Seria A/ Milani në krizë mundet nga Sampdoria në “San Siro”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sampdoria zhyt në krizë Milanin.

Kuqezinjtë kanë marrë humbjen e tretë rradhazi në kampionat, duke komplikuar së tepërmi shanset për të kapur objektivin i cili është një vend në Kupat e Europës.

Ekipi i drejtuar nga Vicenzo Montella u mposht në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Sampdoria, duke zhgënyer tifozët e saj.

Muriel ishte heroi i miqve  në këtë transfertë ku në minutën e 69-të arriti që të mposhtë Donnarummën nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj humbje Milani e sheh veten në vëndin e tetë me 37-pikë të grumbulluara, ndërsa Sampdoria klasifikohet në vëndin e 10-të me 30-pikë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *