Përplasja Llalla-Lu/ Ristani: S’hyj në këtë debat, punë e tyre. Në luftën kundër korrupsionit, kontributi i gjithkujt i mirëpritur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka bindjen se më 18 shkurt shqiptarët do të zhvillojnë tubimin më të madh të parë ndonjëherë kundër qeverisjes së majtë.

Ristani thotë se qytetarët kanë shumë arsye që t’i bashkohen PD-së dhe alternativës së saj, e cila sipas tij garanton një qeverisje vetëm për pushtetin e shqiptarëve dhe jo politikanëve të tyre. Për “GSH”ai përjashton të bërit koalicion me LSI-në me argumentin se ajo po mban në këmbë qeverinë “Rama”.

Sa i përket anulimit të vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ambasada e SHBA-ve, Arben Ristani shprehet: “Beteja kundër korrupsionit mirëpret çdo kontribut dhe mbështetje, mbi bazën e provave dhe fakteve. Besoj fort që korrupsioni luftohet me sukses me akte politike të shqiptarëve. Akti më i qartë shprehet me votën e lirë”.

Ristani, si po ecën procesi i propozimeve për kandidatët për deputetë? A mendoni se duke ia besuar bazës propozimet qoftë dhe online, emrat do të bëhen përmes miqësive dhe njohjeve?

Ky është një proces i gjerë e i thellë konsultimi. E gjithë baza e partisë, e gjithnjë e më shumë edhe njerëz nga mbështetja e partisë po propozojnë kandidatët që i mendojnë më përfaqësues, po propozojnë kandidatë që i çmojnë më shumë. Ky është konsultimi më i gjerë e më i thellë që një forcë politike ka ndërmarrë ndonjëherë në politikën shqiptare. Kjo është provë konkrete e hapjes së partisë për prurjet më të mira që politika dhe shoqëria kanë krijuar. Jam i surprizuar nga cilësia e personaliteteve që janë propozuar.

Njerëz me ambicie më të madhe se mundësitë e tyre mbase do të provojnë të vetëpromovohen përmes miqësive dhe njohjeve. Por ky proces kaq i hapur shërben pikërisht për të kundërtën. Shërben që njerëz me vlera të spikatura të mos pengohen nga ambiciet vetjake të askujt që nuk e do hapjen, që nuk e do këtë konsultim dhe që synon të monopolizojë mundësitë e përfshirjes në politikë të gjithkujt që mund të kontribuojë.

Si do të funksionojë vetingu i PD-së për kandidatët për deputetë?

Partia Demokratike është partia që ngriti dhe promovoi kauzën e dekriminalizimit. PD-ja imponoi kufizimet ligjore për të inkriminuar që duan të kapin politikën. Natyrisht, kur këtë ia imponuam edhe mazhorancës, që ishte shkaktarja e kriminalizimit të politikës dhe administratës, për vete jemi edhe më të avancuar. Komisioni i Etikës dhe Integritetit do të filtrojë në një proces serioz dhe dinjitoz çdo kandidaturë. Standardi ynë është më i lartë se ai i ligjit të dekriminalizimit. Në krye të Komisionit është dr. Halim Kosova, një personalitet që ka dëshmuar integritet të lartë, që gëzon respektin dhe vlerësimin e mbarë opinionit.

Për cilat arsye PD-ja u rikthye sërish te protestat dhe cila është strategjia e opozitës lidhur me  protestat? A besoni se shqiptarët do të bashkohen më 18 shkurt kundër qeverisë?

Protesta ishte vendim i imponuar nga shurdhëria, arroganca dhe makutëria e Edi Ramës. Ne protestojmë të detyruar, pasi çdo përpjekje nga ne për të zgjidhur problemet, çdo përpjekje për ta bërë mazhorancën të dëgjojë, ndeshi në murin e arrogancës së pushtetit. Mazhoranca, pasi e shkatërroi ekonominë, pasi vrau shpresën dhe pasi vodhi paratë e shqiptarëve, po kërkon të vjedhë edhe mundësinë e vetme që ka qytetari në demokraci- zgjedhjet. Çdo qytetar e ka të qartë që paratë e korrupsionit dhe krimit do të përdoren për të vjedhur jo thjesht votat, por demokracinë.

Ky është rreziku me të cilin ballafaqohet çdo qytetar që e do lirinë e vet dhe që e do demokracinë të vendosë vetë për fatet e veta. Kjo është protesta e shqiptarëve së cilës i bashkohet dhe e drejton PD-ja dhe opozita. Është protesta e të papunëve, atyre që përfundojnë në burg se nuk paguajnë dot faturën e energjisë, që kërcënohen me varfërim të mëtejshëm. Është protesta e bizneseve që po i rrjep qeveria. Është protesta e qytetarëve që shohin si majmen klientët e Ramës me koncesione abuzive dhe kriminale. Kjo është protesta e të rinjve që duan arsim të barabartë, e atyre që duan punë. Mundësia e vetme e tyre janë zgjedhjet, që të zgjedhin lirisht atë që do u japë zgjidhje, mundësi dhe shpresë. Ndaj, protesta do të jetë më e madhja ndonjëherë. Populli do të jetë përballë pushtetit për të mbrojtur demokracinë.

Pak muaj para zgjedhjeve ka një përplasje mes dy aleatëve bashkëqeverisës, PS-LSI, e cila çoi në shkarkimin e ministrit Manjani. Sa e gatshme është PD-ja për të bërë koalicion me LSI-në vetëm e vetëm për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti?

Asnjë koalicion nuk bëjmë me qeverinë apo pjesë të qeverisë. Për ne qeveria është problemi dhe Ilir Meta është pjesë e problemit, por e ushqen dhe e mban në këmbë atë. Nuk do bëjmë koalicion me LSI-në dhe me askënd që është kundër interesit të qytetarëve përgjegjës për situatën! Do bëjmë koalicionin më të gjerë me qytetarin dhe këdo që është kundër krimit, korrupsionit, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Manjani vetëm pohoi nga pozitat e ministrit ato që PD-ja i ka denoncuar për çdo ditë nga foltorja e PD-së dhe e Kuvendit. Pazaret mes tyre prodhojnë sherre dhe bashkime, s’ka asgjë parimore.

Opozita ka akuzuar se mazhoranca kërkon të manipulojë zgjedhjet. Si do ta mbrojë PD-ja votën e shqiptarëve? Dhe, a është e gatshme PD-ja të vijë në pushtet më 18 qershor 2017?

Po e filloj nga kjo e fundit. Partia Demokratike është e gatshme të nxjerrë vendin nga kriza, ta çlirojë nga krimi dhe t’u japë një mundësi të re për punë me dinjitet shqiptarëve. Kemi programin, alternativën e konsultuar masivisht me qytetarët shqiptarë, biznesin, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, pra konsultim masiv. PD-ja do të ketë ekipin më përfaqësues të interesit qytetar, me integritet dhe që gëzon  mbështetjen e demokratëve dhe qytetarëve, qofshin ose jo të angazhuar.

Natyrisht sot, jo vetëm PD-ja, por qytetarët, diplomatët, shërbimet sekrete kanë vënë alarmin për përgatitjen për manipulim të zgjedhjeve. Besoj e patë se si Ahmetaj pozonte në krah të Rroshit, i dënuar për përdhunim e trafik, por që Edi Rama vazhdon ta mbajë në drejtim të PS-së dhe Kavajës. Ne jemi të

vendosur të sigurojmë votën e lirë e të ndershme. Nuk mundet që një vend që dëshiron të jetë pjesë e familjes europiane të vlerave të vazhdojë me zgjedhje të vjedhura, me demokraci të vjedhur. Kjo është një pikë pa kthim, është një kauzë e panegociueshme. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë e qeverisjes. Ne kemi program, kemi ekipe politike dhe ekspertizën gati për përgjegjësitë. Janë shqiptarët që do vendosin, por në radhë të parë duhet t’u garantohet mundësia të vendosin. Ky vendim merret me votë të lirë e të ndershme. Këtë do ta sigurojmë bashkë me qytetarët.

Si e konsideroni konfliktin mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu?

Nuk dua të komentoj një debat për të cilin nuk kam informacionin e duhur. Por, për ne sot është jetike lufta kundër krimit, korrupsionit, zbatimi i dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira. Asgjë, as drejtësia nuk do të funksionojë sa kohë që do të vidhen zgjedhjet. Vlerësoj shumë paralajmërimin e ambasadorit amerikan, kur pohoi se njerëz me pushtet dhe krimi synojnë të vjedhin zgjedhjet dhe që është konfirmuar nga kryeprokurori e shërbimet sekrete. Tonelata fare hashashi janë futur në Shqipëri dhe do të përdoren për zgjedhjet. Ky është alarm me të cilin duhet të gjitha institucionet të merren seriozisht.

A ka të drejtë z. Llalla kur thotë se po shantazhohet nga kjo ambasadë dhe se iu kërkua arrestimi i zyrtarëve të lartë pa pasur prova konkrete? Dhe, a ka të drejtë z. Lu kur akuzon kryeprokurorin se është kundër reformës në drejtësi?

Nuk jam në pozitat e gjykatësit për të vlerësuar akuzat e asnjërit. Sot mendoj se është koha që qytëtarët ta marrin fatin e tyre në dorë dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.

Si e shikoni refuzimin e vizave që SHBA-të u bënë disa gjyqtarëve dhe prokurorëve si të prekur nga vetingu?

Beteja kundër korrupsionit mirëpret çdo kontribut dhe mbështetje, mbi bazën e provave dhe fakteve. Besoj fort që korrupsioni luftohet me sukses me akte politike të shqiptarëve. Akti më i qartë shprehet me votën e lirë. Le të bashkohemi të sigurojmë votim të lirë, që qytetari shqiptar të dëshmojë atë që kërkon, të çlirohet nga pushteti i krimit dhe korrupsionit.

A po cenohen marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të?

Për fat të keq, kursi pro-perëndimor i Shqipërisë po mbrohet vetëm nga opozita. Qeveria vazhdon ta cenojë këtë kurs, si me SHBA-të, ashtu edhe me BE-në. Ngecja e procesit integrues në BE vjen nga korrupsioni i qeverisë, nga bashkëpronësia e qeverisë në biznesin-krim të drogës, nga aventurizmi në politikën rajonale të qeverisë, nga klientelizmi në sjelljen ndaj zhvillimeve politike në Amerikë, si dhe nga papërgjegjësia e qeverisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në vend. Për fat të mirë, opozita mbetet e fortë, e vendosur dhe e palëkundur në kursin pro-perëndimor, çfarë është përcaktimi më i lartë i shqiptarëve për të ardhmen e tyre. Opozita lindi pro-perëndimore dhe do të mbetet përfaqësuesja më e lartë e shpirtit tonë pro-perëndimor.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Përplasja Llalla-Lu/ Ristani: S’hyj në këtë debat, punë e tyre. Në luftën kundër korrupsionit, kontributi i gjithkujt i mirëpritur”

  1. Kris says:

    Ja ky eshte sistemi Gjyqesor ne Shqiperi. Antar parlamenti nje ish i denuar per korrupsion! Nje hajdut votash ne sy te te gjithe shqiptareve! Nje pijanik dhe hajdut i energjise elektrike! Nuk paska dijeni pronari i lokalit Ristani qe vidhet ensrgjia?! Por mbi te gjitha edhe genjeshtar dhe servil! Pra njerez te tille, qofte edhe Luzimmja “una fiore che bloom”, jane njerez qe e kane vendin ne burg! E kush nuk e di kete ashtu si shumica e Gjyqtareve dhe prokuroreve apo shefave te policise te Berishes? Kush nuk i di bemat kriminale te Metes,berishianeve, Vete Shkelzenit dhe te atit! Pra kriminelet mafioze po perdorin te gjitha format te shpetojne! Jepni doreheqjen “te dashur” hajdute dhe kriminele dhe dilni para drejtesise! Falemnderit Z. Lu !

  2. intelektuali says:

    Ik dhe bej shurren o pijanec i Partise se Punes! Me cilin lindi properendimore opozita jote more karagjoz?

    ME VARKARIN E FAMILJES HOXHA, SEKRETARIN E PARTISE SE PUNES SALI BERISHA?
    ME GRAMOZ PASHKON, DJALIN E SPIUNEVE TE ENVERIT JOSIF DHE ELENI PASHKO?
    ME DHENDERIN E KRIMINELEVE TE ENVERIT JOSIF DHE ELENI PASHKO, HAJDUTIN GENC RULI?
    ME GENC POLLON, CUNIN E STEFANAQIT QE SHKRUANTE RAPORTET DHE FJALIMET E ENVERIT?

    apo:

    Me ushtrine e spiuneve dhe bashibozukeve te Sigurimit nga pas qe e telendisen Vatanin me Piramida Finaciare dhe qe i groposnin kundershtaret e tyre politike ne kembet e urave me beton, njesoj si enveri dhe Nexhmija ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?

    PO KUSH JETI TI MORE KARAGJOZ PIJANEC DHE HAJDUT QE TE VESH NE KANDAR AMBASADORIN E SHBA DHE IDIOTIN DHE KRYEKRIMINELIN E SALIUT ADRIATIK LLALLA QE ESHTE FAJTORI KRYESOR I RILINDJES SE MAFIES SE KUQE NE SHQYPNI?

  3. Treviso says:

    18 shkurti eshte shume larg per te kujtuar protestat e PD.
    Zoti Ristani, mendoni sot per sot, se nuk keni aftesi qe te mendoni per neser dhe jo per 18 shkurtin.

  4. Koco says:

    Po keta llapaqenerit si kurese Berisha e Lulezimi , bejne “Engjellin Mbrojtes ” te mbrojtesave te votave tendin o Popull ?! Po keta delenxhinjte pa fytyre keta llumi e gjiriza te politikes se mbrapesht , ju ftojne te dilni ne protesta te dhuneshme jo per “keta Monstra ” po per voten qe do hidhen ne kuti nga ju per keta zagare , por qe do ju vidhen ketyre maskarenjeve ! Po si ka mundesi qe keta te pa fytyre ne menyre plebishitare u nenshkuan me vote ne vitin 2013 kur vete keta te pa skrupujt kishin e mbushnin kutite dhe sot keta Trumpetojne ate te cilet kane aftesi e bejne ne 20 e kusur vjet kjo bande Mashtruesish , spekulluesish , hajduterish , fytyra keta tashme te neveriteshme per shqiptaret . gjithe kush shikon se si shqiperia po nderon fytyren pa dallime e ndasi nga Jugu ne Veri . Ku shteti ndjehet ne cdo qelise te jetes se gjithe shqiptareve edhe perse akoma jetohet me veshtiresi e dhembje qe sigurisht cdo dite ndjehet dora e perkrahja e kesaj qeverie dhe kesaj Maxhorance te Udhehequr me dore te forte dhe pa lekundje e vendosmeri nga Zoti Edi Rama me skuadren qeverisese te tij . E cila meriton mirnjohje dhe vazhdimin e punes ne mandarin 2017 -21 e me tej .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *