet duke vijuar serinë e rezultateve positive.

Verilindorët arritën që mposhtin me shifrat 1-0 ekipin e Teutës në stadiumin “Zeqir Ymeri”, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Sulmuesi Izair Emini ishte heroi skuadrës së Ernest Gjokës në këtë takim me golin e tij në minutën e 37-të i cili ngriti në peshë tifozerinë vendase.

Me këtë fitore Kukësi vijon të mabjë vendin e parë në renditje me 42-pikë të grumbullura, ku shanset për të fituar titullin kampion janë shumë të mëdha. Ndërsa Teuta renditet në vëndin e 8-të me 19-pikë të grumbulluara.

Ndërkohë në sfidën tjetër Laçi mposhti me rezultatin 1-0 skuadrën e Tiranës e cila merr një tjetër goditje të rëndë në kampionat duke marrë humbjen e dytë rradhazi.

Mensah ishte autori i golit për Kurbinasit në minutën e 35-të duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij që ngjitet në kuotën e 20-pikëve në vëndin e shtatë.

Ndërsa Tirana renditet në vendin e katërt me 27-pikë të gurmulluara.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje