Saimir Tahiri flet për 21 janarin: Atë ditë mbanim njerëzit larg për siguri. Kemi marrë masa, mos përsëritet

5 Shkurt 2017, 13:25Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri  në  një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme në Kuçovë, siguroi se janë marrë masat e duhura që ngjarjet e 21 janarit  të mos përsëriten më.

“Takova Xha Miston, nuk është nxënës si ju, por më kujtoi që kur jam takuar në Tiranë në 21 janar, në një ngjarje jo të lehtë për shoqërinë tonë, në një ngjarje që vështirë të dalë nga memoria kolektive.
Bëhet fjalë për ’21 janarin’ ku katër qytetarë vdiqën në bulevard, sepse qeveria vendosi që të qëllonte për të mbrojtur institucionet.
Xha Misto më kujtoi se si unë bashkë me të dhe me shumë gjasë me shumë të tjerë, mundoheshim të mbanim njerëzit larg për të qenë të sigurt.”, u shpreh Tahiri.

Ministri i brendshëm apeloi ndaj të rinjve për tu bashkuar në sensibilizimin e njerëzve për dorëzimin e armëve.

“Të bëhemi bashkë dhe kushdo që ka mundësi të na japi një ndihmë, të shkojmë derë më derë dhe t’i bindim qytetarët t’i dorëzojnë armët”, tha ai.

1 komente në “Saimir Tahiri flet për 21 janarin: Atë ditë mbanim njerëzit larg për siguri. Kemi marrë masa, mos përsëritet”

  1. Race e poshter politike antishqiptare says:

    Si the more, nuk do ta perserisesh? Pse u be mesim apo jeni burra jo nen ndikimin e hashashit ju te rilindjes se vdekjes.
    Race e poshter politike antishqiptare


    Sunita trima mos vrisni njoni tjetrin merrni shembull nga Rumania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje