Seriali i vrasjeve/ Çfarë fshihet në raportin konfidencial të SHISH?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila arrestoi dy zyrtarët e policisë të dyshuar si bashkëpunëtorë të kultivuesve të kanabisit, po shqyrton mundësinë e nisjes së hetimeve për përplasjen e përgjakshme mes kultivuesve.

Fjala është për serialin e vrasjeve që kanë ndodhur, siç dyshon prokuroria, mes grupeve që kishin si krerë shtetasit Elton Çica dhe Jani Aliaj. Më shumë se tetë atentate, nga të cilat, veç sulmeve dhe vendosje eksplozivi në makina e grabitje me armë, kanë ndodhur siç dyshon prokuroria mes dy grupeve kriminale.

Dyshimet janë se përplasja e ashpër dhe e përgjakshme ka ndodhur për shkak të konkurrencës për kontrollin e territoreve në kultivimin e trafikimin e kanabisit. Burime të Prokurorisë i shpjeguan dje gazetës “Panorama” se fjala është për informacione operative të siguruara nga Policia Kriminale, sektori i Antidrogës dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas këtyre burimeve të Prokurorisë, ka dyshime të bazuara në raportin operativ që është hartuar e që po shqyrtohet, por hetimet po vazhdojnë për konfirmimin përfundimtar të këtij dokumenti. Kulmi i përplasjes ishte vrasja e Elton Çiçës më 1 maj 2016, në orën 22:20, në Tiranë.

Pikënisja e serisë së krimeve kishte qenë një ngjarje e ndodhur më 30.03.2015, në qytetin e Tepelenës, ku disa persona të maskuar hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 eurosh dhe janë larguar.

Nga policia gjyqësore janë identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, S.J dhe A.J. Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se shtetasi Elton Çiça është hakmarrë ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij.

SERIALI I VRASJEVE

Më 8 qershor 2015, në Durrës, është vrarë me armë zjarri Robert Rama. Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri, është vendosur një sasi prej 600 gr lëndësh eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer; shpërthimi nuk është arritur sepse Ervisi e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 7 dhjetor 2015, në “Kombinat”, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i markës “Volkswagen”, ku brenda ishte pronari Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit, Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët.

Pas vrasjes se Elton Çiçës, si krimi i radhës në këtë serial, prokuroria ka mësuar se viktima ka pasur një konflikt serioz me të quajturin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga viktima. Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër, ndërsa ndaj tij është kryer atentat edhe në Tiranë.

“Ka dyshime konkrete që autor i mundshëm ose i interesuar për vrasjen e Elton Çicës mund të jetë edhe ky person (Jani Aliaj)”, thuhet në dosjen e policisë për vrasjen e Elton Çicës.

Në vazhdim të serialit dyshohet se kanë ndodhur edhe atentati në Tiranë dhe më pas vrasja e Nelgert Patës në Fier, dhe atentati i mbetur në tentative ndaj shtetasit Andi Mustafaraj, pranë ishekspozitës “Shqipëria Sot”, në Tiranë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Seriali i vrasjeve/ Çfarë fshihet në raportin konfidencial të SHISH?”

  1. Balli says:

    cfare mund te fshihet asgje pervec nje fakti te patjetersuar se drejtori i SHISH Gjirokaster Kreshnik Selimi i cili eshte nje pleher ndoshta me i madhi ne gjithe historine e SHISH, shet gruan e motren per pak lavdi ky debil-vemie, ne Gjirokaster shiti koleget e specialistet per pak para dhe pushtet. Drejtori i SHISH Gjirokaster shet punen e kolegeve te ai qe ka mbetur nga Cicua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *